Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Nëna denoncon: Vajzën ma shfrytëzojnë pro*titutë , ja sa para kam paguar

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Nëna denoncon: Vajzën ma shfrytëzojnë pro*titutë , ja sa para kam paguar
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Rasti i 17-vjeçares Xh.Xh në Fushë-Krujë, ku ishte droguar dhe më pas shfrytëzuar si prostitutë duke e detyruar të kryente marrëdhënie seksuale me 7 persona njëherësh nuk është i vetmi që po hetohet nga prokuroria Shqiptare. Një dosje e ngjashme me atë çfarë ka ndodhur në Fushë-Krujë, po hetohet prej fillimit të muajit qershor 2020 në Tiranë, ku një vajzë 23-vjeçare Entela.T, ka të dhëna se shfrytëzohet si prostitutë në zonën e Fushë-Krujës, Laçit dhe Shkodrës.

Vajza e cila sipas kallëzimit në polici të nënës së saj, vuan nga sëmundja e “Epilepsisë”, largohet shpesh nga shtëpia duke mos u kthyer për disa ditë me radhë. Sipas nënës, Shadije.T, vajza e saj Entela është bërë pjesë e një shoqërie jo të rregullt, të cilët e shfrytëzojnë si prostitutë. Shadija, ka treguar në kallëzimin e saj se: “….në datën 5 qershor 2020 ishin në shtëpi dhe rreth orës 24:00 të natës, vajzën e mori në telefon një shok me emrin Donal dhe me të doli për të pirë kafe. Entela doli të takojë personin që e kërkoi, por ajo vetë nuk kishte lekë me vete…”.

Shadija, thotë në dëshminë e saj se e ka telefonuar disa herë Entelën, por kjo e fundit ja ka mbyllur telefonin. Atëherë i ka shkruar mesazh duke e pyetur se ku ishte dhe kur do vinte në shtëpi? Nga ana tjetër Entela i është përgjigjur fillimisht se ishte tek “Grandi” dhe se do vinte shpejt. Por më pas i ka shkruar se ishte tek “Poligrafiku” me një shoqe dhe dy shokë të lagjes dhe se nuk kishte bateri në telefon.

Shadija, tregon se në orën 7:24 të mëngjesit të datës 6 qershor 2020 ka pasur komunikimin e fundit me vajzën e saj Entela. Sipas Shadijes, Entela ka ikur disa herë nga shtëpia dhe ka shkuar në Fushë-Krujë tek disa shokë të saj, mes të cilëve njëri quhet Armando. Sipas nënës në rastet që Entela ka qëndruar në Fushë-Krujë, ajo ka qëndruar 2-3 ditë dhe ka shkuar në shtëpi, duke i treguar Shadijes se ata personat me të cilët është shoqëruar, i kanë mbajtur telefonin celular dhe i kërkonin lekë që tia kthenin.

Fillimisht Shadija, i ka dhënë Entelës disa herë lekë si 800 mijë lekë të vjetra, 500 mijë lekë të vjetra, 250 mijë lekë dhe rasti i fundit, tregon Shadija i ka dhënë para një jave se të bënte kallëzimin në polici, shumën prej 120 mijë lekë të vjetra. Vetë Shadija u ka thënë oficerëve dhe prokurorëve se ka takuar një taksist me inicialet F.S dhe së bashku me vajzën e saj Entela, ka shkuar në Fushë-Krujë, ku i ka dhënë shumën e lekëve që kërkonin personat.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Një veprim të tillë sipas saj e kishte kryer disa herë. Shadija, ka shumë dyshime se vajza e saj gjatë periudhës kur mungon në banesë, shfrytëzohet si prostitutë nga shoku i saj Donaldi, Armando B. dhe Endri.I. Pas marrjes së denoncimit së nënës Shadijes, policia dhe prokuroria e Tiranës kanë njoftuar të gjitha shërbimet policore për lokalizimin dhe shoqërimin në polici të Entelës.

Vajza 23-vjeçare është identifikuar në orën 24:00 të mesnatës së 6 qershorit 2020. Entela është shoqërua në polici dhe më pas pyetur nga oficerët ku ka deklaruar se: “…në orën 24:00 të 5 qershorit 2020 isha në banesë dhe ka bërë sikur i ka rënë zilja e telefonit dhe i ka thënë nënës “…do dal deri tek lokal “Jonart” se më telefonoi Donaldi…”. Kam dalë nga banesa dhe në orën 01:00 të datës 6 qershor jam nisur me taksi nga “Ushtari i Panjohur” për në Shkodër. Në Shkodër, ka mbërritur në orën 02:20 dhe ka zbritur në qendër të qytetit.

Aty e priste i dashuri i cili quhet Sabah.D, 28-vjeç dhe së bashku me të kam shkuar në një lokal në zonën e Shirokës. Para se të zbardhte dita kam shkuar me Sabah në hotel “Bicaj”, dhe kam qëndruar deri në orën 22:00 të mbrëmjes…”. Më tej vajza shpjegon se ka marë taksi në Shkodër dhe në Tiranë ka mbërritur në orën 23:50 tek fusha e “Ali Demit”, ku aty e ka ndaluar Patrulla e Policisë.

“…unë jam larguar dhe herë të tjera nga shtëpia dhe kam shkuar në Shkodër, në Fushë-Krujë, në Lushnjë, Prrenjas dhe Laç. Në Shkodër kam qëndruar 3 apo 4 netë, në Laç kam shkuar brenda ditës në Fushë-Krujë, kam qëndruar rreth një javë, në Lushnjë 3-4 ditë”, dhe për këto lëvizje ka njoftuar nënën e saj. Ndërsa për lekët që ja ka paguar disa personave në Fushë-Krujë, Entela u ka pohuar policëve se ka thyer një xham në ambientet e një lokali dhe për këtë veprim është detyruar ta paguajë dëmin e krijuar, por nuk kujtonte se sa lekë kishte paguar. /Shqiptarja.com/

Pas

Vra*ja e 35-vjeçarit në Gjirokastër/ Në burg i dyshuari kryesor, lirohen dy të miturit

Para

Ndizen motorrët e fushatës elektorale, Rama takim me strukturat e PS-së në Zvërnec

Para
Ndizen motorrët e fushatës elektorale, Rama takim me strukturat e PS-së në Zvërnec

Ndizen motorrët e fushatës elektorale, Rama takim me strukturat e PS-së në Zvërnec

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Taksa më të larta në 2027? Prodhuesit reagojnë për paketën fiskale

Taksa më të larta në 2027? Prodhuesit reagojnë për paketën fiskale

nga Fast News
14:40 | 27/10/2026
0

Analiza/ Paketa fiskale 2027, çfarë ndryshon për bizneset dhe qytetarët?

Analiza/ Paketa fiskale 2027, çfarë ndryshon për bizneset dhe qytetarët?

nga Fast News
14:32 | 27/10/2026
0

Paketa Fiskale 2027/ Ulet në 6% TVSH e ushqimeve, rritet në 21% norma e përgjithshme

Paketa Fiskale 2027/ Ulet në 6% TVSH e ushqimeve, rritet në 21% norma e përgjithshme

nga Fast News
09:46 | 27/10/2026
0

Shtëpi me qira që mund ta blesh, çfarë parashikon projektligji “Për Strehimin Social”?

Shtëpi me qira që mund ta blesh, çfarë parashikon projektligji “Për Strehimin Social”?

nga Fast News
11:06 | 26/10/2026
0

Recent News

Taksa më të larta në 2027? Prodhuesit reagojnë për paketën fiskale

Taksa më të larta në 2027? Prodhuesit reagojnë për paketën fiskale

14:40 | 27/10/2026
Analiza/ Paketa fiskale 2027, çfarë ndryshon për bizneset dhe qytetarët?

Analiza/ Paketa fiskale 2027, çfarë ndryshon për bizneset dhe qytetarët?

14:32 | 27/10/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora