Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Atentati në Durrës, makina shoshë nga plumbat, si u sulmua kunati i Lul Berishës dhe miku i tij

nga Fast News
7 years më parë
në Të gjitha
0
Atentati në Durrës, makina shoshë nga plumbat, si u sulmua kunati i Lul Berishës dhe miku i tij
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një atentat ka tronditur dje në mesditë (13:20) qytetin bregdetar të Durrësit, ku të plagosur mbetën Juljan Meçe, 36 vjeç dhe Plarent Dervishaj, 47 vjeç, të cilët u qëlluan me breshëri kallashnikovi teksa udhëtonin me një makinë “Range Rover”.

Meçe dhe Dervishaj mbetën të plagosur, i pari me tre plumba kokë, këmbë dhe shpatull, ndërsa 47- vjeçari mori vetëm një plumb në këmbë. Të dy të plagosurit morën ndihmën e parë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk janë zbuluar autorët e këtij atentati, të cilët dyshohet se i janë vënë në ndjekje me dy makina “Range Rover”-it, derisa kanë qëlluar, pranë mbikalimit të Shkozetit.

Pas atentatit, makina është ndalur në hyrje të Durrësit në zonën e njohur si ish-Këneta. Ndërkohë, autorët u larguan me shpejtësi me një makinë, e cila u gjet e djegur disa kilometra më tej në autostradën Durrës-Tiranë.

ATENTATI

Dervishaj dhe Meçe, personazhe të njohura në qytetin bregdetar, por edhe nga Policia lokale ndodheshin nën shoqërinë e njëri-tjetrit, duke lëvizur me makinën e Dervishajt. Në momentin që ishin duke u futur në rrugën e re të zonës së ish-Kënetës, persona ende të paidentifikuar që ndodheshin në një makinë hapën zjarr duke qëlluar në të katër anët mjetin ku ndodheshin Meçe dhe Dervishaj.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Ata qëlluan në pjesën e përparme të mjetit dhe në pjesët anësore, duke menduar se kishin kryer objektivin. Duke qenë në një zonë të zbuluar, autorët u larguan me shpejtësi, duke mos u siguruar nëse personat që ndodheshin në makinë ishin vrarë.

Nga pjesa e përparme, automjeti me targë AA 005 MJ është bërë shoshë nga plumbat në pjesën e xhamit, ndërsa Meçe e Dervishaj kanë qenë në sediljet e para. Në vendin e ngjarjes mbërriti Policia, e cila nisi menjëherë nga hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes, ndërsa u ngritën disa pika kontrolli në kryqëzime dhe rrugët kryesore hyrëse e dalëse të qytetit bregdetar, me qëllim arrestimin e autorëve.

HETIMET

Grupi hetimor ka ngritur disa pista, ndërsa janë sekuestruar pamje nga kamerat e sigurisë në zonën e ngjarjes. Gjithashtu, pritet se me përmirësimin e gjendjes shëndetësore të të dy të plagosurve të merret edhe dëshmia e tyre.

Deri më tani, Policia e Durrësit ka shoqëruar mbi 13 persona si dëshmitarë okularë, por ende nuk ka një të dyshuar për atentatin. Nga ana tjetër, vetë Policia ka ngritur disa postblloqe në hyrjet dhe daljet e Durrësit për të bërë të mundur kapjen e autorëve. Plarent Dervishaj dhe Juljan Meçe kanë qenë anëtarë të “Bandës së Durrësit” dhe janë akuzuar për disa ngjarje të rënda të ndodhura në vitet 1998-1999.

Atentati ne autostrade on Vidnews.

Pas

Gjendet i pajetë një 45-vjeçar në rrugën e Arbrit, ishte i mbuluar me dhe

Para

Kurrë mos u marto me një mashkull, që nuk respekton nënën e vet! 30 Thënie Për “Vath në Vesh”!

Para
Kurrë mos u marto me një mashkull, që nuk respekton nënën e vet! 30 Thënie Për “Vath në Vesh”!

Kurrë mos u marto me një mashkull, që nuk respekton nënën e vet! 30 Thënie Për “Vath në Vesh”!

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Kosova financon fluturimet drejt destinacioneve të diasporës me 2 milionë euro

Kosova financon fluturimet drejt destinacioneve të diasporës me 2 milionë euro

nga Fast News
16:30 | 05/06/2026
0

Krijohet vaksina e parë në botë nga Inteligjenca artificiale kundër koronaviruseve

Krijohet vaksina e parë në botë nga Inteligjenca artificiale kundër koronaviruseve

nga Fast News
16:00 | 05/06/2026
0

6 rregullat për “shopping”

6 rregullat për “shopping”

nga Fast News
15:30 | 05/06/2026
0

Shpallet fituesi për autostradën Milot–Balldren

Shpallet fituesi për autostradën Milot–Balldren

nga Fast News
15:24 | 05/06/2026
0

Recent News

Kosova financon fluturimet drejt destinacioneve të diasporës me 2 milionë euro

Kosova financon fluturimet drejt destinacioneve të diasporës me 2 milionë euro

16:30 | 05/06/2026
Krijohet vaksina e parë në botë nga Inteligjenca artificiale kundër koronaviruseve

Krijohet vaksina e parë në botë nga Inteligjenca artificiale kundër koronaviruseve

16:00 | 05/06/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora