Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

BE hapi kufijtë me Shqipërinë/ Ja si do udhëtohet tani dhe pengesat që mund të vendosin shtetet

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
BE hapi kufijtë me Shqipërinë/ Ja si do udhëtohet tani dhe pengesat që mund të vendosin shtetet
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Do të mjaftojë vetëm një tampon negativ për të udhëtuar në vendet e Bashkimit Europian.

Rënia e ndjeshme e shkallës së infeksionit nga C OVID-19 dhe përshpejtimi i procesit të vaksinimit kanë bindur vendet e unionit për hapjen e kufijve. Vendet anëtare të BE-së janë dakordësuar një ditë më parë që të heqin kufizimet e udhëtimit edhe për qytetarët nga 8 shtete, përfshirë edhe vendin tonë. Ndërkohë krahas Shqipërisë, “si zonë me rrezik të ulët” janë konsideruar po ashtu edhe Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

VENDIMI

Por çfarë do të thotë ky vendim për ata që duan të udhëtojnë, qoftë për pushime apo për të takuar të afërmit e tyre? Vaksinimi është pasaporta për të udhëtuar, por jo mundësia e vetme. Pra të gjithë ata që janë vaksinuar me të dyja dozat me vaksina të certifikuara nga Bashkimi Europian, siç janë “Pfizer” dhe “AstraZenca”, mund të udhëtojnë pa asnjë problem. Mjafton të ketë kaluar një periudhë 2-javore nga marrja e dozës së dytë. Por në vendin tonë pjesa dërrmuese janë vaksinuar me vaksinën kineze “Coronavac”. Por çfarë mbetet pozitiv është fakti që vendimi i djeshëm i BE-së për të nxjerrë Shqipërinë nga zona e kuqe krijon mundësinë e lëvizjes edhe me anë të testit. Pra mjafton një test negativ për të udhëtuar në zonën Shengen. Por pavarësisht kësaj, BE ka bërë të qartë se secili nga shtetet anëtare mund të vazhdojë të aplikojë karantinën. Një gjë e tillë mbetet në kompetencën e çdo shteti anëtar të BE-së, prandaj thuhet në njoftim, edhe në rast se disa vende deklarohen të sigurta, secili vend i BE-së ka të drejtë të vendosë masa për të luftuar koronavirusin. Sakaq, për të siguruar statusin e një vendi të sigurt, duhet të mos regjistrohen më shumë se 75 raste pozitive me koronavirus për 100,000 banorë në 14 ditët e fundit.

CERTIFIKATA DIXHITALE

Një javë më parë Parlamenti Europian miratoi “Green Pass”, certifikatën dixhitale që do të lehtësojë udhëtimet brenda unionit. Efektet do të nisin duke filluar nga data 1 korrik, çfarë do të thotë se duke nisur nga muaji tjetër të gjithë të vaksinuarit, pra personat që kanë marrë të dyja dozat e vaksinës anti-Covid, mund të udhëtojnë lirisht brenda unionit. Certifikata e pajisur me një kod identifikues do të lëshohet falas nga autoritetet kombëtare dhe do të jetë në dispozicion në formatin dixhital ose letër. Ky dokument që do të shërbejë për të vërtetuar injektimin e të dyjave dozave të vaksinës do të jetë i vlefshëm për 9 muaj. Por mundësia e lëvizjes nuk do të jetë vetëm për të vaksinuarit, por edhe për ata që e kanë kaluar koronavirusin. Kështu, do të jenë tri certifikata që do të lëshohen. E para do të jetë për të vaksinuarit, tjetra për ata të cilët janë rikuperuar nga infeksioni, si edhe një tjetër për ata që kryejnë testin dhe rezultojnë negativë.

Panorama

Pas

Ekzekutimi i vëllezërve Haxhia në Durrës, policia arreston 2 persona (EMRAT)

Para

Me avion drejt Londrës/ Nuk do jenë më në parlament, 3 deputetët e opozitës së re nisin pushimet (FOTO)

Para
Me avion drejt Londrës/ Nuk do jenë më në parlament, 3 deputetët e opozitës së re nisin pushimet (FOTO)

Me avion drejt Londrës/ Nuk do jenë më në parlament, 3 deputetët e opozitës së re nisin pushimet (FOTO)

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Avantazhi që Shqipëria nuk e reklamon

Avantazhi që Shqipëria nuk e reklamon

nga Fast News
19:35 | 15/11/2026
0

GEW Albania 2026/ Java Globale e Sipërmarrjes nis më 16 nëntor, rreth 40 aktivitete në katër qytete

GEW Albania 2026/ Java Globale e Sipërmarrjes nis më 16 nëntor, rreth 40 aktivitete në katër qytete

nga Fast News
19:31 | 15/11/2026
0

Pagat 7100 euro, Luksemburgu hap dyert për të huajt, ja cilët janë 5 sektorët

Pagat 7100 euro, Luksemburgu hap dyert për të huajt, ja cilët janë 5 sektorët

nga Fast News
14:59 | 15/11/2026
0

Doganat në rekord historik, 207 miliardë lekë të ardhura në 10 muaj

Doganat në rekord historik, 207 miliardë lekë të ardhura në 10 muaj

nga Fast News
13:14 | 15/11/2026
0

Recent News

Avantazhi që Shqipëria nuk e reklamon

Avantazhi që Shqipëria nuk e reklamon

19:35 | 15/11/2026
GEW Albania 2026/ Java Globale e Sipërmarrjes nis më 16 nëntor, rreth 40 aktivitete në katër qytete

GEW Albania 2026/ Java Globale e Sipërmarrjes nis më 16 nëntor, rreth 40 aktivitete në katër qytete

19:31 | 15/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora