Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Hapet pas 32 vjetësh porta e tunelit të Porto Palermos. Ja cfarë thotë Rama

nga Fast News
2 years më parë
në Ekonomi
0
Hapet pas 32 vjetësh porta e tunelit të Porto Palermos. Ja cfarë thotë Rama
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pas 32 vjetësh është hapur për herë të parë porta e tunelit të fortifikuar të Porto Palermos. Ministria e Mbrojtjes bën me dije se ky është hapi i parë i një projekti për rijetëzimin dhe rehabilitimin e të gjithë kompleksit infrastrukturor në Gjirin e Panormës për funksione ushtarake dhe civile.

“Projekti synon mirëadministrimin e zonës, e cila ka nisur të jetë një destinacion turistik i privilegjuar, duke respektuar normat mjedisore dhe duke ofruar kushte sa më të larta sigurie lundrimore.  Hapi tjetër do të jetë përshtatja joinvazive e objekteve të kompleksit që nuk gëzojnë më funksione ushtarake, me qëllim krijmin e një atraksioni turistik të qëndrueshëm. Projekti synon gjithashtu të rikthejë në gatishmëri teknike këto asete të çmuara të Forcës sonë detare, të cilat mund të shërbejnë për qëllime stërvitjesh kombëtare dhe ndërkombëtare.”

Hapja e tunelit është kryer nën drejtimin e stafit inxhinierik te Batalionit të xhenios dhe kaloi pa asnjë problem pavarësisht mbi 3 dekadave mosaktivizim. Hapja e portës prej çeliku e këtij tuneli ujor të veshur me betonarme ka vënë për herë të parë në lëvizje pas shumë kohësh mekanizmin e saj.

“Tuneli shërbente si një bazë autonome për strehimin dhe kalimin e sigurt të mjeteve detare të marinës ushtarake të kohës, brenda gadishullit të Porto Palermos. Ndërtimi i këtij tuneli nisi në 1969 dhe zgjati deri në vitin 1988. Ai shërbente për strehimin dhe kalimin e sigurt të mjeteve detare të marinës ushtarake të kohës, duke shërbyer njëkohësisht si një bazë e fuqishme dhe e mbrojtur.”

Momentin e hapjes së portës së tunelit, kryeministri Edi Rama e ka demonstuar me një video të postuar në rrjetin social Facebook, ku ndër të tjera shprehet se gjiri i Panormës do të shndërrohet në një destinacion për turizmin historik në zonë.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

“Me hapjen e tunelit nënujor të Porto Palermos, nis projekti i Ministrisë së Mbrojtjes për ta kthyer Gjirin magjepsës të Panormës në një destinacion të turizmit historik, ku do të ndërthuret natyra e paprekur e gjirit, vendosur nën mbrojtje nga qeveria shqiptare, me rijetëzimin e godinave të vjetra ushtarake, krijimin e muzeut të Luftës së Ftohtë, si edhe jetëzimin e kalasë së famshme të Ali Pashës, ju uroj të diel të bukur.”

Etiketa: aktualitet
Pas

Kompani shtetërore për prodhimin dhe tregtimin e armëve – Cilat do të jenë përgjegjësitë e saj? Industria synon të kthehet në biznes

Para

Të “joshë” diasporën të kthehet, këshilla për Shqipërinë për të rritur të ardhurat

Para
Të “joshë” diasporën të kthehet, këshilla për Shqipërinë për të rritur të ardhurat

Të “joshë” diasporën të kthehet, këshilla për Shqipërinë për të rritur të ardhurat

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Odat ekonomike: Refuzimi i gazit rrezikon partneritetin e Kosovës me SHBA-në

Odat ekonomike: Refuzimi i gazit rrezikon partneritetin e Kosovës me SHBA-në

nga Fast News
12:43 | 19/06/2026
0

Brenda korrikut, paketa me 9 ligje për harmonizimin e biznesit shqiptar me BE-në

Brenda korrikut, paketa me 9 ligje për harmonizimin e biznesit shqiptar me BE-në

nga Fast News
11:23 | 19/06/2026
0

Ligji i ri i pronave, resortet ‘brand’ i shpëtojnë taksës për 10 vite, shtëpitë boshe taksohen 100%

Ligji i ri i pronave, resortet ‘brand’ i shpëtojnë taksës për 10 vite, shtëpitë boshe taksohen 100%

nga Fast News
11:19 | 19/06/2026
0

Ndërtimi nuk do ndalet, sipërfaqja e re e lejeve llogaritet në 2 mln metra katror vetëm në janar-maj

Ndërtimi nuk do ndalet, sipërfaqja e re e lejeve llogaritet në 2 mln metra katror vetëm në janar-maj

nga Fast News
11:15 | 19/06/2026
0

Recent News

Odat ekonomike: Refuzimi i gazit rrezikon partneritetin e Kosovës me SHBA-në

Odat ekonomike: Refuzimi i gazit rrezikon partneritetin e Kosovës me SHBA-në

12:43 | 19/06/2026
Brenda korrikut, paketa me 9 ligje për harmonizimin e biznesit shqiptar me BE-në

Brenda korrikut, paketa me 9 ligje për harmonizimin e biznesit shqiptar me BE-në

11:23 | 19/06/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora