Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Ja zonat e rrezikuara” Moti i keq ‘mbërthen’ Shqipërinë, reagon Ministria e Mbrojtjes

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
“Ja zonat e rrezikuara” Moti i keq ‘mbërthen’ Shqipërinë, reagon Ministria e Mbrojtjes
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Dimri ka trokitur në Shqipëri tashmë prej dy ditësh, me reshje shiu, dëbore dhe breshëri.

Moti i keq ka përfshirë të gjithë vendit dhe shirat kanë shkaktuar probleme për shkak të sasisë shumë të madhe.

Sipas të dhënave të raportuara nga emergjencat civile, reshjet e shumta kanë sjellë disa problematika në zona të caktuara të vendit. Situata konkretisht paraqitet si më poshtë:

Qarku Tiranë. Si rezultat i reshjeve të shiut ka pasur prezencë uji në rrugën “5 Maji”, ku janë rrezikuar disa banesa. Ekipet e punës së bashkisë Tiranë kanë punuar për normalizimin e situatës.

Në vendin e quajtur Ura e Maqedonasit, bashkia Rrogozhinë, Lumi Shkumbin ka rritje të prurjeve dhe lumi ka filluar të dalë nga shtrati. Në vendngjarje kanë shkuar përfaqësues të bashkisë Rrogozhinë si dhe Prefekti i qarkut Tiranë Z. Afrim Qëndro. Situata po mbahet në monitorim.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Qarku Shkodër. Ka patur reshje shiu me intensitet mesatar. Në aksin rrugor Tamarë- Qafa e Bërdalecit ka pasur rënie gurësh dhe inerte. Firma kontraktore ka punuar për pastrimin e saj.

Qarku Durrës. Si rezultat i reshjeve me intensitet të lartë ka një fryrje të lumit Erzen në zonën e Sukthit. Situata po monitorohet nga Prefekti i qarkut Durrës.

Qarku Dibër. Në fshatin Vinjoll, njësia administrative Lis, është dëmtuar Ura e Kaçes, e cila është rrëmbyer nga prurjet e zallit dhe është bërë e pakalueshme. Rreth 10 familje janë të izoluara dhe nuk komunikojnë dot me qendrën e fshatit dhe as me qendrën e njësisë administrative.

Qarku Elbasan. Si pasojë e reshjeve që vazhdojnë dhe e prurjeve të mëdha të ujit ka dalje të ujërave të përroit të Gurrës në njësinë administrative Shushicë dhe dalje të lumit Shkumbin në Malasej, njësia administrative Gjergjan, bashkia Elbasan, ku janë nën ujë gati 1 ha toka bujqësore.
Në aksin rrugor Librazhd-Zgosht ka pasur rënie të gurëve në trupin e rrugës.

Nga qarqet e tjera të vendit nuk janë raportuar probleme për shkak të kushteve të motit.

Të gjitha strukturat, qoftë të pushtetit vendor, ashtu dhe ato qendrore u bëjnë thirrje banorëve të zonave ku janë shfaqur probleme, të bëjnë kujdes dhe garantojnë se janë në ndjekje të situatës dhe në gatishmëri të plotë për t’u ardhur në ndihmë në çdo rast të nevojshëm.

Pas

Të shtëna në Shkodër/ Plagoset ish-kryetari i komunës së Velipojës (EMRI)

Para

Sapo doli nga banesa/ U qëllua pas shpine, policia jep informacion për plagosjen e Pashko Ujkës

Para
Sapo doli nga banesa/ U qëllua pas shpine, policia jep informacion për plagosjen e Pashko Ujkës

Sapo doli nga banesa/ U qëllua pas shpine, policia jep informacion për plagosjen e Pashko Ujkës

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Ulja e TVSH-së për ushqimet, kush përfiton realisht?

Ulja e TVSH-së për ushqimet, kush përfiton realisht?

nga Fast News
12:19 | 13/09/2026
0

Nga “Taken” te Thethi; TikTokeri, me 4 milionë ndjekës, që i tregoi botës një Shqipëri tjetër

Nga “Taken” te Thethi; TikTokeri, me 4 milionë ndjekës, që i tregoi botës një Shqipëri tjetër

nga Fast News
12:09 | 13/09/2026
0

Pse dora shkon te telefoni sapo hapim sytë? Çfarë i ndodh trurit kur dita nis me njoftime

Pse dora shkon te telefoni sapo hapim sytë? Çfarë i ndodh trurit kur dita nis me njoftime

nga Fast News
12:00 | 13/09/2026
0

Nisja e shkollës, ministri i Bujqësisë: Janë shtuar kontrollet në mensat e shkollave, kopshteve dhe çerdheve

Nisja e shkollës, ministri i Bujqësisë: Janë shtuar kontrollet në mensat e shkollave, kopshteve dhe çerdheve

nga Fast News
17:24 | 11/09/2026
0

Recent News

Ulja e TVSH-së për ushqimet, kush përfiton realisht?

Ulja e TVSH-së për ushqimet, kush përfiton realisht?

12:19 | 13/09/2026
Nga “Taken” te Thethi; TikTokeri, me 4 milionë ndjekës, që i tregoi botës një Shqipëri tjetër

Nga “Taken” te Thethi; TikTokeri, me 4 milionë ndjekës, që i tregoi botës një Shqipëri tjetër

12:09 | 13/09/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora