Teknologji Archives - Fast News Economy

Rama prezanton risitë e Diellës në e-Albania, ja si ndryshon shërbimi ndaj qytetarëve
Kryeministri Edi Rama prezantoi zhvillimet në shërbimet digjitale përmes platformës e-Albania, duke u ndalur konkretisht te risitë që sjell “Diella”.

Kryeministri theksoi se jemi në fazën që ka premtuar më herët, ndërsa shtoi se “Diella” kalon në një pozicion më aktiv ku i bën vetë gjërat.

“Pra tani jemi në fazën që kemi premtuar që Diella kalon në një pozicion shumë aktiv dhe i bën vetë gati gjërat, ndërkohë që mjafton kërkesa dhe të presësh pak minuta, maksimumi pak minuta, që të vijë gjithë shërbimi.” – u shpreh kryeministri Rama.

Konkretisht janë 19 shërbime, të cilat gjenerohen vetëm me një komandë zanore.

“Diella është vetëm një klik larg, kurse 19 shërbime gjenerohen vetëm me një komandë zanore, pa asnjë lloj pyetje apo përgjigje“, shpjegoi Drejtori për inteligjencën Artificiale Enio Kaso.

Gjithashtu, kryeministri pohoi se është përfshirë edhe identifikimi me sy.

“Prezantohuni me fuqitë e reja të Diellës, shkarkoni aplikacionin dhe e keni e-Albanian totalisht në shërbimin tuaj, jo thjesht përmes gjithë hapave që ju ndiqni deri tani, por me një komandë të thjeshtë; ‘’Diella më bëj shërbimin’’ edhe në pritje aty, duke dëgjuar muzikë, duke biseduar me kë jeni rreth e rrotull, Diella punon edhe ju keni shërbimin“, tha Rama.

Sipas prezantimit, përmes versionit 4.0, Diella synon ta bëjë komunikimin e qytetarëve me administratën më të thjeshtë, më të drejtpërdrejtë dhe më pak të varur nga ndjekja manuale e procedurave, duke sjellë një përvojë të re në marrjen e shërbimeve publike digjitale.

The post Rama prezanton risitë e Diellës në e-Albania, ja si ndryshon shërbimi ndaj qytetarëve appeared first on Fast News Economy.

WOB-AL kërkon transparencë të standardizuar të bordeve dhe fuqizim të kompetencave drejtuese në qeverisjen korporative
Në një klimë sfiduese dhe me zhvillime dinamike socio-ekonomike, gjetjet e Indeksit WOB-AL 2026 dhe tryeza e 12 tetorit theksojnë se boshllëku i transparencës mund të mbyllet brenda një cikli raportimi, duke shërbyer si spirancë e besimit të investitorëve dhe vijueshmërisë së biznesit.

Në momente turbulence, tensionesh dhe ndryshimesh dinamike socio-ekonomike, aftësia e sipërmarrjeve për të garantuar qëndrueshmëri, besim publik dhe lidership të maturuar merr një peshë jetike për ekonominë e vendit. Në këtë kontekst ku nevoja për struktura të forta drejtuese është më e prekshme se kurrë për të amortizuar pasiguritë, Women on Boards Albania (WOB-AL) publikoi Raportin Bazë të Indeksit WOB-AL 2026 — vlerësimin e parë të strukturuar krahasues të përfaqësimit gjinor dhe qeverisjes së korporatave në Shqipëri dhe zhvilloi një tryezë politike konsultative me 20 përfaqësues të lartë institucionalë e të biznesit për të diskutuar rekomandimet e saj.

Nga 282 kompanitë më të mëdha të vlerësuara në vend, rezultatet dëshmojnë një nevojë urgjente për modernizimin e mënyrës se si drejtohet dhe raportohet biznesi:

Vetëm 31% e kompanive publikojnë të dhëna të verifikueshme mbi përbërjen e organeve të tyre drejtuese.

Gjinia e drejtorit ekzekutiv (CEO) u identifikua për 72,3% të tyre, dhe vetëm 16,2% e kompanive me CEO të identifikueshme drejtohen nga një grua.

Sektori bankar dëshmon nivelin më të lartë të transparencës rregullatore: të 9 bankat në kampion publikojnë të dhëna për bordin, me plotësi mesatare të të dhënave prej 21,1%.

Mes 87 kompanive që publikojnë të dhëna për bordin, gratë mbajnë 28,2% të vendeve mbikëqyrëse/jo-ekzekutive dhe 34,2% të vendeve ekzekutive.

Indeksi mat transparencën publike dhe nuk vlerëson ende cilësinë e brendshme të qeverisjes; kur nuk ekziston informacion publik, treguesi vlerësohet me zero për të garantuar krahasueshmërinë. Si rrjedhojë e boshllëkut në infrastrukturën e raportimit, 280 kompani ndodhen aktualisht në nivelin Alert dhe dy në nivelin Baseline. Ky rezultat nuk përbën një gjykim mbi suksesin operativ të kompanive individuale, por pasqyron domosdoshmërinë që tregu shqiptar të kapërcejë kulturën e mbyllur dhe të ndërtojë mekanizma llogaridhënieje që mbrojnë biznesin përballë goditjeve të jashtme.

Rezultatet e tryezës së 12 tetorit 2026: Qeverisja si mekanizëm sigurie dhe rritjeje

Tryeza e nivelit të lartë u mbajt në Xheko Imperial, Tiranë, nën Rregullin Chatham House, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga WOB-AL, FIAA, AmCham, GIZ, EBRD, CIPE, ANCHL, bic.al, ZKM dhe ish-Drejtoreshës Ekzekutive të AMF-së (AFSA). Diskutimi trajtoi qeverisjen korporative jo si burokraci, por si instrument parësor të sigurisë dhe rritjes ekonomike, duke konfirmuar tri prioritete kryesore:

Harmonizimi i Kodit të Qeverisjes Korporative: Kodi i vitit 2011 për shoqëritë e palistuara është i vjetëruar, i pamonitoruar dhe pa dispozita për diversitetin gjinor apo faktorët ESG. Pjesëmarrësit theksuan se zbatimi i parimit “zbato ose shpjego” kërkon ndërgjegjësim dhe kompetenca: një kompani nuk mund të zbatojë atë që nuk e njeh. U trajtuan mungesat thelbësore në praktikë: nevoja për statute të qarta, përshkrim ekzakt të kompetencave të anëtarëve të bordit, transparencë e strukturës vendimmarrëse dhe qartësi mbi vendimet që duhen depozituar në regjistrin tregtar.

Ngritja e kompetencave drejtuese dhe edukimi në qeverisje korporative: U theksua nevoja për programe universitare dhe ekzekutive të dedikuara për rritjen e alfabetizmit korporativ. Pika më delikate mbetet ndarja e pronësisë nga menaxhimi ekzekutiv në kompanitë familjare—një kusht i panegociueshëm për të garantuar trashëgiminë e kapitalit, menaxhimin e risqeve dhe vijueshmërinë e biznesit përballë krizave. Kultura tradicionale që e sheh trajnimin si të panevojshëm për nivelet e larta mbetet një pengesë e veçantë që duhet kapërcyer.

Raportimi jo-financiar si praktikë standarde dhe proporcionale: Ligji 25/2018 përmban detyrimin e raportimit jofinanciar për subjektet e interesit publik me mbi 500 punonjës, ndërsa Ligji 87/2026 e përafron kuadrin me Direktivën e BE-së për raportimin e qëndrueshmërisë (CSRD) me pragje të larta nga viti 2028. Paneli theksoi rëndësinë e proporcionalitetit, në mënyrë që biznesi të mos vihet nën ngarkesë të panevojshme. Standardizimi minimal, edukimi dhe nxitjet konkrete institucionale të lidhura me qëndrueshmërinë janë thelbësore për përqafimin e gjerë të këtij standardi.

Albana Vrioni, Drejtoreshë Ekzekutive e WOB-AL, theksoi: “Në periudha pasigurie dhe zhvillimesh të vrullshme, qeverisja korporative nuk është një ushtrim formal burokratik, por amortizatori kryesor që mbron biznesin dhe ruan besimin e tregut. Hapi i radhës është që kompanitë dhe institucionet t’i bëjnë informacionet e drejtimit korporativ të disponueshme në një formë që mund të krahasohet nga viti në vit. Matja e progresit dhe edukimi janë instrumente të fuqishëm motivues. Transparenca dhe kompetenca mbeten themelore për të ndërtuar borde elastike, gjithëpërfshirëse dhe të afta për të naviguar me sukses çdo krizë apo oportunitet.”

Rekomandimet kryesore të tryezës

Në tryezë u diskutua dhe u sugjerua një paketë masash prioritare për shqyrtim institucional, të paraqitura në letër-pozicionin e WOB-AL:

Rishikimi formal i Kodit të Qeverisjes Korporative për shoqëritë e palistuara, me dispozita për diversitetin gjinor dhe mekanizëm monitorimi.

Përditësimi i programeve universitare dhe themelimi i programeve ekzekutive për kompetencat e bordeve dhe drejtuesve të shoqërive tregtare.

Standardi minimal i raportimit jo-financiar për strukturat e qeverisjes dhe përbërjen gjinore të bordeve.

Bashkëpunimi me platformat e të dhënave dhe shoqatat e biznesit për shpërndarjen e gjetjeve dhe rritjen e pjesëmarrjes vullnetare.

Detajet e plota të rekomandimeve gjenden në letër-pozicionin e WOB-AL, i cili po u paraqitet përfaqësuesve institucionalë në AMF (AFSA), Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministrinë e Financave, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, komisioneve parlamentare dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Kuadri ligjor dhe konvergjenca me Bashkimin Evropian

Ligji nr. 64/2025 “Për barazinë gjinore” shtrin detyrimet në sektorin privat dhe përcakton se pozicionet drejtuese nuk mund të mbahen ekskluzivisht nga njëra gjini. Në nivel evropian, Direktiva (BE) 2022/2381 përcakton objektivin prej 40% për vendet joekzekutive ose 33% për të gjitha vendet drejtuese deri në qershor 2026. Ndonëse këto norma nuk janë drejtpërdrejt të detyrueshme për kompanitë vendase sot, ato qartësojnë standardet drejt të cilave Shqipëria po ecën. Komisioni Evropian, në raportin e fundit për Shqipërinë, kërkon gjithashtu vijimin e përafrimit me Direktivën e BE-së për Raportimin e Qëndrueshmërisë Korporative dhe Direktivën e Kontabilitetit.

Kompanitë ftohen të dërgojnë ose të konfirmojnë informacionin e tyre të qeverisjes tek https://wobal.org/wob-al-index/. Investitorët dhe institucionet financiare ftohen të kërkojnë të dhëna për bordin gjatë angazhimeve të tyre me kompanitë e portofolit, ndërsa agjencitë publike të mbështesin mbledhjen e agreguar të të dhënave. Publikimi i radhës i Indeksit është planifikuar për mars 2027, me ndjekje vjetore të progresit.

Raporti i plotë Bazë dhe metodologjia janë lirisht të aksesueshme në: https://wobal.org/resources/

The post WOB-AL kërkon transparencë të standardizuar të bordeve dhe fuqizim të kompetencave drejtuese në qeverisjen korporative appeared first on Fast News Economy.

4iG Group kryeson inovacionin për lidhjen satelitore në Ballkanin Perëndimor
“4iG Group, synon të jetë operatori i parë në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mundëson komunikimin satelitor të drejtpërdrejtë me pajisjet fundore.”- deklaroi Pál Zarándy, Drejtor i Strategjisë për Mobile & 5G në Grupin 4iG, gjatë Samitit të 8-të Digjital të Ballkanit Perëndimor në Herceg Novi.

Siç theksoi ai, një hap i rëndësishëm në këtë drejtim është marrëveshja që 4iG nënshkroi me kompaninë amerikane SpaceX në muajin shtator. Kjo marrëveshje synon të mundësojë pikërisht komunikimin satelitor të drejtpërdrejtë me pajisjet fundore.

Kjo ambicie është pjesë e strategjisë më të gjerë të Grupit, e cila fokusohet në zhvillimin e infrastrukturës digjitale të gjeneratës së ardhshme dhe vendosjen e teknologjive të avancuara. Zarándy foli gjithashtu për mënyrën se si komunikimet satelitore dhe inteligjenca artificiale do të ndikojnë në të ardhmen e telekomunikacionit.

“Në 4iG Group kemi një traditë të konsoliduar inovacioni dhe synojmë të jemi në pararojë të valës së re të ndryshimeve teknologjike. Bashkëpunimi ynë me SpaceX krijon mundësinë për ta bërë të mundur komunikimin satelitor të drejtpërdrejtë me pajisjet fundore. Kjo na bën  të jemi të parët në Ballkanin Perëndimor që prezantojnë këtë teknologji në tregjet e rajonit. Njëkohësisht, përmes partneriteteve me kompani lider të teknologjisë dhe bashkëpunimit me universitetet, synojmë të kontribuojmë në zhvillimin e zgjidhjeve të reja digjitale në rajon.”- tha Zarándy.

4iG planifikon të nisë së shpejti testimin e komunikimit satelitor të drejtpërdrejtë me pajisjet fundore në Hungari dhe Shqipëri, me përfshirjen e universiteteve. Siç theksoi Zarándy, kushtet teknike janë tashmë të përmbushura dhe aspekti teknik nuk përbën pengesë. Ndërkohë, shoqëritë tona po bashkëpunojnë me Autoritetet Rregullatore për të bërë të mundur testimin fillimisht të këtij shërbimi dhe më pas ofrimin e shërbimit për konsumatorët.

Zhvillimi i komunikimeve satelitore është pjesë e një transformimi më të gjerë të infrastrukturës digjitale, ku inteligjenca artificiale po luan gjithashtu një rol gjithnjë e më të rëndësishëm. Sot përdorimi i kësaj të fundit lidhet më së shumti me mjetet gjenerative dhe automatizimin. Faza tjetër do të përfshijë zhvillimin e dronëve autonomë dhe të ashtuquajturës inteligjencë artificiale fizike, të cilat do të kërkojnë kapacitete të reja të lidhjes dhe komunikimit.

“Infrastruktura tradicionale po fillon të ndryshojë. Inteligjenca artificiale vendos kërkesa të ndryshme ndaj infrastrukturës digjitale, veçanërisht me zhvillimin e sistemeve dhe pajisjeve autonome që kanë nevojë të komunikojnë në mënyrë të besueshme. Për këtë arsye, lidhja satelitore, ose komunikimi jashtëtokësor do të bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm. Industria tashmë po diskuton për qendra të të dhënave për inteligjencën artificiale në orbitë, çka tregon se sa shpejt po zgjerohen kufijtë e zhvillimit teknologjik.”,-tha Zarándy.

Në këtë kontekst, Grupi 4iG po zhvillon kapacitetet e veta teknologjike në tregjet ku operon. Përveç Hungarisë, Malit të Zi dhe Shqipërisë, Grupi po zhvillon një operator të ri celular edhe në Maqedoninë e Veriut. Përvoja e tij përfshin prezantimin e teknologjisë 5G në Shqipëri, si dhe testimin e prototipeve të teknologjisë 6G në Hungari, në bashkëpunim me universitetet. Kjo përvojë përfshin gjithashtu nisjen e operacioneve celulare në Mal të Zi, ku, siç vuri në dukje Zarándy, 4iG përmes One ishte operatori i parë në të gjithë Ballkanin Perëndimor që prezantoi me iniciativën e vet shërbimin e roaming-ut “Roam Like at Home”. Në Mal të Zi, 4iG Group ka njoftuar së fundmi edhe bashkëpunimin me qeverinë për ndërtimin e një qendre të të dhënave.

Zarándy nënvizoi se partneritetet ndërkombëtare, përfshirë bashkëpunimin me SpaceX dhe Ericsson, do të luajnë një rol të rëndësishëm në transferimin e njohurive teknologjike dhe zhvillimin e inovacionit në rajon.

“Synojmë të mbështetemi në partneritete të forta industriale dhe të sjellim në Mal të Zi, Shqipëri dhe, më pas, në Maqedoninë e Veriut përvojën e teknologjitë që zhvillojmë së bashku me partnerët tanë. Duke lidhur universitetet, industrinë dhe kapacitetet tona infrastrukturore, mund të krijojmë hapësirë për testimin e zgjidhjeve të reja dhe zhvillimin më tej të inovacionit.”- përfundoi Zarándy.

The post 4iG Group kryeson inovacionin për lidhjen satelitore në Ballkanin Perëndimor appeared first on Fast News Economy.

Nga gazetarët te kontabilistët dhe programuesit, BB: AI po ndryshon profesionet
Inteligjenca artificiale po ndryshon mënyrën se si kryhen profesionet, duke automatizuar një pjesë të detyrave që deri më sot realizoheshin nga punonjësit. Një raport i Bankës Botërore paralajmëron se ndikimi i kësaj teknologjie në tregun e punës po zgjerohet, me pasoja të mundshme veçanërisht për të rinjtë dhe personat me arsim të lartë.

Sipas raportit, rreth një në pesë punonjës në rajonin e Europës dhe Azisë Qendrore ushtron një profesion që është ndjeshëm i ekspozuar ndaj inteligjencës artificiale. Ndër profesionet që po përballen me ndryshime janë punonjësit e administratës, operatorët e qendrave të telefonatave, kontabilistët, përkthyesit, gazetarët dhe programuesit.

Megjithatë, ekspozimi ndaj inteligjencës artificiale nuk nënkupton domosdoshmërisht humbjen e vendit të punës. Teknologjia mund të automatizojë detyra të caktuara, por gjithashtu mund të ndryshojë mënyrën e organizimit të punës dhe aftësitë që kërkohen nga punonjësit.

Pavarësisht përhapjes së kësaj teknologjie, bizneset në rajon vijojnë ta përdorin atë në një masë të kufizuar. Sipas Bankës Botërore, më pak se 10% e kompanive e kanë integruar inteligjencën artificiale në aktivitetin e tyre, kryesisht për komunikimin me klientët, përgatitjen e dokumenteve dhe përpunimin e informacionit.

Një tjetër zhvillim i evidentuar në raport është rritja e kërkesës për aftësi në inteligjencën artificiale, e cila është pothuajse katërfishuar. Kjo tregon se njohuritë teknologjike po marrin një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në tregun e punës.

Banka Botërore thekson se përfitimet nga inteligjenca artificiale do të varen nga aftësia e vendeve për të përgatitur punonjësit dhe për të mbështetur bizneset në adoptimin e teknologjisë. Në këtë drejtim, investimet në aftësitë digjitale dhe përshtatja e sistemeve arsimore me kërkesat e reja të tregut konsiderohen thelbësore për të përballuar transformimin e profesioneve në vitet e ardhshme.

The post Nga gazetarët te kontabilistët dhe programuesit, BB: AI po ndryshon profesionet appeared first on Fast News Economy.

Nobel 2026/ Nga lufta kundër krizave ekonomike te kontrolli i trurit me dritë, kush janë 10 fituesit?
Si mund të mbrohet ekonomia nga krizat? A mund të kontrollohen qelizat e trurit përmes dritës? Si mund të përdoret akulli i Antarktidës për të zbuluar sekretet e universit? Përgjigjet ndaj këtyre pyetjeve qëndrojnë në qendër të disa prej arritjeve të vlerësuara me çmimet Nobel për vitin 2026.

Me shpalljen e dy fituesve të fundit në Ekonomi, më 12 tetor, është plotësuar lista e dhjetë laureatëve të këtij viti, të cilët janë nderuar në gjashtë kategori: Ekonomi, Mjekësi, Fizikë, Kimi, Letërsi dhe Paqe.

Lista përfshin shkencëtarë, akademikë, një shkrimtare dhe një juriste, puna e të cilëve ka lënë gjurmë në zhvillimin e dijes dhe të institucioneve ndërkombëtare. Megjithatë, bilanci gjinor mbetet i pabarabartë: tetë fitues janë burra dhe vetëm dy gra.

Ekonomia/ Dy amerikanë fitojnë Nobelin për studimet që ndihmojnë në përballimin e krizave

Çmimi Nobel në Shkencat Ekonomike për vitin 2026 iu dha ekonomistëve amerikanë Robert E. Hall dhe Michael Woodford, për kontributin në zhvillimin e modeleve që shpjegojnë si funksionon ekonomia dhe si mund të zbuten pasojat e krizave.

Studimet e tyre kanë ndihmuar në ndërtimin e një kuadri teorik që lidh vendimet e individëve dhe bizneseve me zhvillimet në të gjithë ekonominë. Këto modele përdoren për të analizuar inflacionin, punësimin, konsumin, investimet dhe ndikimin e politikave monetare e fiskale.

Në praktikë, kërkimet e tyre ndihmojnë për t’iu përgjigjur pyetjeve që prekin drejtpërdrejt qytetarët: Çfarë ndodh me ekonominë kur banka qendrore rrit normat e interesit? Pse bizneset reduktojnë punësimin gjatë një krize? Si ndikojnë pritshmëritë për çmimet e ardhshme në vendimet e familjeve?

Robert E. Hall, i lindur në vitin 1943 në Kaliforni, është ekonomist amerikan dhe profesor në pension në Universitetin Stanford. Ai ka studiuar në Universitetin e Kalifornisë në Berkeley dhe ka marrë doktoraturën në Institutin e Teknologjisë së Masaçusetsit (MIT).

Hall është i njohur për studimet mbi ciklet ekonomike, papunësinë, produktivitetin dhe politikat tatimore. Për shumë vite ka drejtuar kërkime në Byronë Kombëtare të Kërkimeve Ekonomike (NBER), institucion që përcakton kronologjinë e recesioneve ekonomike në Shtetet e Bashkuara. Në vitin 2010 ai ishte president i Shoqatës Amerikane të Ekonomisë.

Michael Woodford, i lindur në vitin 1955, është profesor i Ekonomisë Politike në Universitetin Columbia, në Nju Jork. Ai ka studiuar në Universitetin e Çikagos, ka përfunduar studime juridike në Universitetin Yale dhe ka marrë doktoraturën në Ekonomi në MIT.

Woodford konsiderohet një ndër studiuesit me ndikim në teorinë moderne të politikës monetare. Vepra e tij Interest and Prices: Foundations of a Theory of Monetary Policy, botuar në vitin 2003, është një referencë e rëndësishme për mënyrën se si normat e interesit dhe pritshmëritë për të ardhmen ndikojnë në ekonomi. Ai ka fituar më parë disa çmime ndërkombëtare, përfshirë një vlerësim të rëndësishëm nga Banka e Francës në vitin 2018.

Mjekësia/ Tre shkencëtarët që mundësuan kontrollin e qelizave nervore përmes dritës

Çmimi Nobel në Mjekësi iu dha Karl Deisseroth, Peter Hegemann dhe Georg Nagel, për zbulimet që çuan në zhvillimin e optogjenetikës.

Kjo teknologji u mundëson shkencëtarëve të aktivizojnë ose të çaktivizojnë qeliza të caktuara nervore duke përdorur dritën. Përmes saj mund të studiohet më saktë se cilat qarqe nervore ndikojnë në kujtesën, emocionet, lëvizjen dhe sjelljen.

Në themel të zbulimit janë disa proteina të ndjeshme ndaj dritës, të identifikuara te mikroorganizmat. Duke i përdorur këto proteina në qelizat nervore, studiuesit krijuan një metodë për të kontrolluar aktivitetin e tyre në mënyrë shumë më të saktë se më parë.

Karl Deisseroth, i lindur në vitin 1971 në Boston, është psikiatër dhe neuroshkencëtar amerikan, profesor në Universitetin Stanford. Ai ka përfunduar studimet universitare në Harvard, ndërsa doktoraturën në neuroshkencë dhe studimet për mjekësi në Stanford. Krahas kërkimeve shkencore, ka punuar edhe si psikiatër klinik. Kontributi i tij lidhet veçanërisht me përdorimin e optogjenetikës për të kuptuar funksionimin e qarqeve nervore dhe lidhjen e tyre me sjelljen.

Peter Hegemann është biofizikan gjerman dhe profesor në Universitetin Humboldt të Berlinit. Ai ka zhvilluar studime të rëndësishme mbi proteinat e ndjeshme ndaj dritës te mikroalgat, duke kontribuar në zbulimin e mekanizmave biologjikë mbi të cilët mbështetet optogjenetika. Puna e tij ka krijuar mundësi të reja për studimin e funksionimit të qelizave.

Georg Nagel, i lindur në vitin 1953 në Weingarten të Gjermanisë, është biofizikan që ka zhvilluar pjesën më të madhe të karrierës akademike në Universitetin e Würzburgut. Ai ka punuar atje si profesor nga viti 2004 dhe e përfundoi angazhimin si profesor i lartë në qershor 2026. Kontributi i tij lidhet me karakterizimin e kanaleve jonike që aktivizohen nga drita, një hap vendimtar për zhvillimin e optogjenetikës.

Zbulimet e tre shkencëtarëve kanë revolucionarizuar kërkimin mbi trurin dhe kanë hapur perspektiva të reja për studimin e depresionit, sëmundjes së Parkinsonit dhe çrregullimeve të tjera neurologjike e psikiatrike. Megjithatë, vetë optogjenetika mbetet kryesisht një metodë kërkimore dhe nuk duhet ngatërruar me një trajtim të gatshëm për këto sëmundje.

Fizika/ Shkencëtari që përdori akullin e Antarktidës për të zbuluar grimcat e universit

Çmimi Nobel në Fizikë iu dha Francis Halzen, për kontributin vendimtar në zhvillimin e observatorit IceCube dhe në zbulimin e neutrinove me energji të lartë që vijnë nga hapësira.

Halzen, 82 vjeç, është fizikan me origjinë belge, i cili ka zhvilluar karrierën e tij në Shtetet e Bashkuara. Ai është profesor në Universitetin Wisconsin-Madison dhe ka studiuar fizikë në Universitetin e Leuvenit, në Belgjikë, ku përfundoi edhe doktoraturën.

Arritja e tij më e rëndësishme lidhet me observatorin IceCube, një strukturë shkencore e ndërtuar në Polin e Jugut, e cila përdor rreth një kilometër kub akull si pjesë të një detektori gjigant.

Mijëra sensorë të vendosur thellë në akull mund të regjistrojnë sinjale të krijuara kur neutrinot ndërveprojnë me materien. Këto grimca janë jashtëzakonisht të vështira për t’u zbuluar, pasi pjesa më e madhe e tyre kalon përmes Tokës dhe trupit të njeriut pa lënë gjurmë të dallueshme.

Përmes zbulimit të neutrinove kozmike, shkencëtarët kanë fituar një mënyrë të re për të studiuar ngjarjet me energji shumë të lartë në univers. Puna e Halzen ka ndihmuar në zhvillimin e një fushe të re të astronomisë, që plotëson vëzhgimet e bëra me teleskopët tradicionalë.

Kimia/ Dy shkencëtarë zbulojnë si të kontrollojnë molekulat që pasqyrojnë njëra-tjetrën

Në Kimi, çmimi Nobel iu dha francezit Henri B. Kagan dhe japonezit Kenso Soai, për zbulimin e efekteve jolineare dhe të autokatalizës në sintezën organike asimetrike.

Për ta kuptuar rëndësinë e këtij zbulimi, mjafton një krahasim i thjeshtë: dora e majtë dhe ajo e djathtë janë pasqyrime të njëra-tjetrës, por nuk mund të mbivendosen në mënyrë të përsosur. E njëjta gjë ndodh edhe me disa molekula.

Në kimi, këto forma mund të kenë veti biologjike të ndryshme. Një formë molekulare mund të jetë e dobishme në prodhimin e një medikamenti, ndërsa forma tjetër mund të ketë efekt më të dobët ose të ndryshëm.

Kagan dhe Soai kanë ndihmuar për të kuptuar se si një dallim fillimisht shumë i vogël ndërmjet këtyre formave mund të përforcohet gjatë reaksioneve kimike. Kjo ka rëndësi për sintezën e substancave farmaceutike dhe për studimin e origjinës së asimetrisë molekulare në natyrë.

Henri B. Kagan, i lindur më 15 dhjetor 1930 në Francë, është një ndër pionierët e kimisë asimetrike. Ai është profesor në pension, i lidhur me Universitetin Paris-Saclay, më parë Paris-Sud, dhe anëtar i Akademisë Franceze të Shkencave që nga viti 1991. Në vitin 2001 u nderua edhe me Çmimin Wolf në Kimi. Ai ka dhënë kontribute të rëndësishme në zhvillimin e katalizatorëve që ndihmojnë në prodhimin e formave të dëshiruara molekulare.

Kenso Soai, 76 vjeç, është kimist japonez dhe profesor në pension në Universitetin e Shkencave të Tokios. Ai përfundoi doktoraturën në Universitetin e Tokios në vitin 1979, punoi për një periudhë në Shtetet e Bashkuara dhe më pas vazhdoi karrierën akademike në Japoni. Soai njihet për zhvillimin e reaksioneve autokatalitike, ku produkti i një reaksioni ndihmon në prodhimin e mëtejshëm të vetvetes, duke përforcuar një formë të caktuar molekulare.

Letërsia/ Anne Carson, autorja që ndërthur poezinë moderne me mitologjinë antike

Çmimi Nobel në Letërsi për vitin 2026 iu dha Anne Carson, shkrimtare, poete, eseiste dhe përkthyese kanadeze, për krijimtarinë e saj novatore dhe mënyrën e veçantë të ndërthurjes së letërsisë bashkëkohore me traditën klasike.

Carson, 76 vjeçe, ka lindur në Toronto në vitin 1950. Ajo ka studiuar letërsinë dhe gjuhët klasike në Universitetin e Torontos dhe ka zhvilluar një karrierë akademike duke dhënë mësim për kulturën e Greqisë së lashtë.

Veprat e saj dallohen për kapërcimin e kufijve tradicionalë ndërmjet poezisë, prozës, esesë dhe përkthimit. Ajo përdor shpesh figura të mitologjisë dhe letërsisë së lashtë për të trajtuar dashurinë, humbjen, identitetin dhe marrëdhëniet njerëzore.

Ndër librat e saj më të njohur janë Autobiography of Red, The Beauty of the Husband dhe Nox. Përmes veprave të saj, Carson ka krijuar një stil që bashkon erudicionin akademik me eksperimentimin letrar.

Me këtë vlerësim, ajo bëhet gruaja e 19-të që fiton Nobelin në Letërsi dhe autorja e dytë kanadeze që nderohet me këtë çmim.

Paqja/ Navi Pillay, nga lufta kundër aparteidit te mbrojtja e drejtësisë ndërkombëtare

Çmimi Nobel për Paqen iu dha Navanethem “Navi” Pillay, juriste nga Afrika e Jugut, për përpjekjet e saj në mbrojtje të paqes dhe së drejtës ndërkombëtare.

Pillay, 85 vjeçe, ka lindur në Durban në vitin 1941, në një familje me origjinë indiane. Ajo u rrit gjatë periudhës së aparteidit në Afrikën e Jugut, kur popullsia diskriminohej në bazë të racës.

Në vitin 1967, ajo hapi zyrën e saj ligjore në provincën Natal, duke u bërë një figurë pioniere në profesionin e avokatisë. Gjatë karrierës së hershme mbrojti aktivistë kundër aparteidit dhe persona të përballur me diskriminim.

Më vonë, Pillay studioi në Universitetin Harvard, ku mori doktoraturën në drejtësi në vitin 1988. Në vitin 1995 u emërua gjyqtare në Gjykatën e Lartë të Afrikës së Jugut.

Karriera e saj vijoi në institucionet ndërkombëtare të drejtësisë. Ajo shërbeu në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për Ruandën, ku kontribuoi në zhvillimin e jurisprudencës lidhur me krimet e luftës dhe gjenocidin. Më pas ishte gjyqtare në Gjykatën Penale Ndërkombëtare.

Nga viti 2008 deri në vitin 2014, Pillay mbajti postin e Komisioneres së Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut. Ajo ka drejtuar gjithashtu një komision hetimor të OKB-së për territoret palestineze të pushtuara dhe Izraelin.

Komiteti Norvegjez i Nobelit e vlerësoi për kontributin e saj shumëvjeçar në forcimin e institucioneve dhe mekanizmave të drejtësisë ndërkombëtare.

10 laureatë, vetëm dy gra dhe 1.2 milionë dollarë amerikanë për çdo çmim

Dhjetë laureatët e vitit 2026 ndajnë gjashtë çmime Nobel, me një shpërndarje të pabarabartë gjinore. Tetë fitues, ose 80% e totalit, janë burra, ndërsa dy fituese, ose 20%, janë gra.

Gratë janë vlerësuar në Letërsi dhe Paqe. Në të katër kategoritë e tjera, Ekonomi, Mjekësi, Fizikë dhe Kimi, të gjithë laureatët janë burra.

Viti 2026 përkon me 125-vjetorin e dhënies së parë të çmimeve Nobel, në vitin 1901. Për këtë vit, shpërblimi financiar për çdo kategori është rritur nga 11 milionë në 12 milionë korona suedeze, ose afërsisht 1.2 milionë dollarë amerikanë. Kur një çmim ka disa fitues, shuma ndahet ndërmjet tyre.

Ndryshe nga pesë çmimet e tjera, Nobeli në Shkencat Ekonomike nuk ishte pjesë e testamentit fillestar të Alfred Nobelit. Ai u krijua në vitin 1968 nga Banka Qendrore e Suedisë dhe u dha për herë të parë në vitin 1969.

Ceremonia e dorëzimit të çmimeve do të mbahet më 10 dhjetor 2026, në përvjetorin e vdekjes së Alfred Nobelit. Pesë çmimet do të dorëzohen në Stokholm, ndërsa Çmimi Nobel për Paqen në Oslo.

The post Nobel 2026/ Nga lufta kundër krizave ekonomike te kontrolli i trurit me dritë, kush janë 10 fituesit? appeared first on Fast News Economy.

StartupBlink vlerëson Shqipërinë, e para në Adriatik për rritjen
StartupBlink ka vlerësuar Shqipërinë me çmimin për ekosistemin e startupeve me rritjen më të shpejtë në rajonin e Adriatikut, në kuadër të Çmimeve të Ekosistemeve të Startupeve 2026. Çmimi u pranua në emër të ekosistemit shqiptar nga Startup Albania, gjatë ceremonisë së zhvilluar më 23 shtator në Tashkent të Uzbekistanit, në kuadër të javës së teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.

Sipas Indeksit Global të Ekosistemeve të Startupeve 2026 të publikuar nga StartupBlink, ekosistemi shqiptar i startupeve ka shënuar një rritje prej 71.14%, duke u renditur i katërti në Europë për ritmin e zhvillimit dhe në vendin e parë mes vendeve të Adriatikut të përfshira në renditje.

Renditja e StartupBlink bazohet në të dhënat dhe analizat e Global Startup Ecosystem Index, i cili vlerëson zhvillimin, performancën dhe dinamikën e ekosistemeve të startupeve në nivel global.

Vlerësimi i Shqipërisë vjen në një periudhë kur inovacioni dhe sipërmarrja po marrin një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në ekonominë shqiptare. Rritja e ekosistemit reflekton zhvillimet e viteve të fundit dhe potencialin e vendit për të konsoliduar më tej pozicionin e tij në rajon.

Ky vlerësim pritet të ndikojë edhe në rritjen e vizibilitetit ndërkombëtar të startupeve shqiptare, duke krijuar mundësi të reja për lidhje me investitorë, partnerë dhe ekosisteme të tjera ndërkombëtare. Në këtë mënyrë, Shqipëria synon të forcojë më tej profilin e saj si një treg në zhvillim për teknologjinë, inovacionin dhe sipërmarrjen në rajonin e Adriatikut.

The post StartupBlink vlerëson Shqipërinë, e para në Adriatik për rritjen appeared first on Fast News Economy.

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Tre shkencëtarë që arritën të përdorin dritën për të kontrolluar qelizat nervore fituan Çmimin Nobel 2026 në Fiziologji ose Mjekësi, për një zbulim që ka ndryshuar mënyrën se si studiohet truri dhe qarqet e tij.

Amerikani Karl Deisseroth dhe gjermanët Peter Hegemann dhe Georg Nagel u shpallën fitues të hënën për “zbulimet e tyre mbi kanalet jonike të aktivizuara nga drita dhe optogjenetikën”, njoftoi Asambleja Nobel pranë Institutit Karolinska në Stokholm.

Zbulimi u dha studiuesve një mjet që vetëm pak dekada më parë dukej i paarritshëm: mundësinë për të aktivizuar ose çaktivizuar qeliza të caktuara nervore në një tru të gjallë, thjesht duke përdorur impulse drite.

Teknika, e njohur si optogjenetikë, funksionon si një lloj “çelësi drite” për neuronet. Ajo u lejon shkencëtarëve të zgjedhin grupe shumë të caktuara qelizash nervore, t’i ndezin ose fikjnë ato dhe më pas të shohin se si ndryshojnë sjellja, kujtesa, emocionet apo lëvizja.

Rruga drejt këtij zbulimi nisi jo nga truri i njeriut, por nga një algë njëqelizore. Hegemann dhe Nagel studiuan Chlamydomonas, një organizëm që lëviz në drejtim të dritës, dhe identifikuan proteina të ndjeshme ndaj saj, të quajtura channelrhodopsins. Kur mbi këto proteina bie dritë, ato hapin kanale në membranën e qelizës dhe lejojnë kalimin e joneve, duke krijuar një sinjal elektrik.

Ajo që e bëri zbulimin veçanërisht të fuqishëm ishte fakti se këto proteina mund të vendoseshin edhe në qeliza të tjera, duke i bërë ato të ndjeshme ndaj dritës.

Deisseroth e çoi këtë mekanizëm në neuroshkencë. Në vitin 2005, ekipi i tij tregoi se neuronet ku ishte futur gjeni përkatës mund të aktivizoheshin me dritë blu. Nga aty lindi një metodë që sot përdoret gjerësisht në laboratorët e neuroshkencës.

“Optogjenetika bën të mundur ndezjen ose fikjen e aktivitetit të qelizave individuale nervore në një tru të gjallë”, tha Asambleja Nobel, sipas Reuters.

Teknika ka ndihmuar studiuesit të kuptojnë më mirë se cilat qarqe nervore lidhen me kujtesën, frikën, varësinë apo kontrollin e lëvizjes. Ajo po studiohet gjithashtu për përdorime të mundshme në trajtimin e sëmundjeve neurologjike dhe shqisore, përfshirë Parkinsonin, epilepsinë dhe humbjen e shikimit.

Deisseroth, 54 vjeç, punon në Stanford University në SHBA, Hegemann, 71 vjeç, në Humboldt University në Berlin, ndërsa Nagel, 73 vjeç, në University of Würzburg në Gjermani.

Të tre do të ndajnë çmimin prej 12 milionë koronash suedeze, rreth 1.2 milionë dollarë, sipas Reuters.

Nobeli për Fiziologji ose Mjekësi hap tradicionalisht javën e çmimeve Nobel. Më 6 tetor shpallet çmimi për Fizikën, më 7 tetor ai për Kiminë, më 8 tetor për Letërsinë dhe më 9 tetor Nobeli për Paqen. Çmimi në Shkencat Ekonomike do të shpallet më 12 tetor.

Çmimet Nobel jepen që prej vitit 1901 sipas testamentit të industrialistit suedez Alfred Nobel, ndërsa ceremonia e ndarjes së tyre zhvillohet çdo vit më 10 dhjetor, në përvjetorin e vdekjes së tij.

Burimi: Nobel Prize/Asambleja Nobel pranë Institutit Karolinska; Reuters.

The post Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet appeared first on Fast News Economy.

23-vjeçari që po sfidon gjigantët e teknologjisë me asistentin e tij me IA
Noah Shinn është vetëm 23 vjeç, por startup-i i tij i inteligjencës artificiale tashmë vlerësohet në 10 miliardë dollarë. Kompania Instinct po zhvillon një asistent personal me IA që synon të kryejë detyra të përditshme në emër të përdoruesve, ndërsa po hyn në konkurrencë me produkte të kompanive shumë më të mëdha të teknologjisë.

Instinct u themelua vitin e kaluar dhe në pak muaj ka tërhequr vëmendjen e investitorëve dhe përdoruesve të teknologjisë.

Në gusht, kompania siguroi 250 milionë dollarë financim, duke arritur një vlerësim prej 2.5 miliardë dollarësh. Në fund të shtatorit, ajo mblodhi edhe 1 miliard dollarë në një raund të ri financimi, duke e çuar vlerën e kompanisë në 10 miliardë dollarë. Në raund morën pjesë Sequoia Capital, Benchmark Capital dhe Coatue.

Një asistent që nuk kufizohet vetëm te përgjigjet

Ndryshe nga chatbot-ët tradicionalë, Instinct synon të veprojë në emër të përdoruesit.

Asistenti mund të komunikojë përmes mesazheve ose telefonatave dhe të kryejë detyra si planifikimi i udhëtimeve, rezervimi i biletave, blerja e produkteve ushqimore dhe anulimi i abonimeve.

Platforma është ende në fazën e aksesit me ftesë, por sipas Shinn, volumi vjetor i transaksioneve që kalojnë përmes saj po i afrohet 1 miliard dollarëve. Rreth gjysma e këtij aktiviteti lidhet me udhëtimet.

Ideja është që përdoruesi të mos ketë nevojë të hapë një aplikacion të veçantë për çdo detyrë. Në vend të kësaj, ai mund t’i kërkojë asistentit të kryejë një veprim dhe sistemi të merret me hapat e nevojshëm.

Shinn argumenton se, me kalimin e kohës, asistenti mund të mësojë preferencat e përdoruesit dhe t’i përdorë ato për t’i bërë detyrat e përsëritura më të thjeshta.

Rritje pa fushata marketingu

Një nga elementet që ka tërhequr vëmendjen rreth Instinct është mënyra se si është rritur platforma.

Shinn thotë se kompania nuk ka shpenzuar ende para për marketing dhe se rritja ka ardhur kryesisht nga rekomandimet e përdoruesve. Kërkesa për akses ka qenë aq e lartë sa disa ftesa për përdorues të rinj janë shitur edhe në eBay, sipas tij.

Instinct u lançua fillimisht në beta private në shkurt dhe më pas kaloi në një version beta me ftesa, ku përdoruesit ekzistues mund të ftonin persona të tjerë.

Kjo strategji ka krijuar një efekt të ngjashëm me atë të disa produkteve teknologjike që fitojnë popullaritet përmes aksesit të kufizuar dhe rekomandimeve nga përdoruesit.

Konkurrenca me Meta-n

Instinct po zhvillohet në një treg ku kompanitë më të mëdha të teknologjisë po investojnë gjithnjë e më shumë te agjentët e IA-së.

Meta ka lançuar Muse, një asistent personal që mund të kryejë detyra në aplikacione dhe shërbime të lidhura me përdoruesin. Muse ka marrë gjithashtu një numër të konsiderueshëm përdoruesish dhe, sipas të dhënave të cituara nga Fortune, arriti 2.8 milionë instalime në mbarë botën gjatë 12 ditëve të para.

Alexandr Wang, drejtuesi i IA-së në Meta, ka komentuar publikisht disa herë për konkurrencën mes Muse dhe Instinct, duke e kthyer rivalitetin mes dy produkteve në një temë të diskutuar në industrinë e teknologjisë.

Shinn, nga ana tjetër, thotë se nuk e kalon pjesën më të madhe të kohës duke menduar për konkurrencën. Sipas tij, tregu për agjentët personalë të IA-së është ende në një fazë të hershme dhe hapësira për rritje është e madhe.

Nga universiteti te një kompani miliarda dollarëshe

Rruga e Shinn drejt Instinct ka nisur përpara se ai të themelonte kompaninë.

Ai studioi në Northeastern University në Boston, por u largua nga universiteti në vitin 2023 për t’iu bashkuar botës së startup-eve.

Gjatë periudhës universitare, Shinn punoi në kërkime që lidhen me gjenerimin e kodit dhe agjentët e IA-së. Ai ishte gjithashtu bashkëautor i një punimi kërkimor të titulluar “Reflexion: Language Agents with Verbal Reinforcement Learning”, i cili trajtonte mënyrën se si agjentët e IA-së mund të mësojnë nga përgjigjet e mëparshme dhe të përmirësojnë performancën e tyre përmes reflektimit mbi gabimet.

Në vitin 2023, ai iu bashkua Sierra-s, një startup që zhvillon agjentë të IA-së për bizneset dhe që u bashkëthemelua nga Bret Taylor.

Më pas, Shinn u fokusua te një tjetër drejtim: krijimi i një agjenti personal që mund të merret me detyrat e përditshme të individëve.

Një treg që po ndryshon mënyrën si përdoret IA

Rasti i Instinct tregon një ndryshim të rëndësishëm në industrinë e IA-së.

Faza e parë e zhvillimit të mjeteve gjenerative u përqendrua kryesisht te chatbot-ët që u përgjigjeshin pyetjeve, krijonin tekste, analizonin dokumente ose gjeneronin kod.

Tani kompanitë po synojnë një hap tjetër: agjentë që jo vetëm japin një përgjigje, por kryejnë vetë veprimet e nevojshme për të realizuar një kërkesë.

Instinct është një nga shembujt e kësaj qasjeje. Meta po zhvillon Muse, ndërsa edhe kompani të tjera të mëdha të teknologjisë po investojnë në agjentë që mund të kryejnë detyra në mënyrë më autonome.

Për Shinn, sfida kryesore tani është të zgjerojë aksesin te Instinct dhe të rrisë kapacitetin e sistemit. Kompania ka mbajtur deri tani aksesin të kufizuar, ndërsa themeluesi ka thënë se po punon për të shtuar kapacitetin informatik të nevojshëm për më shumë përdorues.

Me financimin e ri prej 1 miliard dollarësh dhe një vlerësim prej 10 miliardë dollarësh, Instinct është tashmë një nga kompanitë e reja që po përpiqen të përcaktojnë se si do të duket gjenerata e ardhshme e asistentëve personalë me IA.

fortune.com, Vaspas

The post 23-vjeçari që po sfidon gjigantët e teknologjisë me asistentin e tij me IA appeared first on Fast News Economy.

Tarifa e re e BE-së po ndryshon blerjet online, çfarë ndodh me Shein dhe Temu?
jë tarifë e re prej 3 eurosh për pakot e vogla që hyjnë në Bashkimin Europian po ndryshon konkurrencën mes platformave ndërkombëtare dhe shitësve europianë. Sinsay raporton rritje të shitjeve online, ndërsa platformat si Shein dhe Temu po përshtaten me rregullat e reja.

Tregtia elektronike në Europë po përballet me një ndryshim të rëndësishëm pasi Bashkimi Europian ka vendosur një tarifë të re për pakot e vogla që vijnë nga shitës jashtë Unionit.

Masa, e cila hyri në fuqi në korrik 2026, i jep fund trajtimit pa detyrime doganore të pakove me vlerë nën 150 euro dhe vendos një tarifë fikse prej 3 eurosh për kategoritë përkatëse të mallrave të importuara. Ndryshimi synon të krijojë kushte më të barabarta konkurrimi për shitësit europianë.

Sinsay po sheh rritje të shitjeve online

Një nga efektet e para po vërehet te LPP, grupi polak që zotëron markën Sinsay.

Sipas Reuters, rritja e shitjeve online të Sinsay është përshpejtuar pas hyrjes në fuqi të tarifës së re europiane. Drejtori financiar i LPP, Marcin Bojko, tha për Reuters se kompania po sheh shenja se konsumatorët po orientohen më shumë drejt shitësve europianë në një treg ku platformat aziatike kanë pasur një avantazh të rëndësishëm për shkak të çmimeve të ulëta.

Në tremujorin e dytë të vitit, shitjet online të LPP u rritën me 16.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kompania raportoi më pas rritje edhe më të fortë të shitjeve të Sinsay nga mesi i gushtit.

Sinsay nuk është i vetmi retailer që po përfiton nga ndryshimi i kushteve të tregut. Reuters raporton se edhe platforma polake e tregtisë elektronike Allegro ka rishikuar pritshmëritë e saj të rritjes, duke përmendur ndër faktorët edhe ndikimin e detyrimeve të reja europiane.

Shein dhe Temu po përshtaten

Ndryshimi i rregullave nuk do të thotë se platformat si Shein dhe Temu po largohen nga tregu europian.

Përkundrazi, kompanitë kineze po përshtatin modelet e tyre të shpërndarjes, ndër të tjera duke përdorur më shumë magazina brenda Europës. Kjo mund t’u lejojë atyre të vazhdojnë të konkurrojnë në tregun europian edhe pas ndryshimit të rregullave për importet e vogla.

Në këtë mënyrë, konkurrenca nuk po zhvillohet më vetëm mbi çmimin e produktit, por edhe mbi mënyrën se si produktet magazinohen, transportohen dhe dorëzohen te konsumatori.

Edhe Sinsay po zgjerohet në Shqipëri

Zhvillimi ka një lidhje interesante edhe me tregun shqiptar, megjithëse tarifa 3 euro e BE-së nuk zbatohet në Shqipëri.

LPP e ka futur Sinsay në tregun shqiptar në vitin 2025, duke hapur dyqanet e para në Tiranë dhe Durrës. Kompania njoftoi gjithashtu planin për zgjerimin e rrjetit në Shqipëri dhe zhvillimin e shitjeve online në tregun vendas.

Kjo e bën zhvillimin e tregut europian të tregtisë elektronike veçanërisht interesant edhe për konsumatorët shqiptarë, por rregullat doganore nuk janë të njëjta.

Çfarë duhet të dinë shqiptarët që blejnë online?

Për konsumatorët në Shqipëri, tarifa europiane prej 3 eurosh nuk aplikohet automatikisht për porositë që vijnë në Shqipëri.

Administrata Doganore Shqiptare përcakton aktualisht një kufi prej 22 eurosh për blerjet online me natyrë jo-tregtare. Ky kufi i referohet vlerës së mallrave të faturuara dhe nuk përfshin shpenzimet e transportit apo tarifat postare.

Për blerjet online mbi këtë kufi kryhet deklarimi doganor dhe aplikohen detyrimet përkatëse të importit. Dogana sqaron gjithashtu se shpenzimet e transportit merren në konsideratë në përcaktimin e detyrimeve doganore për mallrat mbi kufirin e pataksueshëm.

Pra, një shqiptar që porosit një produkt nga një platformë ndërkombëtare nuk paguan tarifën 3 euro të BE-së vetëm sepse ajo platformë shet në tregun europian.

Një treg online që po ndryshon

Ndryshimi i rregullave në Europë po e shtyn tregtinë elektronike drejt një modeli të ri, ku kostoja e importit dhe mënyra e shpërndarjes po bëhen pjesë më e rëndësishme e konkurrencës.

Për platformat ndërkombëtare si Shein dhe Temu, sfida është ruajtja e çmimeve të ulëta ndërsa kostot dhe rregullat e importit ndryshojnë.

Për retailerët europianë, ndryshimi krijon një mjedis të ri konkurrues. Rritja e shitjeve online të Sinsay pas hyrjes në fuqi të tarifës është një nga sinjalet e para që konsumatorët mund të jenë duke rishikuar zgjedhjet e tyre. Megjithatë, platformat aziatike po përshtaten dhe ndikimi afatgjatë i masës në tregun europian ende nuk është i qartë.

Për shqiptarët, ndërkohë, pyetja kryesore mbetet më konkrete: sa kushton në të vërtetë një porosi nga jashtë dhe çfarë detyrimesh duhet të paguhet kur ajo kalon kufirin prej 22 eurosh?

Për këtë pjesë vlejnë rregullat shqiptare të doganimit, jo tarifa e re europiane prej 3 eurosh./Reuters

The post Tarifa e re e BE-së po ndryshon blerjet online, çfarë ndodh me Shein dhe Temu? appeared first on Fast News Economy.

Nga 1 tetori, kodi i autentikimit në e-Albania edhe në Viber dhe WhatsApp
Duke nisur nga data 1 tetor, qytetarët që përdorin portalin e-Albania do të mund të marrin kodin e autentikimit edhe përmes aplikacioneve Viber dhe WhatsApp.

AKSHI njoftoi se kodi do të dërgohet për proceset që kërkojnë autentikim në e-Albania ose nënshkrim elektronik, duke shtuar dy kanale të tjera komunikimi për marrjen e tij.

Mesazhet zyrtare të dërguara përmes Viber dhe WhatsApp do të përmbajnë vetëm kodin e nevojshëm për autentikim ose nënshkrim elektronik.

Ato nuk do të kërkojnë të dhëna personale apo informacione sensitive dhe nuk do t’u kërkojnë përdoruesve të klikojnë në linke apo të kryejnë veprime të tjera.

AKSHI këshillon se përdoruesit këshillohen të tregojnë kujdes ndaj çdo mesazhi që kërkon informacione shtesë apo ndërveprime të tjera dhe të mos e ndajnë kodin e autentikimit me persona të tjerë.

Kodi është personal dhe duhet të përdoret vetëm për procesin për të cilin është gjeneruar, pa u ndarë me askënd.

The post Nga 1 tetori, kodi i autentikimit në e-Albania edhe në Viber dhe WhatsApp appeared first on Fast News Economy.