• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Analizë

Dilema: Cfarë turizmi na duhet? Ka përgjigje

nga Fast News
2 weeks më parë
në Analizë
0
Dilema: Cfarë turizmi na duhet? Ka përgjigje

Zak Topuzi

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Zak Topuzi, kryetar i Shoqatës së Hoteleri- Turizmit

Një nga dilemat më të mëdha që përballet sot turizmi shqiptar është: a duhet të ndjekim rrugën e turizmit masiv, apo të synojmë atë elitar? Ose më mirë: si mund t’i alternojmë të dy në mënyrë të qëndrueshme?





Përgjigjja nuk qëndron në ekstremet. Shqipëria nuk mund të jetë as një resort luksi për pak të pasur, as një destinacion i konsumuar nga turizmi pa kontroll që shkatërron natyrën dhe trashëgiminë kulturore. Ajo që na duhet është një balancë e mençur, një zonim strategjik, një model për bashkëjetesë mes masivitetit dhe cilësisë.

Investime si Green Coast apo Durrës Marina janë shpesh cilësuar si projekte elitare. Dhe në shumë aspekte e meritojnë këtë përcaktim: infrastrukturë moderne, target i qartë, fokus te shërbimi cilësor. Por turizmi elitar nuk ndërtohet vetëm me vila luksoze dhe jahte. Ai kërkon një ekosistem që funksionon: shërbime të trajnuara, hapje ndaj komunitetit, përvojë të veçantë, dhe mbi të gjitha, integrim me territorin dhe kulturën lokale.

Nga ana tjetër, turizmi masiv nuk duhet anatemuar si “problem”, por menaxhuar me rregulla të qarta, me kufizime ndërtimore, standarde mjedisore dhe kontroll mbi cilësinë e shërbimeve. Shqipëria ka nevojë për volumin e këtij turizmi për të mbajtur ekonominë lokale në lëvizje, por jo për të sakrifikuar në plan afatgjatë e për përfitime të shpejta. Statistikat duhen lexuar e jo anaskaluar: 11,7 milion “ turistë” që thotë qeveria (1 banor dhe 5 turistë)  janë në pikën kritike për një vënd që turizmin e ka industri kryesore, 26% të PPB.

Zgjidhja është një: “ Model alternimi”. Turizmi masiv në zonat që e përballojnë, turizëm i përzgjedhur dhe i orientuar drejt cilësisë në zonat e ndjeshme si Riviera, Alpet, zonat UNESCO. Të dyja mund të bashkëjetojnë, por vetëm nëse politika ndjek një vizion afatgjatë. Mos harojmë që Turizmi Elitar sigurin tetë herë më shumë të ardhura dhe dy herë më shumë të punësuar. Mos harojmë që jemi vëndi i fundit në Evropë për nivelin e të ardhurave për turist ( 480€\turist\ vit kurse Kosova 940€\turist\vit) dhe paketat me çmimin më të lirë!

Turizmi nuk është vetëm një biznes. Eshtë mënyre jetese. Është fytyra e vendit. Ajo që duhet të tregojmë nuk është sa turistë kemi, por sa të ardhura sigurojmë dhe çfarë përvoje u ofrojmë. Dhe mbi të gjitha, çfarë Shqipërie duam të ndërtojmë!

Etiketa: aktualitet
Pas

Hormuzi dhe ne…

Para

Sot provimi i fundit i Maturës Shtetërore

Para
Sot provimi i fundit i Maturës Shtetërore

Sot provimi i fundit i Maturës Shtetërore

Të Gjitha

Autizmi dhe arsimi gjithëpërfshirës, për herë të parë dy sondazhe kombëtare tregojnë gjendjen në Shqipëri

Autizmi dhe arsimi gjithëpërfshirës, për herë të parë dy sondazhe kombëtare tregojnë gjendjen në Shqipëri

nga Fast News
11:12 | 10/07/2025
0

Investitorët amerikanë ankohen për turizmin: Problem mungesa e ujit, keqmenaxhimi i ujërave të zeza, djegia e mbetjeve në landfille

Investitorët amerikanë ankohen për turizmin: Problem mungesa e ujit, keqmenaxhimi i ujërave të zeza, djegia e mbetjeve në landfille

nga Fast News
11:01 | 10/07/2025
0

Tender emergjent për riparimin e rrugës Vorë- Ura e Dajlanit, ja sa është shuma

Tender emergjent për riparimin e rrugës Vorë- Ura e Dajlanit, ja sa është shuma

nga Fast News
10:55 | 10/07/2025
0

Aksioni kundër ndërtimeve pa leje, Rama paralajmëron reformë për kontrollin e territorit,

Aksioni kundër ndërtimeve pa leje, Rama paralajmëron reformë për kontrollin e territorit,

nga Fast News
14:05 | 09/07/2025
0

Recent News

Autizmi dhe arsimi gjithëpërfshirës, për herë të parë dy sondazhe kombëtare tregojnë gjendjen në Shqipëri

Autizmi dhe arsimi gjithëpërfshirës, për herë të parë dy sondazhe kombëtare tregojnë gjendjen në Shqipëri

11:12 | 10/07/2025
Investitorët amerikanë ankohen për turizmin: Problem mungesa e ujit, keqmenaxhimi i ujërave të zeza, djegia e mbetjeve në landfille

Investitorët amerikanë ankohen për turizmin: Problem mungesa e ujit, keqmenaxhimi i ujërave të zeza, djegia e mbetjeve në landfille

11:01 | 10/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar