Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Ne ju mbajtëm në Kuvend” Gjuzi nuk ‘zë mend’ nga përjashtimi, përplaset me Ruçin: Je i sëmurë!

nga Aurora Sulçe
6 years më parë
në Të gjitha
0
“Ne ju mbajtëm në Kuvend” Gjuzi nuk ‘zë mend’ nga përjashtimi, përplaset me Ruçin: Je i sëmurë!
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i opozitës së re në Kuvend Kujtim Gjuzi është rikthyer sot në seancën plenare pasi u përjashtua.

Por edhe pse arsyeja e këtij vendimi ishin përplasjet e vazhdueshme me kryetarin Gramoz Ruçi, duket se ai nuk ka hequr dorë nga kjo gjë.

Edhe sot teksa mbante fjalim në foltore, Gjuzi u shpreh se nuk duhet të ishte dënuar fare pasi është pjesë e opozitës që mbajti më këmbë parlamentin.

Ai akuzoi Ruçin për shkelje të rregullores pasi nuk i jep fjalën për replikë me kryeministrin. Nga ana tjetër kreu i Kuvendit deklaroi se është e ndaluar të ndërhysh teksa flet dikush në foltore duke e cilësuar madje ‘të sëmurë’ Gjuzin nga kjo pikëpamje.

“Në seancën e kaluar unë mungova për arsye se ju pretenduat që kisha shkelur etikën dhe rregulloren. Në fakt z.kryetar rregulloren e shkelni ju që nuk lejoni deputetin konservator të replikojë me kryeministrin edhe kur ai përdor epitete e fyen, edhe kur kryeministri tenton ta denigrojë opozitën e përgjegjshme parlamentare. Zoti kryetar unë kam respekt për institucionet dhe për postin tuaj por nuk mund të jem dakord me ju dhe për atë që tha kolegu që gjërat këtu me kodin zgjedhor bëhen natën.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

7 parti politike kanë depozituar në mënyrë ligjore, pas konsulimit një projekt, draft për të diskutuar për ta hapur kodin zgjedhor. Ta harrojë PS dhe sekretari i saj i përgjithshëm dhe kryetari i saj se mund të shkojë me këtë kod. Z.kryetar ju kam thënë jo vetëm në telefonatën që kishim së bashku dhe gjeta mirëkuptimin tuaj, për çështjen e Byrosë që e shtytë dhe afruat të hënën. Në fakt mësohet që kishe vendosur veton për të çuar dënimin nga 10 në 4 ditë pasi kolegët e mi edhe të PS, thanë me 3 apo 2. Z.kryetar në fakt s’duhet të kisha marrë fare dënim. Sepse jemi opozita që e mbajtëm parlamentin në këmbë, që të mbajtëm dhe juve kryetar të Kuvendit. Dua t’ju shpreh indinjatën time. Nenet që ka kjo rregullore mos i shkelni ju. Nëse ju i shkelni dhe unë do t’i shkel”, deklaroi Gjuzi.

Por edhe Ruci nuk ka preferuar të qëndrojë indiferent duke kthyer menjëherë përgjigje.

Ai i ka kujtuar Gjuzit se dhe përsa i përket dënimit për përjashtimin e tij nga Kuvendi është Byroja që gjykon vendimin e sekretariatit.

“Që të bësh replikë personale me kryeministri është kur je i atakuar drejt për atë që ke shprehur apo ke thënë. Ju tërheq vëmendjen që jeni i vetmi deputet që ndërhyni në kundërshtim me rregulloren sa herë flet kryeministri. Është kategorikisht e ndaluar që të ndërhysh. Në asnjë parlament demokratik. Edhe njëherë mos ndërhy. Je i sëmurë në këtë pikëpamje. Jam mjek jashtëzakonisht i mirë politik. Mos kujto se erdhe në këtë sallë dhe u bërë atë ditë politikan.

Nuk duhej të merrej vendim për ty. Është ekskluzivitet i sekretariatit që e ka marrë atë vendim dhe ka vetëm një organ që e gjykon që është Byroja e kuvendit. Byroja e Kuvendit në uljen e dënimit tënd pati në konsideratë jo se ti nuk kishte shkelur rregulloren por pati parasysh dhe reflektimin tënd duke kërkuar ndjesë kur u paraqite. Byroja gjykoi që nga 10 ditë ta bënte 4 ditë.

Sa i përket asaj që prezenca juaj këtu mbajti në këmbë maxhorancën, të kujtoj që maxhorancën e mbajtën në këmbë këmbët e veta, se ka të gjithë numrat e domosdoshëm që ky parlament të ishte funksional si për atë dhe për mua që jam këtu”, u shpreh Ruçi.

Pas

Lëvizja e fortë e SPAK/ Mbyll hetimet për grabitjen e Rinasit, ja emrat dhe akuzat

Para

“Ja pesë drejtimet kryesore” Gjonaj prezanton para Kryeprokurorit planin e qeverisë për të luftuar korrupsionin

Para
“Ja pesë drejtimet kryesore” Gjonaj prezanton para Kryeprokurorit planin e qeverisë për të luftuar korrupsionin

“Ja pesë drejtimet kryesore” Gjonaj prezanton para Kryeprokurorit planin e qeverisë për të luftuar korrupsionin

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

31 dhjetori, afati i fundit për pajisjen e bizneseve me terminalin POS/POI

31 dhjetori, afati i fundit për pajisjen e bizneseve me terminalin POS/POI

nga Fast News
10:09 | 27/09/2026
0

Çmimi i naftës i afrohet 2 eurove, shteti i Kosovës përfiton mbi gjysmë miliardi euro

Çmimi i naftës i afrohet 2 eurove, shteti i Kosovës përfiton mbi gjysmë miliardi euro

nga Fast News
10:00 | 27/09/2026
0

Future2Tech përmbyll edicionin e katërt: Nga fintech dhe investimet te startup-et që synojnë Silicon Valley

Future2Tech përmbyll edicionin e katërt: Nga fintech dhe investimet te startup-et që synojnë Silicon Valley

nga Fast News
09:40 | 27/09/2026
0

Prof. Dr. Anastas Angjeli: Universitetet në Epokën digjitale, sfidat ekonomike dhe gjeopolitike

Prof. Dr. Anastas Angjeli: Universitetet në Epokën digjitale, sfidat ekonomike dhe gjeopolitike

nga Fast News
10:17 | 26/09/2026
0

Recent News

31 dhjetori, afati i fundit për pajisjen e bizneseve me terminalin POS/POI

31 dhjetori, afati i fundit për pajisjen e bizneseve me terminalin POS/POI

10:09 | 27/09/2026
Çmimi i naftës i afrohet 2 eurove, shteti i Kosovës përfiton mbi gjysmë miliardi euro

Çmimi i naftës i afrohet 2 eurove, shteti i Kosovës përfiton mbi gjysmë miliardi euro

10:00 | 27/09/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora