Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Kriza energjetike, Gjermania heq taksat e gazit

nga Fast News
4 years më parë
në Aktualitet, Bota
0
Kriza energjetike, Gjermania heq taksat e gazit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Parlamenti gjerman ka miratuar me shumicë të madhe votash uljen e përkohshme të tatimit mbi vlerën e shtuar për gazin. Votave të maxhorancës së koalicionit tripartiak të qendrës së majtë iu shtuan edhe votat e grupeve parlamentare CDU/CSU dhe AfD. Vetëm e Majta abstenoi.

“Ne përdorim fuqinë tonë ekonomike për të mbrojtur prosperitetin e vendit tonë”, tha ministri gjerman i Financave, Christian Lindner. Ai akuzoi presidentin rus Vladimir Putin se dëshiron të shkundë ekonomitë e vendeve perëndimore me një “luftë energjetike” në mënyrë që t’i dobësojë ato nga brenda. “Putini do të dështojë me këtë qëllim”, tha ministri i Financave.

Norma e TVSH-së për furnizimet e gazit përmes rrjetit të gazit natyror do të ulet nga 19 në shtatë për qind për një periudhë të kufizuar nga 1 tetori deri në fund të marsit 2024. E njëjta gjë do të ndodhë edhe për ngrohjet qëndrore, me të cilat furnizohet një pjesë e mirë e apartamenteve në Gjermani.

“Ulja e taksës së shitjes për gazin është e saktë”, tha eksperti i ekonomisë i CDU-së, Mathias Middelberg në debat. Megjithatë, do të kishte qenë më mirë sikur koalicioni “të kishte arritur më herët në këtë konstatim” shtoi ai. Middelberg kritikoi gjithashtu faktin se paketa prej 200 miliardë eurosh e planifikuar tani nga qeveria deri tani nuk është tjetër vetëm një borxh.

Mbetet plotësisht e paqartë “çfarë doni të financoni me të”, tha politikani konservator. Folësit nga SPD dhe të Gjelbërit hodhën poshtë akuzat. Politikania e të Gjelbërve, Katharina Beck theksoi se ulja e taksave duhet parë “si pjesë e një koncepti më të madh”. Kjo përfshin gjithashtu heqjen e fitimeve të tepërta nga kompanitë energjetike, e cila është duke u negociuar aktualisht në Bruksel.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

 

Pas

Nevojitet plan i zgjuar gjithpërfshirës për reduktimin e pabarazisë dhe uljen e inflacionit

Para

“Iku koha e bollëkut”, Citrown prezanton makinën bazike dhe kursimtare

Para
“Iku koha e bollëkut”, Citrown prezanton makinën bazike dhe kursimtare

“Iku koha e bollëkut”, Citrown prezanton makinën bazike dhe kursimtare

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

10 grupe të Tatimeve nisin verifikimet, “Dëmi im” në e-Albania, Rama: Dokumentoni dëmet

10 grupe të Tatimeve nisin verifikimet, “Dëmi im” në e-Albania, Rama: Dokumentoni dëmet

nga Fast News
09:28 | 17/10/2026
0

Ibrahimaj dënon dhunën në shkollën profesionale në Lezhë: Siguria e nxënësve, prioritet

Ibrahimaj dënon dhunën në shkollën profesionale në Lezhë: Siguria e nxënësve, prioritet

nga Fast News
15:52 | 16/10/2026
0

Tensionet në Tiranë, OKB kërkon vetëpërmbajtje: Ndalni dhunën, nisni dialogun

Tensionet në Tiranë, OKB kërkon vetëpërmbajtje: Ndalni dhunën, nisni dialogun

nga Fast News
15:38 | 16/10/2026
0

Protesta, kush do të paguajë për bizneset e dëmtuara?

Protesta, kush do të paguajë për bizneset e dëmtuara?

nga Fast News
12:10 | 16/10/2026
0

Recent News

10 grupe të Tatimeve nisin verifikimet, “Dëmi im” në e-Albania, Rama: Dokumentoni dëmet

10 grupe të Tatimeve nisin verifikimet, “Dëmi im” në e-Albania, Rama: Dokumentoni dëmet

09:28 | 17/10/2026
Ibrahimaj dënon dhunën në shkollën profesionale në Lezhë: Siguria e nxënësve, prioritet

Ibrahimaj dënon dhunën në shkollën profesionale në Lezhë: Siguria e nxënësve, prioritet

15:52 | 16/10/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora