Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Mbyllen aplikimet për naftën falas në bujqësi, aplikuan 68,500 fermerë

nga Fast News
3 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
Mbyllen aplikimet për naftën falas në bujqësi, aplikuan 68,500 fermerë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Mbyllen aplikimet për të përfituar nga skema kombëtare e mbështetjes në sektorin e bujqësisë. Sipas të dhënave të Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, në total janë bërë 68,500 aplikime përmes portalit e-Albania. Aplikimet janë bërë për masat direkte në bujqësi, si mbështetje në blegtori, bletari, ferma organike, certifikimin Global GAP, naftën për punimet e mekanizuara në bujqësi, si edhe fara dhe fidanë dhe inpute të tjera.

Qarku me numrin më ta lartë të aplikimeve është ai i Fierit, pasuar nga qarku i Korçës. Brenda 15 ditësh, aplikimet e kualifikuara do të publikohen në faqen zyrtare të AZHBR- së, ëëë.azhbr.gov.al.

Aplikimet për përfitimin e subvencioneve direkte për bujqësinë dhe naftën falas nisën më 20 mars. Udhëzimi i përbashkët i ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë përcaktonte se mbështetja për fermerët do të zbatohet nëpërmjet 9 masave, nga 5 masa mbështetëse që u zbatuan në 2022, duke përfshirë edhe naftën falas që hyri në vitin e tretë të zbatimit.

Për herë të parë këtë vit u aplikua edhe skema me subvencione në mbështetje të fermave me jo më pak se 10 krerë lopë në vlerën e 10,000 lekëve për krerë, dhe mbarështim i bletarisë në vlerën deri në 1,000 lekë për zgjua, për ferma me jo më pak se 50 zgjoje. Gjithashtu do të vijojnë të mbështeten fermat organike në vitin e parë, në vlerën 100,000, në vitin e dytë dhe tretë 150,000 lekë dhe 200,000 për fermë të certifikuar.

Në total fondi për skemën kombëtare të bujqësisë është 3,3 miliardë lekë. Në 2022 mbështetja mbështetja nëpërmjet skemës kombëtare të bujqësisë arriti në vlerën e 4,9 miliardë lekëve. Fillimisht fondi i miratuar ishte 3,7 miliardë lekë, duke iu shtuar edhe 1,2 miliardë lekë në mesin e vitit për zbatimin e masës së re për dhënien e subvencioneve direkte në vlerën e 30 mijë lekëve për ha të atyre fermerëve që kultivonin grurë në hapësira mbi 1 ha.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Skemat subvencionuese të bujqësisë nisën zbatimin në vitin 2022, të cilat zëvendësuan heqjen e skemës së kompensimit 6% të TVSH-së te agroindustria, vendosjen e 10% të TVSH-së te inputet bujqësore nga zero që ishin më parë.

Pas

Problemet e biznesit, qeveria ulet me prodhuesit për gjetjen e zgjidhjeve

Para

Fasonët japin alarmin: Ja kush po na falimenton

Para
Fasonët japin alarmin: Ja kush po na falimenton

Fasonët japin alarmin: Ja kush po na falimenton

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Sa është kthimi nga investimi në pronat e bregdetit? Durrësi kryeson me 5.7% në vit, pasohet nga Golemi dhe Saranda

Sa është kthimi nga investimi në pronat e bregdetit? Durrësi kryeson me 5.7% në vit, pasohet nga Golemi dhe Saranda

nga Fast News
12:30 | 11/05/2026
0

“Çmendet” moti, rikthehen reshjet e borës? Parashikimi për javën

“Çmendet” moti, rikthehen reshjet e borës? Parashikimi për javën

nga Fast News
11:51 | 11/05/2026
0

Tenderat me një ofertues, Rama: Shqipëria mbi mesataren e BE-së

Tenderat me një ofertues, Rama: Shqipëria mbi mesataren e BE-së

nga Fast News
11:46 | 11/05/2026
0

Nuk ka më as punë online, Shqipëria me rënien më të madhe të numrit të punëtorëve “freelance”

Nuk ka më as punë online, Shqipëria me rënien më të madhe të numrit të punëtorëve “freelance”

nga Fast News
11:35 | 11/05/2026
0

Recent News

Sa është kthimi nga investimi në pronat e bregdetit? Durrësi kryeson me 5.7% në vit, pasohet nga Golemi dhe Saranda

Sa është kthimi nga investimi në pronat e bregdetit? Durrësi kryeson me 5.7% në vit, pasohet nga Golemi dhe Saranda

12:30 | 11/05/2026
“Çmendet” moti, rikthehen reshjet e borës? Parashikimi për javën

“Çmendet” moti, rikthehen reshjet e borës? Parashikimi për javën

11:51 | 11/05/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora