Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Aktualitet

Situata në Shqipëri/ Qeveria shpall “emergjencën energjitike”, ja çfarë shkruan Zëri i Amerikës

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
Situata në Shqipëri/ Qeveria shpall “emergjencën energjitike”, ja çfarë shkruan Zëri i Amerikës
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në Shqipëri, qeveria vendosi sot të shpallë emergjencën energjitike. Këtë e bëri të ditur kryeministri Edi Rama pas një mbledhjeje jashtë radhe të qeverisë. “Vendimi i emergjencës është i diktuar nga një situatë e përgjithshme e rritjes marramendëse të çmimit të energjisë në tregjet ndërkombëtare dhe i jep qeverisë mundësinë që të ndërhyjë qoftë me instrumenta financiarë qoftë dhe me instrumenta të natyrës administrative”, shpjegoi kryeministri, duke shtuar se “me këtë vendim i hapim rrugë dhe ekzekutimit të mëtejshëm të planit të posaçëm për të përballuar këtë situatë”.

Plani i masave pritet të bëhet publik nesër, dhe kryeministri nuk dha asnjë detaj se cilat do të jenë ndërhyrjet për përballimin e situatës.

Në Europë rritja e ndjeshme e çmimeve të energjisë elektrike, ka pasuar rritjen e çmimit të gazit, qymyrit apo dhe naftës. Efektet në Shqipëri, vijnë për shkak të faktit se vendi në këtë periudhë është i detyruar të importojë për të mbuluar pamundësinë e furnizimit të plotë nga prodhimi vendas. Çmimet aktuale të importit kanë kërcyer në nivele shumë të larta. Kryeministri Rama deklaroi se synimi i qeverisë “është që të mbrojmë konsumatorët tanë, sigurisht me një rend prioritetesh nga poshtë lartë. Ata që janë më në nevojë e duke vajtur më lart. Pra nga më të dobtit te më të fortët”, u shpreh ai pa shpjeguar sërish se në çfarë mënyre.

Zoti Rama mohoi mundësinë e një rritjeje të çmimit të energjisë për qytetarët, megjithatë ai paralajmëroi se kjo situatë nuk do të mund të kalojë pa kosto. “Eshtë shumë e rëndësishme që ne të bëjmë gjithshka , por i them çdo qytetari se hesapet janë hesape, dhe kjo është shtëpi e përbashkët dhe si në çdo shtëpi të vogël dhe shtëpia jonë e madhe ka mundësitë e veta jo të pakufizuara dhe ka përgjegjesinë e përbashkët për ta mbajtur atë në këmbë”./VOA

Pas

Draghi, Scholz apo Macron? Kush do të jetë lideri i ri i Evropës

Para

“Faleminderit për dashurinë” Prindër të një vajze, Princ Leka dhe Elia Zaharia festojnë 5 vjetorin e martesës

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Lindjet bien me 10.5%, Tirana mban pozitiv bilancin natyror të Shqipërisë

Lindjet bien me 10.5%, Tirana mban pozitiv bilancin natyror të Shqipërisë

nga Fast News
17:20 | 10/11/2026
0

Bankat në Shqipëri, 24 miliardë lekë fitim në 9 muajt e parë të vitit 2026

Bankat në Shqipëri, 24 miliardë lekë fitim në 9 muajt e parë të vitit 2026

nga Fast News
16:45 | 10/11/2026
0

PET-Scan në sistemin publik, 250 milionë lekë financim në 2027

PET-Scan në sistemin publik, 250 milionë lekë financim në 2027

nga Fast News
16:20 | 10/11/2026
0

Qeverisja elektronike, ndryshime të reja,  “Pasqyra Albania” për transparencë dhe komunikim

Qeverisja elektronike, ndryshime të reja, “Pasqyra Albania” për transparencë dhe komunikim

nga Fast News
15:46 | 10/11/2026
0

Recent News

Lindjet bien me 10.5%, Tirana mban pozitiv bilancin natyror të Shqipërisë

Lindjet bien me 10.5%, Tirana mban pozitiv bilancin natyror të Shqipërisë

17:20 | 10/11/2026
Bankat në Shqipëri, 24 miliardë lekë fitim në 9 muajt e parë të vitit 2026

Bankat në Shqipëri, 24 miliardë lekë fitim në 9 muajt e parë të vitit 2026

16:45 | 10/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora