Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

Mos harroni të notoni/ Këto janë 4 përfitimet e rëndësishme që i sjell shëndetit

nga Aurora Sulçe
6 years më parë
në Lifestyle
0
Mos harroni të notoni/ Këto janë 4 përfitimet e rëndësishme që i sjell shëndetit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Noti në det mundet të përmirësojë humorin dhe shëndetin në përgjithësi.

Efektet shëruese të ujit të detit u përmblodhën në termin ‘Thalassotherapy’ ‘Terapia e Ujit të Kripur’ që përmendej gjërësisht nga Hipokrati.

Grekët e lashtë kishin një vlerësim të lartë për përfitimet shëndetsore dhe ato të bukurisë që vijnë nga ky ujë i pasur me minerale.

Për rrjedhojë, ata nuk hezitonin të kridheshin në pishina dhe vaska të mbushura me ujë deti.

Noti në ujë deti mundet të përmirësojë funksionet e sistemit imunitar, qarkullimin, mirëqenien dhe hidratojë lëkurën.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Sistemi imunitar

Uji i detit është i pasur me vitamina, kripëra minerale, amino acide dhe mikroorganizma të gjallë që munden të shërbejnë si antibiotikë duke promovuar shëndet të mirë.

Gjatë notit, përbërësit e ujit të detit, të ngjashëm me plazmën e gjakut të njeriut përthithen lehtësisht dhe shfrytëzohen nga organizmi.

Aroma e detit me një rrymë jonesh të ngarkuara negativisht dhe molekula që ngjiten në mushkëri, e bëjnë sistemin imunitar më të fortë.

Për më tepër, ekspertët janë të mendimit se noti në ujëra të kripur çel poret e lëkurës dhe lejon përthithjen e mineraleve të detit dhe largon toksinat që shkaktojnë sëmundje nga trupi.

Qarkullimi

Noti në ujë të kripur lehtëson qarkullimin e gjakut.

Sistemi qarkullues që përbëhet nga zemra, kapilarët, arteriet dhe venat e transferon gjakun e pasur me oksigjen nga zemra në trup dhe më pas e kthen atë në zemër sërish.

Në faqen e internetit Thalasso Experience shpjegohet se thalasoterapia që e përmendëm më lart, ka si qëllim të rrisë qarkullimin e gjakut.

Noti ose qëndrimi në ujë të kripur përmirëson qarkullimin e gjakut dhe rikthen mineralet thelbësore të shpërbëra nga stresi, kequshqyerja, helmet mjedisore e të tjerë.

Mirëqenia

Uji i detit rekomandohet për të përmirësuar shëndetin dhe mirëqenien.

Noti në det aktivizon mekanizmat shërues të trupit dhe përshpejton shërimin nga probleme si azma, bronshiti, inflamacionet, dhimbje të ndryshme etj.

Uji i detit është i pasur me magnez dhe mundet të qetësojë muskujt, pakësojë stresin dhe nxisë gjumin.

Magnezi ndihmon në zbutjen e nervave dhe irritimit dhe nxit një ndjesi qetësie të nevojshme.

Lëkura

Magnezi ndihmon në hidratimin dhe përmirësimin e paraqitjes së lëkurës tuaj.

Një studim i publikuar në Shkurt të 2005 në  “International Journal of Dermatology,” thotë se të bërit banjë me solucione kripore të pasura me magnez nga Deti i Vdekur përmirëson lagështinë e lëkurës.

Njerëzit që kishin lëkurë të thatë dhe që morën pjesë në studim e futën njërin parakrah në një enë me solucion që përmbante 5% kripë nga Deti i Vdekur dhe tjetrin në ujë të zakonshëm.

Shkencëtarët zbuluan se solucioni me kripë përmirëson hidratimin e lëkurës dhe pakëson simptomat e inflamacionit në lëkurë siç janë skuqja dhe ashpërsia e saj.

Përmirësimet në lëkurë iu atribuan përmbajtjes së lartë të magnezit në kripën që vinte nga Deti i Vdekur./AgroWeb.org

Pas

“Vetëm nuk ia dalim dot” Thirrja e mjekut të QSUT që duhet dëgjuar nga të gjithë (VIDEO)

Para

Saimir Tahiri ‘arratiset’ nga zhurma e Tiranës, ja ku është parë sot bashkë me familjen (FOTO)

Para
Saimir Tahiri ‘arratiset’ nga zhurma e Tiranës, ja ku është parë sot bashkë me familjen (FOTO)

Saimir Tahiri ‘arratiset’ nga zhurma e Tiranës, ja ku është parë sot bashkë me familjen (FOTO)

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Bëhet keq për prona, raporti i BSH: Ka më pak në treg për shitje

Bëhet keq për prona, raporti i BSH: Ka më pak në treg për shitje

nga Fast News
11:52 | 09/06/2026
0

Emërohet ambasadorja e re e Bashkimit Europian në Tiranë, ja cila është

Emërohet ambasadorja e re e Bashkimit Europian në Tiranë, ja cila është

nga Fast News
11:36 | 09/06/2026
0

Ku renditet vendi ynë mes investitorëve globalë? Nga SHBA te Kina, kush dominon botën?

Ku renditet vendi ynë mes investitorëve globalë? Nga SHBA te Kina, kush dominon botën?

nga Fast News
11:34 | 09/06/2026
0

Si ta shëtisni botën pa harxhuar shumë para

Si ta shëtisni botën pa harxhuar shumë para

nga Fast News
11:28 | 09/06/2026
0

Recent News

Bëhet keq për prona, raporti i BSH: Ka më pak në treg për shitje

Bëhet keq për prona, raporti i BSH: Ka më pak në treg për shitje

11:52 | 09/06/2026
Emërohet ambasadorja e re e Bashkimit Europian në Tiranë, ja cila është

Emërohet ambasadorja e re e Bashkimit Europian në Tiranë, ja cila është

11:36 | 09/06/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora