Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Policia e Shtetit “jepet me qira”. Shërbime me pagesë kundrejt privatëve

nga Fast News
4 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
Policia e Shtetit “jepet me qira”.  Shërbime me pagesë kundrejt privatëve
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Shtetit do të vihet në dispozicion të kompanive private kundrejt pagesës për shërbime të ndryshme. Është ky vendimi që ka marrë qeveria në mbledhjen e fundit, me propozim të ministrit të Brendshëm. Vendimi përcakton se Policia e Shtetit ofron shërbime shtesë kundrejt pagesës për persona juridikë e fizikë, publikë ose privatë, në bazë të kërkesës së tyre, për mbështetje në zhvillimin e aktiviteteve kulturore, kombëtare dhe ndërkombëtare, si: panaire, ekspozita, teatro, koncerte, shfaqje, festivale të ndryshme, në mjedise të hapura dhe të mbyllura publike, si dhe gjatë zhvillimit të aktiviteteve sportive kombëtare dhe ndërkombëtare, në rastet kur organizatorët e këtyre aktiviteteve nuk janë pajisur me vërtetim sigurie nga Policia e Shtetit.;

Po ashtu, Policia e Shtetit mund të ofrojë shërbime me pagesë duke dhënë në përdorim  uniformën zyrtare, armë me fishekë manovër, pajisje të tjera, mjete të loguara policore dhe ambiente, në fushën e kinematografisë, gjatë zhvillimit të xhirimeve filmike.

Një shërbim tjetër është ai për shoqërimin e automjeteve që transportojnë mallra të rrezikshme, ruajtjen dhe sigurimin e përkohshëm për një periudhë deri në 3 (tre) muaj ndaj personave juridikë publikë me rëndësi strategjike, aktiviteti i të cilëve vlerësohet në rrezik, si dhe ndaj personave juridikë privatë që kanë përfituar statusin “Investim/investitor strategjik, procedurë e veçantë”, sipas ligjit nr.55/2015, “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

“Subjektet juridike e fizike, publike ose private, që kanë nevojë për shërbime policie shtesë, paraqesin kërkesë të argumentuar on-line nëpërmjet portalit unik qeveritar “e-albania”, jo më vonë se tri ditë përpara datës së shërbimit të kërkuar. Pas vlerësimit të kërkesës, brenda 48 (dyzet e tetë) orëve, subjektit i kthehet përgjigje on-line nëpërmjet portalit unik qeveritar “e- Albania” për miratimin ose refuzimin e kërkesës dhe i dërgohet kontrata e ofrimit të shërbimit, e cila nënshkruhet nga titullari i njësisë shpenzuese, që ofron shërbimin” përcaktohen në vendim.

Të ardhurat, që realizohen nga kryerja e shërbimeve shtesë të përcaktuara në këtë vendim, përdoren në masën 90% nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe trajtohen si të ardhura jashtë limitit me qëllim përdorimin e tyre për të përballuar mbulimin e shpenzimeve të kryera për ofrimin e shërbimit, sipas këtij vendimi, dhe 10% derdhen në buxhetin e shtetit. Këto të ardhura nuk mund të përdoren në asnjë rast për shpërblim.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Pas

Zgjidhje e ekuacionit të energjisë, ja si mund të çlirohen para nga sistemi

Para

Pasiguritë po kërcënojnë botën, raporti i PNUD: Krizat kanë thelluar pabarazinë

Para
Pasiguritë po kërcënojnë botën, raporti i PNUD: Krizat kanë thelluar pabarazinë

Pasiguritë po kërcënojnë botën, raporti i PNUD: Krizat kanë thelluar pabarazinë

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Tregjet europiane mbajnë frymën, BQE drejt rritjes së normave

Tregjet europiane mbajnë frymën, BQE drejt rritjes së normave

nga Fast News
10:55 | 11/06/2026
0

Bloomberg: “Revolucioni i flamingove” në Shqipëri përhapet nga resorti i Kushner te elita politike

Bloomberg: “Revolucioni i flamingove” në Shqipëri përhapet nga resorti i Kushner te elita politike

nga Fast News
10:53 | 11/06/2026
0

Brezi i tranzicionit ndëshkohet, 55% e pensionistëve me pagese të pjesshme në 2025

Brezi i tranzicionit ndëshkohet, 55% e pensionistëve me pagese të pjesshme në 2025

nga Fast News
10:46 | 11/06/2026
0

Qiratë ditore, Golemi udhëheq rritjen e kërkesës dhe të ofertës, më i shtrenjti në mars

Qiratë ditore, Golemi udhëheq rritjen e kërkesës dhe të ofertës, më i shtrenjti në mars

nga Fast News
10:41 | 11/06/2026
0

Recent News

Tregjet europiane mbajnë frymën, BQE drejt rritjes së normave

Tregjet europiane mbajnë frymën, BQE drejt rritjes së normave

10:55 | 11/06/2026
Bloomberg: “Revolucioni i flamingove” në Shqipëri përhapet nga resorti i Kushner te elita politike

Bloomberg: “Revolucioni i flamingove” në Shqipëri përhapet nga resorti i Kushner te elita politike

10:53 | 11/06/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora