Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Vdiq në aksident te ’21 Dhjetori’, viktima punonjës i Forcave Operacionale, detyrohej të punonte natën si taksist

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Vdiq në aksident te ’21 Dhjetori’, viktima punonjës i Forcave Operacionale, detyrohej të punonte natën si taksist
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Luan Cenollari i cili humbi jetën në një aksident ditën e sotme në Tiranë, ka qenë një punonjës i policisë së shtetit, aktualisht punonjës i Forcave Operacionale të Burgjeve.

Lajmi është bërë me dije nga sindikata e punonjësve të Policisë së Shtetit, e cila shprehet se Cenollari, babai i dy fëmijëve, për shkak se nuk përballonte dot koston e jetesës, detyrohej që të punonte si taksist.

Cenollari ishte zhvendosur prej disa vitesh në Tiranë, dhe për shkak se duhej të mbante familjen, përpos punës në burgje detyrohej të punonte edhe natën si taksist.

Sindikata e policëve shprehet se shumë prej efektivëve detyrohen të bëjnë punë të dyta s për shkak të pagave të ulëta që ka ky sektor.

Postimi i plotë i sindikatës:

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Sot në ora 03:15, nga nje aksident, u nda nga jeta Luan Cenollari, baba i dy femijeve, punonjes i Policise se Burgjeve me karriere mbi 20 vite ne sherbim.

Aktualisht punonjes i Forcave Operacionale prane DPBurgjeve.

Gjendja e veshtire ekonomike dhe pamundesia per te perballuar koston e jeteses ne metropol, kishte detyruar kolegun tone te ndjere, qe te punonte si taksi ne sherbim te qytetareve.

Pagat e uleta ne polici, mospagesa e oreve shtese dhe punen ne ditet e pushimit javor, detyrojne koleget tane qe te kryejne nje pune te dyte pas sherbimit ose te vetelargohen nga sherbimi per shkak te diskriminimit ne page e kushte pune!

Vetem pergjate vitit 2021 , deri ne Tetor, jane vetelarguar nga Policia e Burgjeve mbi 220 punonjes dhe ky trend po vazhdon ne gjithe sistemin.

Te ndalosh pagesen sipas ligjit per punen ne te shtuna dhe te djela, te mos paguash ditet teper mbi 22 dite/pune, te mos paguash rregullisht ditet e festave zyrtare, t’ju heqesh armatimin e brezit mbi 90% te stafit policor, normal qe do priten aksidente e braktisje sherbimi! Kjo eshte “dhurata” c’njerezore qe dyshja zaptuese e burgjeve, po i ben punonjesve ne sistem.

Nese ka Shtet normal, duhet te marre masa urgjente, qe te mos degjojme me lajme te trishta me vdekje te parakoheshme ne Policine e Burgjeve!

Sindikata i shpreh ngushellime te ndjera familjes se kolegut tone duke garantuar qe do gjendet prane me gjithe mundesite e saj!

Prehu ne paqe kolegu yne i nderuar!

 

Pas

Tiranë/ Apartamente dhe makina, kush është trafikanti që ju sekuestruan miliona euro

Para

Akti normativ me Pfizer, Meta dekreton marrëveshjen e cila kaloi në parlament

Para
Furnizimi me vaksina/ Presidenti Meta dekreton ligjin për marrëveshjen e rëndësishme me Pfizer

Akti normativ me Pfizer, Meta dekreton marrëveshjen e cila kaloi në parlament

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

A do të ndjekë varësia nga rrjetet sociale të njëjtën rrugë si cigaret?

A do të ndjekë varësia nga rrjetet sociale të njëjtën rrugë si cigaret?

nga Fast News
09:43 | 26/04/2026
0

Aeroporti prej 12.5 miliardë dollarësh do të jetë më i madhi në Afrikë

Aeroporti prej 12.5 miliardë dollarësh do të jetë më i madhi në Afrikë

nga Fast News
09:35 | 26/04/2026
0

Roli i ri i Gjirit Persik në rendin e ri monetar

Roli i ri i Gjirit Persik në rendin e ri monetar

nga Fast News
14:08 | 24/04/2026
0

Rriten aksidentet në punë, bizneset paguajnë 64.5 mln lekë gjoba në 2025

Rriten aksidentet në punë, bizneset paguajnë 64.5 mln lekë gjoba në 2025

nga Fast News
11:36 | 24/04/2026
0

Recent News

A do të ndjekë varësia nga rrjetet sociale të njëjtën rrugë si cigaret?

A do të ndjekë varësia nga rrjetet sociale të njëjtën rrugë si cigaret?

09:43 | 26/04/2026
Aeroporti prej 12.5 miliardë dollarësh do të jetë më i madhi në Afrikë

Aeroporti prej 12.5 miliardë dollarësh do të jetë më i madhi në Afrikë

09:35 | 26/04/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora