Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Ngadalësohen eksportet, mbahen nga tekstilet dhe energjia

nga Fast News
4 years më parë
në Aktualitet, Biznes
0
Ngadalësohen eksportet, mbahen nga tekstilet dhe energjia
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ngadalësimi i rritjes së eksporteve ka vijuar edhe në nëntor, duke ndjekur trendin disa mujor tashmë. Faktorët që po ndikojnë janë pasojat e krizës globale, kostot e larta të energjisë, si dhe ndërprerja e përkohshme të aktivitetit nga dy sipërmarrje të mëdha, Kurum dhe Albchrome.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, në nëntor eksportet u rritën me vetëm 12.9% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Në tetor rritja ishte 12.5% dhe në shtator shifra ishte 16.3%. Ndërkohë që të dhënat zyrtare tregojnë se në muajt e parë të vitit zgjerimi mujor i eksporteve ishte rreth 50%.

Peshën kryesore në rritjen e eksporteve në nëntor vijuan ta mbanin tekstilet e këpucët, ndërsa për të tretin muaj ishin me tkurrje shitjet e materialeve të ndërtimit e metaleve, që deri tani kishin qenë një nga nxitësit kryesorë të eksporteve.

Në nëntor u përshpejtua rritja e eksporteve të mineraleve, lëndëve djegëse dhe energjisë, e ndikuar nga moti i favorshëm me reshje, që ka nxitur shitjen e energjisë jashtë vendit.

Sipas INSTAT, në nëntor 2022 eksportet e mallrave arritën vlerën 42 miliardë lekë, duke u rritur me 12.9%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 10.2%, në krahasim me tetor 2022.

Si periudhë 11-mujore, eksportet e mallrave arritën vlerën 447 miliardë lekë, duke u rritur me 32.6%, nga 35% që kishte qenë zgjerimi për 10 mujorin.

Sipas INSTAT, gjatë muajit nëntor, në rritjen e eksporteve prej 12.9%, pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +6.2 %, “Tekstile dhe këpucë” me +5.5 %, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +3 %. Ndërsa negativisht ka ndikuar grupi: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -4.7 %.

Për 11 mujorin, grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve, janë: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +9.7 %, “Materiale ndërtimi dhe metale” me +7.7 %, dhe “Tekstile dhe këpucë” me 6.5 %.

Pas

The Economist klasifikon “fituesit” ekonomikë të vitit 2022

Para

Tre zakone të mëngjesit për të përmirësuar punën dhe lumturinë tuaj

Para
Tre zakone të mëngjesit për të përmirësuar punën dhe lumturinë tuaj

Tre zakone të mëngjesit për të përmirësuar punën dhe lumturinë tuaj

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Lindjet bien me 10.5%, Tirana mban pozitiv bilancin natyror të Shqipërisë

Lindjet bien me 10.5%, Tirana mban pozitiv bilancin natyror të Shqipërisë

nga Fast News
17:20 | 10/11/2026
0

Bankat në Shqipëri, 24 miliardë lekë fitim në 9 muajt e parë të vitit 2026

Bankat në Shqipëri, 24 miliardë lekë fitim në 9 muajt e parë të vitit 2026

nga Fast News
16:45 | 10/11/2026
0

PET-Scan në sistemin publik, 250 milionë lekë financim në 2027

PET-Scan në sistemin publik, 250 milionë lekë financim në 2027

nga Fast News
16:20 | 10/11/2026
0

Qeverisja elektronike, ndryshime të reja,  “Pasqyra Albania” për transparencë dhe komunikim

Qeverisja elektronike, ndryshime të reja, “Pasqyra Albania” për transparencë dhe komunikim

nga Fast News
15:46 | 10/11/2026
0

Recent News

Lindjet bien me 10.5%, Tirana mban pozitiv bilancin natyror të Shqipërisë

Lindjet bien me 10.5%, Tirana mban pozitiv bilancin natyror të Shqipërisë

17:20 | 10/11/2026
Bankat në Shqipëri, 24 miliardë lekë fitim në 9 muajt e parë të vitit 2026

Bankat në Shqipëri, 24 miliardë lekë fitim në 9 muajt e parë të vitit 2026

16:45 | 10/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora