Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Çudi e madhe”/ Rama kapet me ndjekësit: Më përqeshët e shatë për “4 fije hekuri”

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
E BUJSHME/ Vendimi i papritur i Ramës, pranon të takohet me opozitën parlamentare
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje të revoltuar gjithë komentuesve, që janë treguar skeptikë për procesin e rindërtimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Sipas kryeministrit, komentuesit janë mbushur plot mllef dhe nuk kuptojnë sesa qesharakë bëhen. Ndër të tjera, Rama shprehet se ata po hedhin baltë mbi një punë të mirë.

Kryeministri i referohet komenteve të disa ndjekësve që i ka kujtuar 4 fije të holla hekuri, që dukeshin në një prej postimeve të tioj.

Postimi i plotë:

ÇUDI E MADHE. Duke ndjekur komentet tuaja në makinë gjatë kthimit në zyrë pasi vumë tullën e parë të Rindërtimit sot, më ra në sy që disa nga ju kapeshin tek “4 fijet e hekurit” të kolonës mbajtëse të shtëpisë, duke përqeshur, sharë e deri edhe mallkuar, sepse sipas tyre, shtëpia do binte nga era, paratë ishin vjedhur, njerëzit ishin mashtruar, etj.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Po si ka mundësi si(!), si ka mundësi që mllefi, verbëria, padurimi a ku di unë se çfarë, t’i shtyjnë disa deri në këtë pikë dhe të mos e kuptojnë as vetë se sa qesharakë bëhen, kur fjala e keqe u vjen si kryefjala e mendimit të tyre edhe kur, dreqi e mori, shohin një punë të mirë!

Po si ka mundësi që edhe njerëz që punojnë, djersijnë, jetojnë me mundin e tyre, kur vjen puna për të parë punën e të tjetrit a tonën në këtë rast, verbohen dhe prishin gojën pa asnjë gajle pavarësisht se sa e gabuar është ajo që thonë!

Po si ka mundësi që dikujt të mund t’i shkojë mendja se kjo “kollonë me 4 fije hekur” na qenka prova e të gjitha të këqijave, kur në fakt është thjesht skeleti i kolonës, që mbushet me hekur!
Por nuk kam se si të mos i justifikoj në fund këta njerëz që flasin këtu kësisoj, kur shpifjet, sajesat e sharjet, janë kthyer prej kohësh në normë komunikimi në hapësirën e debatit publik, politik e mediatik – për turpin e faqen e zezë të atyre që pushtojnë kanalet e portalet nga lartësia e një paturpësie marramendëse, duke krejt gabimisht “dele” këtë popull që të jep ujë në bisht të lugës!

E që ta mbyll, Rindërtimi do të jetë një faqe e bukur e punës sonë të stërmundimshme (e jo pa të meta) për të ndërtuar një Shqipëri më të mirë, më të drejtë, më të bukur se ajo që trashëguam 7 vjet më parë dhe një shembull që të kujtohet gjatë, për transformimin e jashtëzakonshëm social e urban që do të sjellë, aty ku në 26 nëntor fatkeqësia e madhe goditi fort duke sjellë vdekje, plagë e ankth për të nesërmen, e cila do të jetë shumë më e ndritur se e djeshmja për mijëra familjet e prekura nga ajo fatkeqësi, pa dallim bindjeje politike, prejardhjeje krahinore apo statusi social.

Pas

Pandemia/ Ministria e Shëndetësisë ndryshon orar: Ja kur do të bëhet përditësimi i situatës

Para

LAJM I FUNDIT/ Aksident në Vlorë, një person në gjendje të rëndë

Para
E rëndë/ 33-vjeçari nga Tirana i jep fund jetës, hidhet nga pallati

LAJM I FUNDIT/ Aksident në Vlorë, një person në gjendje të rëndë

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Prof. Dr. Adrian Civici: Fituesit dhe humbësit e luftës për Hormuzin

Prof. Dr. Adrian Civici: Fituesit dhe humbësit e luftës për Hormuzin

nga Fast News
15:39 | 05/05/2026
0

Women Startup Albania 2026: Platforma që po kthen idetë e grave në biznese të qëndrueshme

Women Startup Albania 2026: Platforma që po kthen idetë e grave në biznese të qëndrueshme

nga Fast News
15:35 | 05/05/2026
0

Ekonomia e Iranit buzë greminës për shkak të luftës

Ekonomia e Iranit buzë greminës për shkak të luftës

nga Fast News
15:33 | 05/05/2026
0

Eurostat: Shqiptarët investuan 760 mln euro në pasuri të paluajtshme jashtë vendit në 2023

Eurostat: Shqiptarët investuan 760 mln euro në pasuri të paluajtshme jashtë vendit në 2023

nga Fast News
12:22 | 05/05/2026
0

Recent News

Prof. Dr. Adrian Civici: Fituesit dhe humbësit e luftës për Hormuzin

Prof. Dr. Adrian Civici: Fituesit dhe humbësit e luftës për Hormuzin

15:39 | 05/05/2026
Women Startup Albania 2026: Platforma që po kthen idetë e grave në biznese të qëndrueshme

Women Startup Albania 2026: Platforma që po kthen idetë e grave në biznese të qëndrueshme

15:35 | 05/05/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora