Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Ç’është kjo seancë?!”, KPK po njoftonte shkarkimin e tij, Dritan Gina tenton të hyjë me forcë në sallë, përplaset keq me gardën

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
“Ç’është kjo seancë?!”, KPK po njoftonte shkarkimin e tij, Dritan Gina tenton të hyjë me forcë në sallë, përplaset keq me gardën
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërsa kryesuesja e trupës së KPK kishte filluar seancën duke konstatuar mungesën e subjektit, prokurori Dritan Gina u shty me forcë mes oficerëve të Gardës Republikës dhe u fut pjesërisht në sallë duke bërtitur: “Ç’a është kjo seancë?!”, por oficerët e shtynë jashtë në pak sekonda.

Më herët, Gina u dëgjua të debatonte me oficerët e Gardës së Republikës pasi ishte paraqitur pa kartë ID dhe refuzoi që të kontrollohej. “Subjektet nuk kontrollohen,” tha Gina. Por oficerët thanë se zbatonin një rregullore.

Garda vuri në dijeni Komisionin dhe trupa e KPK vendosi të niste seancën pa praninë e Ginës, i cili ndodhej pas derës. Kur kryesuesja Etleda Çiftja po lexonte rrëzimin e disa kërkesave paraprake të Ginës nga një trupë tjetër gjykuese, prokurori shtyu oficerin që ndodhej jashtë dhe tentoi të hynte me forcë në sallë.

Garda e ndaloi dhe Çiftja tha me zë se Gina tentoi të hynte me forcë, si shënim për proceverbalin e seancës.  Trupa me relatore Xhensila Pine dhe anëtare Valbona Sanxhaktarin procedoi me njoftimin e shkarkimit të Ginës, i cili u gjet ne probleme të pasurisë dhe figurës.

Ky i fundit jashtë seancës këmbënguli se subjektet nuk kontrolloheshin dhe se seanca pa praninë e tij ishte e padrejtë. “Mezi paskan prit,” tha ai pasi u njoftua për vendimin.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Dritan Gina përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2003 dhe u emërua si prokuror në Prokurorinë e Lushnjes. Më pas, ai e ushtroi funksionin si prokuror në Prokurorinë e Durrësit, drejtues i komanduar i Prokurorisë së Elbasanit dhe prokuror në Tiranë.

Në maj 2018, Dritan Gina dhe bashkëshortja e tij, Rovena Gashi u pezulluan nga detyra nga kryeprokurorja e kohës, Arta Marku, pasi Prokuroria e Durrësit nisi një procedim për fshehje të pasurisë.

Bashkëshortët Gashi dhe Gina e kontestuan në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Markut, por kërkesa e tyre nuk u mor parasysh. Ndërsa procedimi penal u mbyll pa rezultate, bashkëshortja e subjektit, Rovena Gashi u shkarkua nga vetingu për “deklarim të pamjaftueshëm” të pasurisë./Reporter/

Pas

Klodiana Lala zbulon skandalin te 313-ta/ “Mos u çudisni kur ndonjë i dënuar të nxjerrë kokën nga tuneli”  

Para

Dy të plagosur rëndë, aksident në hyrje të Kuçovës, motori përplaset keq me makinën  

Para
Dy të plagosur rëndë, aksident në hyrje të Kuçovës, motori përplaset keq me makinën  

Dy të plagosur rëndë, aksident në hyrje të Kuçovës, motori përplaset keq me makinën  

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Nisma e re e qeverisë/ Operator publik për bashkitë, jepen 69 mln euro nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit

Nisma e re e qeverisë/ Operator publik për bashkitë, jepen 69 mln euro nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit

nga Fast News
12:30 | 28/07/2026
0

“Besa” kërkon të diskutojmë jo sa u rrit PBB-ja por si u nda ajo!

“Besa” kërkon të diskutojmë jo sa u rrit PBB-ja por si u nda ajo!

nga Fast News
12:06 | 28/07/2026
0

Besa Sharrah: Duke ndërtuar ura mes inxhinierisë, shërbimit publik dhe lidershipit

Besa Sharrah: Duke ndërtuar ura mes inxhinierisë, shërbimit publik dhe lidershipit

nga Fast News
11:59 | 28/07/2026
0

Shkolla nuk “vlen”, mbi 17 mijë persona me arsim të lartë nuk gjejnë punë, shumica të rinj

Shkolla nuk “vlen”, mbi 17 mijë persona me arsim të lartë nuk gjejnë punë, shumica të rinj

nga Fast News
11:55 | 28/07/2026
0

Recent News

Nisma e re e qeverisë/ Operator publik për bashkitë, jepen 69 mln euro nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit

Nisma e re e qeverisë/ Operator publik për bashkitë, jepen 69 mln euro nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit

12:30 | 28/07/2026
“Besa” kërkon të diskutojmë jo sa u rrit PBB-ja por si u nda ajo!

“Besa” kërkon të diskutojmë jo sa u rrit PBB-ja por si u nda ajo!

12:06 | 28/07/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora