Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“E goditi me kazmë në kokë” Ngjarja në Fier, policia nxjerr detajet rrëqethëse për të miturin: Pastaj e groposi

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
“E goditi me kazmë në kokë” Ngjarja në Fier, policia nxjerr detajet rrëqethëse për të miturin: Pastaj e groposi
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Fierit ka ngritur akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese ndaj të miturit” për 38-vjeçarin Klodian Çalamani.

Ky i fundit rrëmbeu dje, vrau dhe më pas groposi në oborrin e banesës së tij, trupin e pajetë të 8-vjeçarit Mateo Vasiu, ngjarje kjo që shokoi mbarë opinionin publik.

Ndërkohë në një njoftim, burimet nga policia zbardhin dhe dinamikën e ngjarjes së ndodhur.

Blutë sqarojnë se Çalamani dyshohet se e ka goditur me kazmë në kokë fëmijën e mitur dhe më pas e ka groposur atë në oborrin e banesës së tij.

NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Polici njofton se:

Ditën e djeshme, rreth orës 14:40, jemi njoftuar me telefonatë në Sallën Operative, nga shtetasja F. V., se djali i saj i mitur i vitlindjes 2013, kishte dalë që në orën 08:00 nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer më në banesë. Më pas, rreth orës 15:30, kjo shtetase është paraqitur për të bërë kallëzim për humbjen e djalit të saj.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit nëpërmjet telefonatës që ka bërë kjo shtetase janë organizuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, për kërkimin dhe gjetjen e djalit të mitur. Shërbimet kanë marrë informacion, kanë punuar për grumbullimin dhe administrimin e provave dhe si rezultat kanë bërë të mundur gjetjen e vendit të dyshuar ku mund të ndodhej fëmija i humbur.

Mbi bazën e vlerësimit të provave, pas kontrollit në ambientet e banesës së shtetasit Klodian Çalamani, është bërë e mundur gjetja e trupit të pajetë të fëmijës së dyshuar i humbur, i mbuluar me baltë në oborrin e banesës së këtij shtetasi.

Shërbimet e Policisë menjëherë kanë bërë kapjen dhe shoqërimin e autorit të dyshuar, në Komisariatin e Policisë Fier dhe nën drejtimin e Prokurorisë u kryen veprimet procedurale për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe motiveve të saj.

Shtetasi Klodian Çalamani dyshohet se e ka goditur me send të fortë (kazmë) në kokë, fëmijën e mitur dhe më pas e ka groposur atë në oborrin e banesës së tij.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: një lopatë, një kazmë, një biçikletë, rroba të autorit dhe njolla gjaku, të cilat u dërguan për ekzaminime të mëtejshme në Institutin e Policisë Shkencore Tiranë.

Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit Klodian Çalamani, 38 vjeç, për veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese, ndaj të miturit”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.

Nga ana e grupit hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet për të sqaruar me detaje motivet e kësaj ngjarjeje.

 

 

Pas

Aksident në Yzberisht/ Përplaset furgoni i shkollës, plagosen 13 nxënës dhe një mësuese

Para

“Sodit në livadhet e botës” Evi Kokalari sulmon Grida Dumën: Familjen e ka të shkatërruar, ky është fakt

Para
“Sodit në livadhet e botës” Evi Kokalari sulmon Grida Dumën: Familjen e ka të shkatërruar, ky është fakt

“Sodit në livadhet e botës” Evi Kokalari sulmon Grida Dumën: Familjen e ka të shkatërruar, ky është fakt

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Bie algoritmi kur poston për protestën? Ja çfarë po ndodh realisht

Bie algoritmi kur poston për protestën? Ja çfarë po ndodh realisht

nga Fast News
17:47 | 14/06/2026
0

Po, kafeja ndikon në produktivitet

Po, kafeja ndikon në produktivitet

nga Fast News
17:43 | 14/06/2026
0

Baret dhe bastet, fituesit e heshtur të Botërorit

Baret dhe bastet, fituesit e heshtur të Botërorit

nga Fast News
17:41 | 14/06/2026
0

A po ua mbyll IA derën e punës të diplomuarve?

A po ua mbyll IA derën e punës të diplomuarve?

nga Fast News
17:16 | 13/06/2026
0

Recent News

Bie algoritmi kur poston për protestën? Ja çfarë po ndodh realisht

Bie algoritmi kur poston për protestën? Ja çfarë po ndodh realisht

17:47 | 14/06/2026
Po, kafeja ndikon në produktivitet

Po, kafeja ndikon në produktivitet

17:43 | 14/06/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora