• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Analizë

Samiti i NATO-s në Hagë: Çfarë do të thotë për Shqipërinë dhe buxhetin e saj?

nga Fast News
2 weeks më parë
në Analizë
0
Samiti i NATO-s në Hagë: Çfarë do të thotë për Shqipërinë dhe buxhetin e saj?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ergis Sefa, ekspert për ekonominë

Samiti i fundit të NATO-s në Hagë vendosi për rritje të ndjeshme të shpenzimeve për sigurinë në 5% të PBB deri në 2035. Për Shqipërinë, ky angazhim nuk është thjesht një detyrim politik, por një nismë me implikime të rëndësishme për buxhetin e saj shtetëror dhe prioritetet kombëtare.





Detyrimi Fiskal: Nga 2% drejt një Realiteti të Ri

Angazhimi i deritanishëm  vendeve anëtare të NATO-s për të shpenzuar të paktën 2% të PBB për mbrojtjen u vendos në 2014 pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë me aneksimin e gadishullit të Krimesë. Samiti i 2025 në Hagë përforcoi idenë se 2% ishte një pikënisje dhe jo një tavan.

Për Shqipërinë, arritja e këtij objektivi fiskal kërkon një analizë të thellë. Në vitin 2025, këto shpenzime pritet të kalojë nivelin e 2% të PBB, për herë të parë në 35 vite. Thënë ndryshe rreth € 530 milion.

Duke marrë bazë rritjen ekonomike të projektuar nga institucionet ndërkombëtare, që Shqipëria të arrijë nivelin e ri prej 5% të PBB në 10 vite, do i duhet të alokojë rreth € 120-130 milionë shtesë në vit nga buxheti i saj për mbrojtjen dhe sigurinë.

Sfidat Buxhetore: Ku do gjehen paratë?

Rritja e shpenzimeve të sigurisë sjell me vete sfida të mëdha për buxhetin e shtetit shqiptar:

  1. Presioni mbi Shpenzimet Publike: Buxheti i Shqipërisë është tashmë nën presion nga nevoja për investime në infrastrukturë, shëndetësi, arsim dhe programe sociale. Një rritje e konsiderueshme e shpenzimeve të mbrojtjes mund të kërkojë shkurtimin e fondeve në këto sektorë të tjerë jetikë.
  2. Rritja e Deficitit dhe Borxhit Publik: Nëse rritja e shpenzimeve të mbrojtjes nuk shoqërohet me rritje të të ardhurave ose me shkurtime në fusha të tjera, ajo mund të çojë në rritjen e deficitit buxhetor dhe, rrjedhimisht, në rritjen e borxhit publik.
  3. Prioritetet e Investimeve: Shqipëria ka nevojë urgjente për modernizimin e kapaciteteve të saj mbrojtëse, duke përfshirë blerjen e pajisjeve të reja, trajnime dhe mirëmbajtje.

Mundësia e Shekullit: Investimi në Sigurinë Kolektive dhe Zhvillimin Kombëtar

Megjithëse sfidat janë të dukshme, rritja e shpenzimeve të mbrojtjes mund të krijojë edhe mundësi:

  1. Modernizimi i Forcave të Armatosura: Investimet shtesë do të forconin kapacitetet mbrojtëse të Shqipërisë, duke e bërë atë një kontribuues më të aftë në NATO. Kjo jo vetëm që rrit sigurinë kombëtare, por edhe prestigjin dhe ndikimin e vendit ndërkombëtarisht. Shembuj të këtij modernizimi janë blerja droneve “Bayraktar TB2” dhe investimet e planifikuara për bazën ajrore të Kuçovës.
  2. Rritja e Sigurisë dhe Stabilitetit Rajonal: Një Shqipëri më e fortë ushtarakisht kontribuon në stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor, si dhe kjo siguri e shtuar tërheq investime të huaja direkte dhe të nxisë zhvillimin ekonomik.
  3. Transferimi i Teknologjisë dhe Zhvillimi i Industrisë së Mbrojtjes: Investimet në pajisje dhe teknologji të reja mund të nxisin zhvillimin e një industrie të mbrojtjes lokale, duke krijuar vende pune të kualifikuara dhe duke nxitur inovacionin.
  4. Fuqizimi i Marrëdhënieve Transatlantike: Përmbushja e angazhimeve ndaj NATO-s forcon lidhjet me partnerët strategjikë dhe sjell përfitime të tjera në fusha si bashkëpunimi ekonomik dhe mbështetja diplomatike.

Balancimi i Detyrimeve me Prioritetet Kombëtare

Shqipëria ndodhet përballë një zgjedhjeje strategjike. Përballimi i kërkesave të rritura të NATO-s kërkon një menaxhim të kujdesshëm të buxhetit dhe një përcaktim të qartë të prioriteteve. Është thelbësore që çdo rritje e shpenzimeve të mbrojtjes të jetë e shoqëruar me transparencë maksimale, efikasitet në shpenzime dhe një planifikim afatgjatë.

Qeveria shqiptare do të duhet të gjejë një balancë midis përmbushjes së detyrimeve ndaj Aleancës dhe ruajtjes së stabilitetit fiskal, duke siguruar që investimet në mbrojtje të kontribuojnë jo vetëm në sigurinë kombëtare, por edhe në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit.

Etiketa: aktualitet
Pas

Shqiptarët, nuk “ndahen” nga kafeja/Importi i produktit në muajin maj arriti rekord historik

Para

Kërpudha toksike e lidhur me ‘mallkimin e Faraonëve’ shndërrohet në ilaç për leuçeminë

Para
Kërpudha toksike e lidhur me ‘mallkimin e Faraonëve’ shndërrohet në ilaç për leuçeminë

Kërpudha toksike e lidhur me 'mallkimin e Faraonëve' shndërrohet në ilaç për leuçeminë

Të Gjitha

Autizmi dhe arsimi gjithëpërfshirës, për herë të parë dy sondazhe kombëtare tregojnë gjendjen në Shqipëri

Autizmi dhe arsimi gjithëpërfshirës, për herë të parë dy sondazhe kombëtare tregojnë gjendjen në Shqipëri

nga Fast News
11:12 | 10/07/2025
0

Investitorët amerikanë ankohen për turizmin: Problem mungesa e ujit, keqmenaxhimi i ujërave të zeza, djegia e mbetjeve në landfille

Investitorët amerikanë ankohen për turizmin: Problem mungesa e ujit, keqmenaxhimi i ujërave të zeza, djegia e mbetjeve në landfille

nga Fast News
11:01 | 10/07/2025
0

Tender emergjent për riparimin e rrugës Vorë- Ura e Dajlanit, ja sa është shuma

Tender emergjent për riparimin e rrugës Vorë- Ura e Dajlanit, ja sa është shuma

nga Fast News
10:55 | 10/07/2025
0

Aksioni kundër ndërtimeve pa leje, Rama paralajmëron reformë për kontrollin e territorit,

Aksioni kundër ndërtimeve pa leje, Rama paralajmëron reformë për kontrollin e territorit,

nga Fast News
14:05 | 09/07/2025
0

Recent News

Autizmi dhe arsimi gjithëpërfshirës, për herë të parë dy sondazhe kombëtare tregojnë gjendjen në Shqipëri

Autizmi dhe arsimi gjithëpërfshirës, për herë të parë dy sondazhe kombëtare tregojnë gjendjen në Shqipëri

11:12 | 10/07/2025
Investitorët amerikanë ankohen për turizmin: Problem mungesa e ujit, keqmenaxhimi i ujërave të zeza, djegia e mbetjeve në landfille

Investitorët amerikanë ankohen për turizmin: Problem mungesa e ujit, keqmenaxhimi i ujërave të zeza, djegia e mbetjeve në landfille

11:01 | 10/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar