Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Manastirliu: Së shpejti kontratë e re me Pfizer për 500 mijë doza brenda vitit

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
Manastirliu: Së shpejti kontratë e re me Pfizer për 500 mijë doza brenda vitit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

 

“Qasja e barabartë në aksesin ndaj vaksinave dhe strategjia e vaksinimit 2020-2030, e cila përmbledh nevojat që duhet të adresojnë të gjitha vendet përsa i përket mbulesës vaksinale, janë në fokus të takimit mes 53 vendeve anëtare të OBSH për Rajonin Europian” – Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila drejton Sesionin e 71- të Komitetit Rajonal për Europën të OBSH, që po zhvillon punimet në Kopenhagen të Danimarkës, tha se Shqipëria është një ndër vendet e cila e ka përballuar me një qasje proaktive periudhën e pandemisë. Ministrja e Shëndetësisë bëri me dije se është drejt përfundimit negociata për një tjetër kontratë me kompaninë e vaksianve Pfizer, për të sjellë 500 mijë doza vaksine të tjera në vendin tonë.

“Jam e kënaqur të them se jemi duke negociuar dhe përfundojmë se shpejti një kontratë tjetër me kompaninë Pfizer për 500 mijë doza vaksine, të cilat do të mbërrijnë në 3-mujorin e fundit të këtij viti dhe natyrisht do të vijojmë të kemi një qasje proaktive për të rritur mbulesën vaksinale tek grupet e riskut, sidomos tek punonjësit shëndetësor, tek mësuesit dhe gjithashtu të gjithë punonjësit e shërbimeve në administratën publike”, bëri me dije Manastirliu.

Në takimin e nivelit të lartë që po mbahet në Kopenhagen, po vihet theksi nga të gjithë ekspertët, për të rivlerësuar arkitekturën e sistemeve shëndetësore, me mësimet e nxjerra nga pandemia COVID-19.

“Në këtë takim që ne drejtojmë në cilësinë e drejtueses së këtij sesioni të rëndësishëm të Komitetit Rajonal për Europën në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, po vihet theksi me të gjithë ekspertët e fushave, se si do të rivlerësohet arkitektura e sistemit shëndetësor dhe se si do të vlerësohet dhe do të mbështetet sistemi shëndetësor në raport me kujdesin parësor, në raport me programin e vaksinimit dhe gjithashtu edhe me mbështetjen ndaj financimit të qëndrueshëm drejt mbulimit shëndetësor universal”, tha Manastirliu.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Drejtues të shteteve dhe ministra të shëndetësisë së 53 vendeve, drejtori i OBSH dr. Tedros Adhanom, drejtori i OBSH për Europën dr. Hans Kluge, me pjesëmarrjen e veçantë të Princeshës së Kurorës së Danimarkës dhe ekspertëve më të njohur botëror, dr. Fauci, prof. Monti, po diskutohet për mësimet e nxjerra nga pandemia COVID-19, për të ridimensionuar qasjen ndaj shërbimeve shëndetësore, nën dritën e pandemisë.

Ridimensionimi i kujdesit parësor, investimi për adresimin e problemeve të shëndetit mendor, Agjenda Europiane e Imunizimit 2030 dhe zbutja e pabarazive për aksesin në vaksina, janë në fokus të diskutimeve që po zhvillohen në Kopenhagen, në takimin më të rëndësishëm vjetor të Shëndetësisë për Europën, i cili zhvillon punimet nga datat 13-15 Shtator.

Është hera e parë që Shqipëria ka marrë drejtimin e Sesionit 71-të të Komitetit Rajonal të OBSH-së për Europën, si vlerësim dhe njohje e përpjekjeve të qeverisë shqiptare për menaxhimin e situatës së pandemisë.

Pas

Qytetarët përplasen me policinë në Hanin e Hotit, nuk i lejojnë të kalojnë

Para

Merkel mbërrin në Rinas

Para
Merkel mbërrin në Rinas

Merkel mbërrin në Rinas

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Plakja e popullsisë nuk do të thotë domosdoshmërisht ekonomi më e dobët

Plakja e popullsisë nuk do të thotë domosdoshmërisht ekonomi më e dobët

nga Fast News
10:35 | 24/08/2026
0

Gati 32% të shqiptarëve në pasiguri ushqimore, katër herë mbi mesataren europiane

Gati 32% të shqiptarëve në pasiguri ushqimore, katër herë mbi mesataren europiane

nga Fast News
10:29 | 24/08/2026
0

X ndryshon mënyrën e pagesës së krijuesve, do të shpërblejë përmbajtjen origjinale

X ndryshon mënyrën e pagesës së krijuesve, do të shpërblejë përmbajtjen origjinale

nga Fast News
20:39 | 23/08/2026
0

Bankat, “oreks” në rritje për PPP-të

Bankat, “oreks” në rritje për PPP-të

nga Fast News
20:37 | 23/08/2026
0

Recent News

Plakja e popullsisë nuk do të thotë domosdoshmërisht ekonomi më e dobët

Plakja e popullsisë nuk do të thotë domosdoshmërisht ekonomi më e dobët

10:35 | 24/08/2026
Gati 32% të shqiptarëve në pasiguri ushqimore, katër herë mbi mesataren europiane

Gati 32% të shqiptarëve në pasiguri ushqimore, katër herë mbi mesataren europiane

10:29 | 24/08/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora