Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Rama flet për marrëveshjen me Greqinë: Tradhtar ne këtej dhe ata andej…

nga Fast News
7 years më parë
në Të gjitha
0
Rama flet për marrëveshjen me Greqinë: Tradhtar ne këtej dhe ata andej…
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë aktivitetit për ‘Javën e Europës’, kryeministri Edi Rama u shpreh se Shqipëria dhe Greqia kanë ecur me hapa konkret drejt një marrëveshje të re për kufirin detar. Sipas kreut të qeverisë shqiptare po punohet që të mbyllen në mënyrë definitive problemet e së shkuarës dhe të mos lihet hapësirë për krijimin e problemeve të reja në të ardhmen.

“Për Greqinë dua të them se sa rëndësi ka procesi dhe sa shumë është bërë për ta dinamizuar këtë marrëdhënie duke adresuar probleme të vjetra dhe duke bërë çmos që të mos shfaqen si të reja do të sjellë dy gjëra në vëmendje. Marrëveshjen për kufirin detar, nuk dua ta zgjas, tradhtar ne këtej dhe ata andej, domethënë se procesi po shkon si duhet, pasi nuk ka mundësi që të dyja palët po tradhtojnë vendin e tyre. Do të thotë se të dy palët po kërkojnë rrugën e arsyes dhe zgjidhjes që është e duhura për të dyja vendet. Dhe deri te gjërat e vogla.”

Rama nuk la jashtë vëmëendjes së tij edhe ngjarjen e fundit me tabelat në bashkinë e Finiqit. Rama tha se nuk bëhet fjalë për një ccështje nacionaliste, por teknike dhe se brenda ditës së premte tabelat do të rivendosen ashtu sicc e parashikon legjislacioni shqiptar.

“U ngrit një furtunë për disa tabela të vendosur në një zonë dhe pranë një zone me shumicë minoritare. U tha çfarë nuk u tha këtej, u ç’u pasua andej, gjithmonë nga zërat dhe burimet që kërkojnë sherr, por është shumë e thjeshtë. Tabelat nuk u hoqën se kishte lidhje me minoritetin por ishin jashtë kritereve dhe të pa marrë parasysh parametrat e sigurisë duke shmangur nevojën e një leje që do i evitonte të gjitha këto dhe shpenzimet e bëra. Nuk u hodhën për të mos u vënë më, nesër do të vendosen dhe deri të premten do të jetë të vendosura të gjitha mbi bazën e ligjit në fuqi dhe kritereve teknike. Të gjithë atyre që bëjnë patriotin apo ultra atdhetarin duke vendosur kujën sepse në një zonë ku jeton minoriteti ka tabela ku shkruhet edhe greqisht u them se ne jemi një vend europian dhe kur flasim për Europën, flasim edhe për këtë. Përveçse për traditën tonë të respektit dhe të të trajtimit të barabartë të kujdo, pavarësisht kombësisë, që jeton në këtë shtëpi.”- tha Rama.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Pas

FMN e shqetësuar për ekonominë. Kritika të forta qeverisë

Para

Situatë lufte mes Izraelit dhe militantëve në Rripin e Gazës, dhjetëra të vdekur

Para
Situatë lufte mes Izraelit dhe militantëve në Rripin e Gazës, dhjetëra të vdekur

Situatë lufte mes Izraelit dhe militantëve në Rripin e Gazës, dhjetëra të vdekur

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Bashkia e Tiranës hap thirrjen për kreditë e buta, ja afatet e aplikimit

Bashkia e Tiranës hap thirrjen për kreditë e buta, ja afatet e aplikimit

nga Fast News
10:40 | 21/04/2026
0

Shtohen të ardhurat në buxhet, 13.3% rritje në tremujorin e parë

Shtohen të ardhurat në buxhet, 13.3% rritje në tremujorin e parë

nga Fast News
10:36 | 21/04/2026
0

Varësia teknologjike e prindërve ndikon te fëmijët

Varësia teknologjike e prindërve ndikon te fëmijët

nga Fast News
09:44 | 21/04/2026
0

Sa kushton një punonjës i huaj? Mesatarisht 850 euro, por shoqërohet edhe me rreziqe të tjera

Sa kushton një punonjës i huaj? Mesatarisht 850 euro, por shoqërohet edhe me rreziqe të tjera

nga Fast News
09:42 | 21/04/2026
0

Recent News

Bashkia e Tiranës hap thirrjen për kreditë e buta, ja afatet e aplikimit

Bashkia e Tiranës hap thirrjen për kreditë e buta, ja afatet e aplikimit

10:40 | 21/04/2026
Shtohen të ardhurat në buxhet, 13.3% rritje në tremujorin e parë

Shtohen të ardhurat në buxhet, 13.3% rritje në tremujorin e parë

10:36 | 21/04/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora