Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Euro futet sërish në trajektore rënëse

nga Fast News
3 years më parë
në Aktualitet, Finance
0
Euro futet sërish në trajektore rënëse
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Euro po pëson rënie të vazhdueshme në tregun tonë të këmbimit valutor. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane këmbehet me 115.62 lekë. Me këtë kuotë, euro po iu afrohet niveleve më të ulëta të regjistruara gjatë këtij viti, ndërsa ka humbur afërsisht një pikë në kursin e këmbimit me lekun që prej fillimit të muajit shkurt.

Sipas agjentëve, tregu i këmbimit valutor po i kthehet dinamikës së fundit të vitit të kaluar, i karakterizuar nga një ofertë e bollshme e monedhës europiane dhe një kërkesë e vakët për të.

Po të shohim të dhënat historike, një ecuri e tillë nuk ka qenë shumë tipike për tremujorin e parë të vitit, që përgjithësisht ka shënuar periudhën më të favorshme për euron.

Kjo ka qenë e lidhur si me faktorë të ofertës, ashtu edhe të kërkesës për monedhën europiane. Tremujori i parë vlerësohet të ketë prurje më të pakta valutore krahasuar me periudhat e tjera të vitit, kur sidomos ndikimi i turizmit është më i lartë.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Nga ana tjetër, edhe kërkesa për euro në tremujorin e parë zakonisht rritet, e ndikuar nga nevojat e importeve, mbyllja e bilanceve dhe blerja e valutës për konvertimin e fitimeve, kryesisht nga bizneset me aksionerë të huaj.

Për këto arsye, në tremujorin e parë të vitit kursi i euros gjatë tremujorit të parë zakonisht e korrigjon nënçmimin sezonal që regjistrohet gjatë muajit dhjetor. Por, këtë vit, leku po rifiton shpejt terren dhe tashmë ndodhet në nivelet e mesit të muajit dhjetor.

Sipas ekspertëve, një nga faktorët mund të jetë blerja e euros në sasi të mëdha në fund të muajit dhjetor dhe në fillim të muajit janar, duke shfrytëzuar kursin e ulët historik të monedhës europiane. Ata hipotizojnë se shumë biznese mund të kenë realizuar blerje në avancë për nevojat e tremujorit të parë, duke e zbehur kështu kërkesën për valutë në këtë periudhë të vitit.

Një faktor tjetër që mund të ketë lëvizur balancat e kërkesë-ofertës në tregun valutor ka qenë edhe situate energjetike në vend. Pas muajit nëntor, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare frenoi importet e energjisë, duke kaluar madje në pozicion eksportues, për shkak të prurjeve të mëdha hidrike dhe prodhimit të lartë të energjisë në hidrocentrale. Pas muajit nëntor, KESH ka shitur rreth 47.5 milionë euro energji elektrike, nga të cilat pothuajse 19 milionë euro gjatë vitit 2023.

Pas

Një studente ruse mund të hyjë në burg për 10 vjet për një ‘story’ në Instagram

Para

Pesimizmi i BERZH, ul parashikimin për rritjen e ekonomisë shqiptare

Para
Pesimizmi i BERZH, ul parashikimin për rritjen e ekonomisë shqiptare

Pesimizmi i BERZH, ul parashikimin për rritjen e ekonomisë shqiptare

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Roli i ri i Gjirit Persik në rendin e ri monetar

Roli i ri i Gjirit Persik në rendin e ri monetar

nga Fast News
14:08 | 24/04/2026
0

Rriten aksidentet në punë, bizneset paguajnë 64.5 mln lekë gjoba në 2025

Rriten aksidentet në punë, bizneset paguajnë 64.5 mln lekë gjoba në 2025

nga Fast News
11:36 | 24/04/2026
0

“Duhet të jeni mbi 18 vjeç dhe të mos keni pronë”, eksperti tregon kushtet për të përfituar kredinë e butë

“Duhet të jeni mbi 18 vjeç dhe të mos keni pronë”, eksperti tregon kushtet për të përfituar kredinë e butë

nga Fast News
11:33 | 24/04/2026
0

Qeveria miraton 4 zona të tjera prioritare, Demo: Interes për paketën e maleve edhe nga shqiptarë jashtë vendit

Qeveria miraton 4 zona të tjera prioritare, Demo: Interes për paketën e maleve edhe nga shqiptarë jashtë vendit

nga Fast News
11:30 | 24/04/2026
0

Recent News

Roli i ri i Gjirit Persik në rendin e ri monetar

Roli i ri i Gjirit Persik në rendin e ri monetar

14:08 | 24/04/2026
Rriten aksidentet në punë, bizneset paguajnë 64.5 mln lekë gjoba në 2025

Rriten aksidentet në punë, bizneset paguajnë 64.5 mln lekë gjoba në 2025

11:36 | 24/04/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora