Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Situate dramatike”/ Përfaqësuesit e transportit: Pa u përmbushur kërkesat nuk rinisim punën

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
“Situate dramatike”/ Përfaqësuesit e transportit: Pa u përmbushur kërkesat nuk rinisim punën
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Transporti është një ndër sektorët më të goditur nga kriza e Covid-19. Situata e vështirë, në të cilën ndodhen operatorët dhe kërkesat e tyre ekonomike kanë mbajtur peng nisjen e këtij shërbimi, aq shumë të mirëpritur nga qytetarët.

Teksa Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se shërbimi i transportit publik duhet të niste këtë të mërkurë, kjo nuk ka ndodhur, me përjashtim të disa linjave në transportit ndërqytetës.

Për të diskutuar për këtë çështje tejet delikate ishin të ftuar në A2 Business Week Rixhin Qoshja, kryetar i Shoqatës së Transportit Urban dhe Ervin Shijaku, përfaqësues i Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas.

Qosja u shpreh se situata është shumë dramatike për këtë sektor. “Kemi që prej datës 11 mars të mbyllur, në kolaps ekonomik. Humbjet llogariten rreth 3 milionë në muaj. Në disa qytete kanë nisur linjat interurbane, të cilat ose nuk e kanë lexuar protokollin e sigurisë ose nuk e kanë kuptuar. Ky protokoll e bën të pamundur financiarisht si edhe ligjërisht për të filluar operimin”, u shpreh Rixhin Qoshja.

I të njëjtit mendim ishte edhe Ervin Shijaku, përfaqësues i Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas. “Është e pamundur të ofrohet shërbimi me atë protokoll që ka dalë. Kostot nuk përballohen. Sipas protokollit, në autobus duhet të kesh vetëm 50% të kapacitetit sepse personat duhet të ulen diagonalisht. Kjo bën që kosto të rritet me 50%. Në bazë të protokollit, çdo operator duhet të dezinfektojë autobusin pas çdo rruge. Por kostoja 55 mijë lekë është e pamundur”.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Qoshja flet për kërkesat e tyre. “Ne kemi bërë një kërkesë me 4 pika shumë të qarta. E para është heqja e akcizës së naftës. E dyta, zerimi i TVSH-së për këtë vit që jemi dhe rikthimi i saj në nivelin 6 përqind. E treta, rimbursimi i kapacitetit të munguar. Ne kërkojmë nga qeveria respektimin e një ligji të cilin ajo e ka miratuar vetë, por si e tillë nuk ka nxjerrë aktet nënligjore. Është rimbursimi i kategorive që e rifitojnë transportin falas”.

kryetar i Shoqatës së Transportit Urban shprehet i vendosur se nëse kërkesat nuk plotësohen nuk rinis puna. “Në rast se këto kërkesa nuk do të plotësohen, atëherë ne jemi të paaftë financiarisht për të filluar punën”, u shpreh A2 Business Week Rixhin Qoshja. /A2CNN/

Pas

E FUNDIT/ Identifikohet agresori, ka kush e plagosi efektivin e policisë

Para

“Nuk mund të përdorim pandeminë për të rregualluar problemet e vjetra”, reagon drejtori i DPSHTRR

Para
“Nuk mund të përdorim pandeminë për të rregualluar problemet e vjetra”, reagon drejtori i DPSHTRR

“Nuk mund të përdorim pandeminë për të rregualluar problemet e vjetra”, reagon drejtori i DPSHTRR

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Shtëpi me qira që mund ta blesh, çfarë parashikon projektligji “Për Strehimin Social”?

Shtëpi me qira që mund ta blesh, çfarë parashikon projektligji “Për Strehimin Social”?

nga Fast News
11:06 | 26/10/2026
0

Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta, çfarë ndodh pas listës?

Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta, çfarë ndodh pas listës?

nga Fast News
10:33 | 26/10/2026
0

Stabiliteti financiar nuk duhet të jetë viktimë e protestës

Rama paralajmëron deri në 5 milionë lekë gjobë për dhunën në protesta

nga Fast News
18:57 | 25/10/2026
0

Bizneset e dëmtuara nga protestat, Rama prezanton paketën: Shteti mbulon deri në 100% të dëmeve

Bizneset e dëmtuara nga protestat, Rama prezanton paketën: Shteti mbulon deri në 100% të dëmeve

nga Fast News
17:17 | 25/10/2026
0

Recent News

Shtëpi me qira që mund ta blesh, çfarë parashikon projektligji “Për Strehimin Social”?

Shtëpi me qira që mund ta blesh, çfarë parashikon projektligji “Për Strehimin Social”?

11:06 | 26/10/2026
Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta, çfarë ndodh pas listës?

Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta, çfarë ndodh pas listës?

10:33 | 26/10/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora