Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Ishte shumë i ri, virusi e mundi! Rama i pikëlluar bën dedikimin prekës për vdekjen e mikut e tij të ngushtë

nga Aurora Sulçe
6 years më parë
në Të gjitha
0
Ishte shumë i ri, virusi e mundi! Rama i pikëlluar bën dedikimin prekës për vdekjen e mikut e tij të ngushtë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndarjen nga jeta të skulptorit të njohur Arben Bajo, në moshën 53 vjeçare, pasi ishte infektuar me Covid dhe ndodhej i shtruar në spitalin Infektiv në gjendje të rëndë.

Rama teksa e quan humbjen e tij një trishtim i madh, thekson se ai nuk ia doli dot t’i mbijetojë virusit vdekjeprurës, që vazhdon të marrë jetë njerëzish nga kjo botë, duke sfiduar përparimin marramendës të shkencës e të mjekësisë.

“Çfarë trishtimi! Ben Bajo nuk do t’i hapë më sytë e as sytë e admiruesve të skulpturës, nuk do të shohin më krijesa të duarve të tij! Ai nuk ia doli dot t’i mbijetojë virusit vdekjeprurës, që vazhdon të marrë jetë njerëzish nga kjo botë, duke sfiduar përparimin marramendës të shkencës e të mjekësisë, me kërcënimin e përsëritjes së kasaphanës së vitit 1918, kur Gripi Spanjoll gllabëroi dhjetra miliona njerëz.

Beni ishte ende shumë i ri dhe arti i tij ishte ende në zhvillimin e vrullshëm drejt njehsimit me vetë artistin, çka vetvetishëm reflektonte akoma influencën e disa mjeshtrave të mëdhenj, në ndërkohën që shembëlltyrat e bronxta po merrnin dora-dorës hijen e pangatërrueshme të individualitetit të skulptorit të talentuar.

Një humbje e madhe kjo për ata që e njohën djalin fisnik, duarartë e fjalëpakë, po edhe për artin bashkëkohor shqiptar po ashtu, që humbi sot një prej bijve të vet më premtues e më të përkushtuar.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Eh, jeta është kjo, dihet gjithnjë si mbaron po s’dihet asnjëherë kur mbaron rrugëtimi ynë në këtë botë, ku disa e kanë dhuntinë e fatin të lenë pas diçka që i mbijeton vdekjes, veprën e tyre. Artistët hyjnë tek këta disa dhe kur janë prej vërteti, siç ishte Ben Bajo, kujtimi i tyre pavdekësohet nga prania pa kohë e veprave të tyre mes njerëzve që vijnë e shkojnë, në ndërkohën që veprat mbeten.

Ngushëllimet më të ndjera të dashurve e të afërmve të Benit, fjalët përballë vdekjes s’kanë asnjë fuqi, po asgjë tjetër veç fjalëve vdekja nuk le për dëshmitarët e saj”, shkruan Rama.

Pas

“Mos ki frikë se nuk na kap kjo e flamosura”, zbulohet biseda e fundit e mikut të Ramës para se të vdiste

Para

Prej ditësh e sëmurë rëndë, këngëtarja shqiptare me famë botërore jep lajmin e trishtë

Para
Prej ditësh e sëmurë rëndë, këngëtarja shqiptare me famë botërore jep lajmin e trishtë

Prej ditësh e sëmurë rëndë, këngëtarja shqiptare me famë botërore jep lajmin e trishtë

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Fotovoltaikët, ushqimet dhe rezistenca ndaj luftës në Iran

Fotovoltaikët, ushqimet dhe rezistenca ndaj luftës në Iran

nga Fast News
09:09 | 23/04/2026
0

Ministria e Financave avancon në procesin e çeljes së fondeve të programit IPARD III

Ministria e Financave avancon në procesin e çeljes së fondeve të programit IPARD III

nga Fast News
13:24 | 22/04/2026
0

Rritja e çmimit të naftës “mbush” buxhetin e shtetit, rreth 3.3 mln euro më shumë TVSH në mars

Ndryshojnë sërish cmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta e benzina

nga ro ot
11:00 | 22/04/2026
0

Kriza në Hormuz fuqizon Korridorin e Mesëm

Kriza në Hormuz fuqizon Korridorin e Mesëm

nga Fast News
09:51 | 22/04/2026
0

Recent News

Fotovoltaikët, ushqimet dhe rezistenca ndaj luftës në Iran

Fotovoltaikët, ushqimet dhe rezistenca ndaj luftës në Iran

09:09 | 23/04/2026
Ministria e Financave avancon në procesin e çeljes së fondeve të programit IPARD III

Ministria e Financave avancon në procesin e çeljes së fondeve të programit IPARD III

13:24 | 22/04/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora