• Home
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Finance
  • Opinion
  • Bota
  • Teknologji
  • Të Tjera
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Finance
  • Opinion
  • Bota
  • Teknologji
  • Të Tjera
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Finance

Pas euros, në rënie të fortë edhe interesat e bonove të qeverisë

nga Fast News
10:06 | 16/03/2023
në Finance
0
Pas euros, në rënie të fortë edhe interesat e bonove të qeverisë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në fillim të vitit, bonot e thesarit dhe obligacionit ishin ndoshta alternativa më e mirë e investimit, me risk zero. Kjo pasi ndërhyrjet e vazhdueshme të Bankës së Shqipërisë për të rritur normën bazë të interesit për lekun në përpjekje për të luftuar inflacionin, cuan në një rritje edhe të interesave të këtyre letrave me vlerë. Arsye pse edhe kryeministri vazhdimisht apeloi qytetarët që të investonin në bono dhe obligacione, duke financuar kështu borxhin e qeverisë.

Por cfarë ka ndodhur tre muaj më pas?








Rritja e interesave të letrave me vlerë të qeverisë u shoqërua me rritje të interesit nga ana e qytetarëve për të investuar, gjë që ka cuar në rënien e ndjeshme të interesave të tyre. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se marsi ka thelluar edhe më tej tendencën rënëse të bonove të thesarit.

Këtë javë kanë qenë bonot me afat maturimi 12 mujor ato që kanë shënuar uljen e radhës. Nga norma 3.98% e regjistruar në ankandin e ditës së fundit të shkurtit, ato kanë rënë në ankandin e kësaj jave në kuotën  3.91%, duke ju afruar kështu gjithnjë e më shumë normave të depozitave bankare. Norma ka rënë më tej në mars, megjithëse ka pasur më shumë interes për investime në këtë instrument në raport me ankandin e fundit të shkurtit.

E njejta tendencë vërehet në të gjitha llojet e instrumenteve, përvec bonove tre mujore, të cilat shënuan një rritje minimale në ankandin e fundit. Në këtë mënyrë, interesat e bonove të thesarit po i afrohen normave të depozitave bankare, veçanërisht duke parë disa paketa ofertash me të cilat janë hedhur në treg bankat tregtare për të konkurruar bonot e thesarit.

Nga të dhënat zyrtare të Bankës së Shqipërisë për muajin janar, raportohen interesa deri në 3.5% për depozitat dyvjeçare. Po ashtu, të paktën 4 banka të nivelit të dytë propozojnë interesa mbi 3.5% për depozita me afat mbi 60 muaj.

Për depozitat me afat 1-vjeçar gjenden në treg oferta deri 3%. Kjo tendencë ka shtyrë veçanërisht individët të transferojnë kursimet drejt depozitave me afat, duke u bërë kështu konkurrencë të fortë të letrave me vlerë të qeverisë.

Pas

Si të bëheni i pazëvendësueshëm në punë

Para

Del në shitje buzëkuqi më i shtrenjtë në botë, kap vlerën 30,000 euro

Para
Del në shitje buzëkuqi më i shtrenjtë në botë, kap vlerën 30,000 euro

Del në shitje buzëkuqi më i shtrenjtë në botë, kap vlerën 30,000 euro

Të Gjitha

Gati bastet sportive online, javën e ardhshme nis konsultimi publik për draftin

Gati bastet sportive online, javën e ardhshme nis konsultimi publik për draftin

nga Fast News
11:10 | 31/03/2023
0

Qeveria merr vendimin: Regjistër për shqiptarët e dënuar në botë

Qeveria merr vendimin: Regjistër për shqiptarët e dënuar në botë

nga Fast News
09:00 | 31/03/2023
0

5 çelësat për të realizuar ndryshime pozitive në jetën dhe biznesin tuaj

5 çelësat për të realizuar ndryshime pozitive në jetën dhe biznesin tuaj

nga Fast News
08:30 | 31/03/2023
0

8 hapa për rritjen e kompanisë tuaj

8 hapa për rritjen e kompanisë tuaj

nga Fast News
08:00 | 31/03/2023
0

Recent News

Gati bastet sportive online, javën e ardhshme nis konsultimi publik për draftin

Gati bastet sportive online, javën e ardhshme nis konsultimi publik për draftin

11:10 | 31/03/2023
Qeveria merr vendimin: Regjistër për shqiptarët e dënuar në botë

Qeveria merr vendimin: Regjistër për shqiptarët e dënuar në botë

09:00 | 31/03/2023

Categories

  • Aktualitet
  • Biznes
  • Bota
  • Ekonomi
  • Finance
  • Foto
  • Kronikë
  • Lifestyle
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajoni
  • Show Biz
  • Sport
  • Të gjitha
  • Të Rëndësishme
  • Teknologji
  • Vizatimore
Fast News Albania

© 2023 Dev by : Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Finance
  • Opinion
  • Bota
  • Teknologji
  • Të Tjera

© 2023 Dev by : Techzero1.com