Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Reflektohet kriza, tkurret ekonomia. Rritje vetëm 2.23% në tremujorin e dytë

nga Fast News
4 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
Reflektohet kriza, tkurret ekonomia. Rritje vetëm 2.23% në tremujorin e dytë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ekonomia shqiptare po tkurret për shkak të efekteve në ekonominë europiane, të shkaktuar nga kriza e çmimeve dhe ajo energjetike. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, në tremujorin e dytë të këtij viti ekonomia u rrit me vetëm 2.23% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Në tremujorin e dytë 2021, ekonomia u rrit ndjeshëm me 17.6%, por ky zgjerim vinte pas tkurrjes së thellë prej 11% në 2020-n, kur vendi u mbyll për shkak të pandemisë.

Sipas INSTAT, Produkti i Brendshëm Bruto (P.B.B) në tremujorin e dytë të vitit 2022 vlerësohet me rritje prej 2.23%, kundrejt tremujorit të dytë të vitit 2021. Kontribut pozitiv kanë dhënë degët:

Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor me +1,68 pikë përqindje, Aktivitete të pasurive të paluajtshme me +0,65 pikë përqindje, Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me +0,33 pikë përqindje, Bujqësi, Pyje dhe Peshkim me +0,31 pikë përqindje, Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit me +0,26 pikë përqindje, Informacioni dhe Komunikacioni me +0,06 pikë përqindje.

Negativisht kontribuuan aktivitetet: Ndërtimi me -0.49 %, Industri, Energji dhe Uji me -0.46%, Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me -0.32% e, Arte, argëtim dhe çlodhje; aktivitete të tjera shërbimi me -0.09%. Taksat Neto mbi produktet kontribuan pozitivisht me +0.29%.

Degët kryesore të ekonomisë, për tremujorin e dytë të vitit 2022, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2021, shfaqen si më poshtë:

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit pati një rritje me 1,55%. Aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Ujit pati një rënie me 3,85%. Aktiviteti i Ndërtimit pati një rënie me 5,26%. Grupi i aktiviteteve Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor pati një rritje prej 11,42%. Grupi i aktiviteteve Informacioni dhe Komunikacioni u shfaq me rritje prej 1,7%. Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit ka shënuar një rritje prej 13,20 %. Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme ka shënuar një rritje prej 11,38%. Grupi i Aktiviteteve profesionale dhe Shërbime administrative u shfaq me një rritje prej 5,68%. Grupi i aktiviteteve të Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë u shfaq me rënie prej 3%. Grupi i aktiviteteve Arte, argëtim dhe çlodhje, Aktivitete të tjera shërbimi pati një rënie me 5,36%. Taksat Neto mbi produktet u rritën me 2,59%.

Sa i përket ndryshimeve në krahasim me tremujorin paraardhës, treguesi i Produktit të Brendshëm Bruto vlerësohet me një rënie prej 1,16%.

Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit u shfaq me një rritje prej 0,28%. Aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Ujit shënoi rritje prej 6,74%. Aktiviteti i Ndërtimit shënoi një rënie me 5,99%. Aktiviteti Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor shënoi një rritje prej 2,34 %. Aktiviteti Informacioni dhe Komunikacioni pati një rënie me 3,38%. Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit pati një rritje prej 2,25%. Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme shënoi një rritje me 2,31%. Grupi Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative shfaqi një rritje prej 0,09%. Aktiviteti i Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë u shfaq me një rritje prej 0,54%. Aktiviteti i Arte, argëtim dhe çlodhje, Aktivitete të tjera shërbimi u shfaq me një rënie prej 0,16%. Taksat Neto mbi produktet patën një rënie me 0,24%.

Rritet konsumi i popullatës

Komponentët kryesorë të PBB–së me metodën e shpenzimeve, për tremujorin e dytë të vitit 2022, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2021, shfaqen si më poshtë:

Konsumi final i popullatës, i cili përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi u rrit me 8,95%.

Konsumi final i qeverisë pësoi rënie me 8,5%.

Komponenti i Formimit bruto të kapitalit fiks pësoi rënie me 6,69%.

Eksportet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 9,07%, ndërsa Importet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 17,63%.

Sipas të dhënave të përshtatura sezonalisht, ndryshimet në krahasim me tremujorin paraardhës,

shfaqen si më poshtë:

Konsumi final i popullatës pësoi rënie me 0,84% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2022.

Konsumi final i qeverisë pësoi një rënie me 0,82%.

Komponenti i Formimit bruto të kapitalit fiks shënoi një rënie me 6,06%.

Eksportet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 0,63 %, ndërsa Importet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 3,90%.

Pas

Tërhiqet qeveria, fasha 800 kWh për familjet nuk do të hyjë në fuqi

Para

Kriza e çmimeve mbledh vendet e rajonit, Ibrahimaj: Normat e larta të interesit dhe kosto e borxhit, sfidat e rradhës

Para
Kriza e çmimeve mbledh vendet e rajonit, Ibrahimaj: Normat e larta të interesit dhe kosto e borxhit, sfidat e rradhës

Kriza e çmimeve mbledh vendet e rajonit, Ibrahimaj: Normat e larta të interesit dhe kosto e borxhit, sfidat e rradhës

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Të rinjtë po fitojnë deri në 236 mijë dollarë në vit nga AI, njihuni me profesionet

Të rinjtë po fitojnë deri në 236 mijë dollarë në vit nga AI, njihuni me profesionet

nga Fast News
09:30 | 11/09/2026
0

Pushimet ideale duhet të zgjasin 8 ditë

Pushimet ideale duhet të zgjasin 8 ditë

nga Fast News
09:00 | 11/09/2026
0

Bilanci pozitiv i turizmit/ Vetëm për 6 muaj, vendit i mbetën 957 milionë euro

Bilanci pozitiv i turizmit/ Vetëm për 6 muaj, vendit i mbetën 957 milionë euro

nga Fast News
08:30 | 11/09/2026
0

Dërgesat e emigrantëve në nivele rekord, 621 milionë euro vetëm në 6 muaj

Dërgesat e emigrantëve në nivele rekord, 621 milionë euro vetëm në 6 muaj

nga Fast News
08:00 | 11/09/2026
0

Recent News

Të rinjtë po fitojnë deri në 236 mijë dollarë në vit nga AI, njihuni me profesionet

Të rinjtë po fitojnë deri në 236 mijë dollarë në vit nga AI, njihuni me profesionet

09:30 | 11/09/2026
Pushimet ideale duhet të zgjasin 8 ditë

Pushimet ideale duhet të zgjasin 8 ditë

09:00 | 11/09/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora