Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Kërkesat e vendit për energji plotësohen me import, blerjet e energjisë rriten me 75.2% në tremujorin e dytë

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
Kërkesat e vendit për energji plotësohen me import, blerjet e energjisë rriten me 75.2% në tremujorin e dytë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Prodhimi vendas i energjjisë ka pësuar rënie, ndërsa kërkesat në rritje të vendit po plotësohen me import. Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se gjatë tremujorit të dytë të këtij viti, energjia elektrike në dispozicion u ul me 2,2 %. Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike në këtë periudhë u ul me 18,9 %, duke arritur vlerën 1.841 GWh nga 2.269 GWh energji të prodhuar në tremujorin e dytë të vitit 2023.

Ndërkohë që importi bruto i energjisë elektrike (energji në marrje), në tremujorin e dytë të vitit 2024, arriti vlerën 623 GWh nga 355 GWh që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar kështu një rritje me 75,2 %.

INSTAT konstaton se eksporti bruto i energjisë elektrike (energji në dhënie) arriti vlerën 665 GWh nga 786 GWh duke shënuar një rënie me 15.4 %

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të dhënat e detajuara tregojnë se kontributin kryesor në prodhimin e energjisë e kanë dhënë hidrocentralet privatë, nga të cilët u prodhua 48.6% e totalit të energjisë, ndërsa nga hidrocentralet publikë u mundësua 44.6% e prodhimit vendas të energjisë. Nga prodhuesit e tjerë (fotovoltaikët) u prodhua 6.8 % të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike.

Humbjet në rrjet arritën vlerën 323 GWh nga 359 GWh, duke shënuar kështu një rënie me 10,0 %. Humbjet në transmetim jane ulur me 17,2 %, ndërsa humbjet në shpërndarje gjithashtu, kanë rënë me 8,6 %. Humbjet teknike në shpërndarje kanë shënuar një rënie me 7,5 %, ndërsa humbjet jo teknike në shpërndarje kanë shënuar një rënie me 11,2 %, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2023.

Përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët, në tremujorin e dytë të vitit 2024, u ul me 0,3 % duke arritur vlerën 1.475 GWh nga 1.479 GWh që ishte në tremujorin e dytë të vitit 2023. Rënie ka shënuar konsumi I energjisë nga bizneset. Për tremujorin e dytë të këtij viti, konsumatorët jo familjarë e kanë ulur konsumin e energjisë me 2,3 %, ndërsa energjia e konsumuar nga konsumatorët familjarë është rritur me 2,1 %.

Etiketa: aktualitet
Pas

Zgjedhjet presidenciale në Amerikë, debati për ekonominë/ Analiza e Prof. Anastas Angjelit: Diferencat mes dy kandidatëve, çfarë propozojnë Harris e Trump

Para

12 karakteristikat e njerëzve të suksesshëm

Para
12 karakteristikat e njerëzve të suksesshëm

12 karakteristikat e njerëzve të suksesshëm

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Më shumë taksa për mjedisin, por jemi më të ndotur. Mblidhen gati 700 mln euro

Më shumë taksa për mjedisin, por jemi më të ndotur. Mblidhen gati 700 mln euro

nga Fast News
18:57 | 26/04/2026
0

Mos u shqetësoni çfarë mendojnë të tjerët për ju

Mos u shqetësoni çfarë mendojnë të tjerët për ju

nga Fast News
18:45 | 26/04/2026
0

Të rinjtë nga Patosi fitojnë Festivalin Kombëtar të Shkencës me projektin për bletët

Të rinjtë nga Patosi fitojnë Festivalin Kombëtar të Shkencës me projektin për bletët

nga Fast News
18:31 | 26/04/2026
0

Makinat me qira në mbiofertë, trefishohet numri i kompanive; “Garë” me çmime të ulëta

Makinat me qira në mbiofertë, trefishohet numri i kompanive; “Garë” me çmime të ulëta

nga Fast News
18:29 | 26/04/2026
0

Recent News

Më shumë taksa për mjedisin, por jemi më të ndotur. Mblidhen gati 700 mln euro

Më shumë taksa për mjedisin, por jemi më të ndotur. Mblidhen gati 700 mln euro

18:57 | 26/04/2026
Mos u shqetësoni çfarë mendojnë të tjerët për ju

Mos u shqetësoni çfarë mendojnë të tjerët për ju

18:45 | 26/04/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora