Korça është zgjuar ditën e sotme nën pushtetin e mjegullës. Mjegulla është e dendur në aksin Korçë-Pogradec.
Bëhet me dije se “velloja” e bardhë që ka mbuluar këtë aks ka shkaktuar edhe vështorësi në qarkullimin e mjeteve.
Për këtë shkak, policia e qarkullimit rrugor apelon për kujdes të shtuar nga drejtuesit e automjeteve për të shmangur incidentet.