Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Akt i paprecedent”/ Koalicioni opozitar: Dënojmë tentativën e Ramës për prishjen e konsensusit të arritur

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
E rëndë/ Bie në kontakt me korentin, humb jetën një grua. Policia jep detajet
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Opozita e bashkuar ka dënuar tentativën e Ramës për prishjen e paprecedentë të konsensusit të arritur me ndërmjetësimin dhe mbështetjen e partnerëve strategjikë. Sipas tyre, kryeministri po vë në rrezik stabilitetin e vendit, si dhe dëmton seriozisht shanset e Shqipërisë për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian.

Në një deklaratë të përbashkët partitë opozitare jashtë parlamentit theksojnë se kurrë më parë nuk ka ndodhur që të ndryshohet Kushtetuta e Shqipërisë dhe rregullat e lojës së një gare elektorale në mënyrë të njëanshme dhe pa konsensus mes palëve pjesëmarrëse në zgjedhje.

DEKLARATË E KOALICIONIT OPOZITAR:
Opozita e Bashkuar dënon me forcë tentativën e Edi Ramës për prishjen e Marrëveshjes së 5 Qershorit për Reformën Zgjedhore. Ky akt i paprecedentë prish konsensusin e arritur me ndërmjetësimin dhe mbështetjen e partnerëve tanë strategjikë SHBA dhe BE, vë në rrezik stabilitetin e vendit, si dhe dëmton seriozisht shanset e Shqipërisë për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian.

Ky veprim diabolik po kryhet vetëm për pushtetin personal të Edi Ramës dhe motivohet prej frikës së tij nga zgjedhjet. Ai dëmton rëndë interesat e qytetarëve shqiptarë, të cilët janë braktisur dhe tradhtuar nga kryeministri në ikje, duke i lënë të vetëm përballë krizës më të thellë të pandemisë dhe atë ekonomike që është pasojë direkte e dështimit dhe papërgjegjshmërisë së tij dhe qeverisë së tij.

Kurrë më parë nuk ka ndodhur që të ndryshohet Kushtetuta e Shqipërisë dhe rregullat e lojës së një gare elektorale në mënyrë të njëanshme dhe pa konsensus mes palëve pjesëmarrëse në zgjedhje. Ky provokim i ulët dhe sjellje tipike prej autokrati që ka frikë nga zgjedhjet e lira e të ndershme, synon të nxisë konflikt politik në vend në prag të zgjedhjeve të ardhshme, që janë kyçe për demokracinë dhe ecurinë e Shqipërisë në rrugën e saj europiane.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Opozita e Bashkuar ka informuar zyrtarisht gjatë ditës së sotme Presidentin e Republikës dhe partnerët tanë strategjikë për këtë akt të paprecedentë që acaron më tej klimën politike në vend dhe e fut Shqipërinë në një kurs zhvillimesh të paparashikueshme.

Opozita e Bashkuar ka qenë dhe mbetet plotësisht e angazhuar në përmbushjen e thirrjes së Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Europian, Joseph Borrel dhe Komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi për kodifikimin pa ndryshime të marrëveshjes së 5 Qershorit, sa më shpejt në Parlament.

 

Pas

TRAGJIKE/ Humb jetën 4-vjeçari në spitalin e Vicenza-s

Para

Përfundon intervista e Thaçit në Hagë: Nesër do të vazhdojmë përsëri

Para
Përfundon intervista e Thaçit në Hagë: Nesër do të vazhdojmë përsëri

Përfundon intervista e Thaçit në Hagë: Nesër do të vazhdojmë përsëri

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Taksa më të larta në 2027? Prodhuesit reagojnë për paketën fiskale

Taksa më të larta në 2027? Prodhuesit reagojnë për paketën fiskale

nga Fast News
14:40 | 27/10/2026
0

Analiza/ Paketa fiskale 2027, çfarë ndryshon për bizneset dhe qytetarët?

Analiza/ Paketa fiskale 2027, çfarë ndryshon për bizneset dhe qytetarët?

nga Fast News
14:32 | 27/10/2026
0

Paketa Fiskale 2027/ Ulet në 6% TVSH e ushqimeve, rritet në 21% norma e përgjithshme

Paketa Fiskale 2027/ Ulet në 6% TVSH e ushqimeve, rritet në 21% norma e përgjithshme

nga Fast News
09:46 | 27/10/2026
0

Shtëpi me qira që mund ta blesh, çfarë parashikon projektligji “Për Strehimin Social”?

Shtëpi me qira që mund ta blesh, çfarë parashikon projektligji “Për Strehimin Social”?

nga Fast News
11:06 | 26/10/2026
0

Recent News

Taksa më të larta në 2027? Prodhuesit reagojnë për paketën fiskale

Taksa më të larta në 2027? Prodhuesit reagojnë për paketën fiskale

14:40 | 27/10/2026
Analiza/ Paketa fiskale 2027, çfarë ndryshon për bizneset dhe qytetarët?

Analiza/ Paketa fiskale 2027, çfarë ndryshon për bizneset dhe qytetarët?

14:32 | 27/10/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora