Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Del vendimi i 2015 që nxjerr blof socialistët e KQZ-së me regjistrimin e “Bindjes Demokratike”

nga Fast News
7 years më parë
në Të gjitha
0
Del vendimi i 2015 që nxjerr blof socialistët e KQZ-së me regjistrimin e “Bindjes Demokratike”
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Durrësit iu referua një vendimi të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të vitit 2015, si një ndër bazat për të konstatuar “pavlefshmërinë absolute” të procesit të votimit në aktin e regjistrimit të “Bindjes Demokratike” për procesin e kontestuar të 30 Qershorit.

Gjykata e Durrësit konstatoi se KQZ ka regjistruar “Bindjen Demokratike” si subjekt politik për zgjedhjet lokale të fund-qershorit në një kohë, kur ajo nuk kishte fituar ende personalitet juridik.

Pra, kur anëtarët socialistë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve vendosën të regjistronin “Bindjen” si “rival” të Partisë Socialiste, formacioni politik i Astrit Patozit nuk ekzistonte formalisht dhe zyrtarisht.

“Bindja” dhe precedenti 2015
Në vitin 2015, partia “Shkodra 2015” kërkon të regjistrohet si subjekt elektoral në zgjedhjet lokale të 21 Qershorit të atij viti. Përfaqësuesi i saj, Vullnet Elbasani, dorëzon kërkesën në KQZ në datën 10 Prill 2015.

Në vendimin nr. 158, dt. 16.04.2015, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të mos e regjistrojë subjektin “Shkodra 2015” për shkak se kërkesa nuk respekton kërkesat e pikës 1 të nenit 64 të Kodit Zgjedhor, për shkak se formacioni politik nuk kishte fituar personalitet juridik, njëlloj si në rastin e “Bindjes Demokratike”.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Në vendimin e vitit 2015 për ‘Shkodra 2015”, KQZ argumenton se: “në dokumentacionin e paraqitur është pasqyruar vërtetim që partia është regjistruar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, Tiranë me vendimin nr. datë 08.04.2015, vendim i cili nuk ka marrë formë të prerë. Sipas pikës 1 të nenit 64 të Kodit Zgjedhor, Partitë Politike, të cilat janë të tilla pas regjistrimit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, mund të regjistrohen si subjekt zgjedhor për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të vitit 2015, jo me vonë se data 14 prill 2015”.

Në atë vendim, KQZ vijon: “Për sa më sipër, kërkesa dhe dokumentacioni i paraqitur nga “Partia Shkodra 2015”, nuk janë në përputhje me kriteret e përcaktuara në nenin 64, pika 2, germa a, të ligjit Nr.10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar. Neni 64 pika 2, germa a, e Kodit Zgjedhor parashikon vërtetimin që partia është regjistruar në Gjykatën e rrethit Gjyqësor, Tiranë”.

Situata është tërësisht e ngjashme me rastin e “Bindja Demokratike” në vitin 2019.

Në aktet që ka administruar Gjykata e Durrësit, rezulton se “Bindja Demokratike” e Astrit Patozit është regjistruar në Gjykatën e Tiranës në 25 Prill 2019 dhe vendimi ka marrë formë të prerë pas dy javësh, pra në 10 Maj 2019.

Pra, pikërisht në 10 Maj, “Bindja Demokratike” është krijuar zyrtarisht si subjekt politik, i cili ka personalitetin juridik për të marrë pjesë në proceset elektorale.

Por, siç rezulton nga të njëjtat akte të administruara nga gjykata, rezulton se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka regjistruar “Bindjen Demokratike” si subjekt zgjedhor për votimet lokale në 27 Prill 2019, pra, në një kohë kur ajo nuk kishte fituar personalitet juridik. Shkurt, nuk ekzistonte ligjërisht.

Duket qartë që shumica socialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke regjistruar “Bindjen Demokratike” për pjesëmarrje në votimet e 30 Qershorit, ka shkelur hapur jo vetëm ligjin, por edhe vendimet e saj të mëparshme.

Katër anëtarët socialistë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë përfshirë në një spirale paligjshmërie, duke nisur fillimisht me uzurpimin e kompetencave të Gjykatës Kushtetuese, kur e konsideruan “nul” dekretin e Presidentit që shfuqizonte aktin e mëparshëm për caktimin e 30 qershorit si datë e zgjedhjeve lokale.

Pas këtij veprimi anti-kushtetues, anëtarët socialistë të KQZ-së vijuan shkeljet, duke regjistruar “Bindjen Demokratike” si subjekt zgjedhor, në kundërshtim flagrant me ligjin./boldnews.al

Pas

Torturuan dhe masakruan për vdekje shoqen e ngushtë, arsyeja do ju habisë (FOTO)

Para

Basha paralajmëron një operacion të padëgjuar më parë: Do hetohen zyrtarë e kompani, askush nuk do shpëtojë

Para
Basha paralajmëron një operacion të padëgjuar më parë: Do hetohen zyrtarë e kompani, askush nuk do shpëtojë

Basha paralajmëron një operacion të padëgjuar më parë: Do hetohen zyrtarë e kompani, askush nuk do shpëtojë

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Qeveria vendos kufi për PPP-të dhe koncensionet, s’ka më kontrata nën 5 mln lekë

Qeveria vendos kufi për PPP-të dhe koncensionet, s’ka më kontrata nën 5 mln lekë

nga Fast News
12:31 | 14/05/2026
0

AI po e kthen inteligjencën emocionale në “superfuqi” në punë, 4 shenja që tregojnë nëse e keni

AI po e kthen inteligjencën emocionale në “superfuqi” në punë, 4 shenja që tregojnë nëse e keni

nga Fast News
12:26 | 14/05/2026
0

Gati matësit inteligjentë të energjisë, OSSH tender 4.4 mln euro për zonat Tiranë e Durrës

Gati matësit inteligjentë të energjisë, OSSH tender 4.4 mln euro për zonat Tiranë e Durrës

nga Fast News
12:24 | 14/05/2026
0

Verë me EasyPay: Pyetjet që bëhen më shpesh

Verë me EasyPay: Pyetjet që bëhen më shpesh

nga Fast News
16:42 | 13/05/2026
0

Recent News

Qeveria vendos kufi për PPP-të dhe koncensionet, s’ka më kontrata nën 5 mln lekë

Qeveria vendos kufi për PPP-të dhe koncensionet, s’ka më kontrata nën 5 mln lekë

12:31 | 14/05/2026
AI po e kthen inteligjencën emocionale në “superfuqi” në punë, 4 shenja që tregojnë nëse e keni

AI po e kthen inteligjencën emocionale në “superfuqi” në punë, 4 shenja që tregojnë nëse e keni

12:26 | 14/05/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora