Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

“Përgatituni për më të keqen, do ketë 2 viruse që shkaktojnë vdekjen”, ekspertët trondisin me parashikimin

nga Aurora Sulçe
6 years më parë
në Bota
0
“Përgatituni për më të keqen, do ketë 2 viruse që shkaktojnë vdekjen”, ekspertët trondisin me parashikimin
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Mjekët dhe ekspertët e shëndetit publik po i paralajmërojnë njerëzit në Hemisferën Veriore që të përgatiten për më të keqen në muajt e ardhshëm, kur koronavirusi dhe virusi i gripit do të qarkullojnë në të njëjtën kohë. Është një situatë e vështirë që mund të shkaktojë edhe më shumë vdekje dhe të mbingarkojë sistemet e kujdesit shëndetësor.

Mjekët thonë se këtë vit është më e rëndësishme të bësh vaksinën e gripit se anjëherë më parë. Ekspertët e qeverisë amerikane rekomandojnë që vaksinën ta bëjë kushdo, nga mosha 6 muajsh e lart.

“Parashikojmë se do të ketë njerëz që kanë edhe COVID edhe grip dhe kjo do të ishte tepër e rëndë, pasi rrit rrezikun e vdekjes nga njëri ose nga tjetri, prandaj duhet të bëjmë gjithçka mundemi për t’i parandaluar,” thotë doktoreshë Susan Rehm në Klinikën Cleveland.

Të dy janë viruse të frymëmarrjes dhe që të dy mund të shkaktojnë vdekjen. Ndërkaq, stina e gripit praktikisht ka filluar.

“Ne do të hyjmë në këtë stinë me duar të lidhura pas shpine dhe po punojmë në një klimë ku besimi te vaksinat vazhdon të bjerë,” thotë Lavanya Vasudevan, në Institutin Global të Shëndetit pranë Universitetit Duke.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve raportojnë një rënie të ndjeshme të imunizimeve rutinë te fëmijët. Mjekët thonë se ka pasur rënie të madhe të vizitave mjekësore për shkak të pandemisë. Por ata thonë gjithashtu se nuk ka arsye për t’u frikësuar nga vizitat.

“Të gjitha objektet shëndetësore po marrin masa paraprake shtesë për ta bërë mjedisin të sigurt për njerëzit që hyjnë brenda,” thotë doktoreshë Rehm. Profesore Vasudevan thotë se edhe kur nuk ka një pandemi, njerëzit shpesh nuk e bëjnë vaksinën e gripit.

“Vaksina e gripit jo gjithmonë ka efekt dhe njerëzit e përdorin këtë si justifikim për të mos e bërë vaksinën,” thotë profesorja. “Vitet e fundit, vetëm 20 për qind e njerëzve e kanë bërë vaksinën. Në të kaluarën kemi arritur deri në 60, 65%.” thotë Thomas Denny, i Institutit të Vaksinave në Universitetin Duke.

Ekspertët besojnë se edhe një vaksinë jo e përsosur mund të ulë fuqinë e infeksionit. “Ekzistojnë disa mite për vaksinën e gripit, për shembull se marrja e vaksinës të jep gripin. Kjo nuk është e mundur, sepse grimcat e virusit në vaksinën e gripit janë të vdekura dhe nuk mund të shumohen,” thotë profesore Vasudevan.

Të dhënat tregojnë se, gjatë sezoneve të kaluara, 80% e fëmijëve që humbën jetën nga gripi nuk ishin vaksinuar. Hulumtimet e Universitetit Duke tregojnë se vetëm një e treta e të rriturve amerikanë e morën vaksinën në vitin 2018. Ata që rrezikojnë më shumë nga infeksionet e gripit janë fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna, të moshuarit dhe njerëzit me sëmundje të tjera. Në rrezik janë gjithashtu afrikano-amerikanët dhe pakicat e tjera.

“Më shqetëson shumë fakti që komunitetet më të goditura nga COVID-i ndikohen gjithashtu shumë nga gripi dhe ne dimë që nivelet e vaksinimit janë më të ulëta te këto komunitete,” thotë profesore Vasudevan.

Ajo thotë se profesionistët e shëndetit publik duhet të punojnë me drejtuesit e komuniteteve që njerëzit të dinë se vaksinat e gripit mund të shpëtojnë jetë si dhe t’i shpërndajnë ato falas./VOA

Pas

Iu sekuestrua makina e blinduar! Ish-drejtori i Policisë së Elbasanit jep “llogari”, tregon se ku i gjeti lekët për makinën

Para

Habit gazetari Artan Hoxha, tregon nderin që i kërkojnë grupet kriminale politikanëve

Para
Habit gazetari Artan Hoxha, tregon nderin që i kërkojnë grupet kriminale politikanëve

Habit gazetari Artan Hoxha, tregon nderin që i kërkojnë grupet kriminale politikanëve

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Ekskluzive/ Sa përfitojnë nga ulja e tatimit mbi pagat dhe sa preken mbi 7 mln lekë?

Ekskluzive/ Sa përfitojnë nga ulja e tatimit mbi pagat dhe sa preken mbi 7 mln lekë?

nga Fast News
18:38 | 28/10/2026
0

TVSH për hotelet nga 6% në 10%, reagon shoqata e Hoteleri-Turizmit

TVSH për hotelet nga 6% në 10%, reagon shoqata e Hoteleri-Turizmit

nga Fast News
17:50 | 28/10/2026
0

30 vite SOS Shqipëri, një histori e shkruar me zemër!

30 vite SOS Shqipëri, një histori e shkruar me zemër!

nga Fast News
15:38 | 28/10/2026
0

Rama prezanton 10 pikat e Paketës Fiskale 2027, ja cfarë ndryshon nga tatimi i pagave tek taksa për apartamentet dhe vilat në bregdet

Rama prezanton 10 pikat e Paketës Fiskale 2027, ja cfarë ndryshon nga tatimi i pagave tek taksa për apartamentet dhe vilat në bregdet

nga Fast News
14:07 | 28/10/2026
0

Recent News

Ekskluzive/ Sa përfitojnë nga ulja e tatimit mbi pagat dhe sa preken mbi 7 mln lekë?

Ekskluzive/ Sa përfitojnë nga ulja e tatimit mbi pagat dhe sa preken mbi 7 mln lekë?

18:38 | 28/10/2026
TVSH për hotelet nga 6% në 10%, reagon shoqata e Hoteleri-Turizmit

TVSH për hotelet nga 6% në 10%, reagon shoqata e Hoteleri-Turizmit

17:50 | 28/10/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora