Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Teknologji

“ Do të ngremë strukturë publike cloud”, Rama dhe ministrja Ibrahimaj njoftojnë nismat në teknologji

nga Fast News
32 minutes më parë
në Teknologji
0
“ Do të ngremë strukturë publike cloud”, Rama dhe ministrja Ibrahimaj njoftojnë nismat në teknologji
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja për Ekonominë dhe Inovacionin, Delina Ibrahimaj morën pjesë në Forumin e Dytë të Inovacionit, ku në fokus ishte zhvillimi i Inteligjencës Artificiale dhe sektorit të teknologjisë në Shqipëri.

Kryeministri evidentoi në fjalën e tij rritjen e sektorit, numri i profesionistëve dhe objektivi për rritjen e eksporteve të teknologjisë, ndërsa theksoi nevojën për të përshpejtuar hapat në zhvillimin e infrastrukturës teknologjike dhe shërbimeve digjitale.

Rama theksoi nevojën për ngritjen e një strukture publike cloud, kapaciteteve kombëtare kompjuterike dhe data centerave, për të garantuar akses të sigurt në të dhënat shtetërore dhe për të përshpejtuar shërbimet digjitale. Ai nënvizoi gjithashtu se sektori privat mbetet pas në digjitalizim, ndërsa synimi është që eksportet e teknologjisë të arrijnë në 1 miliard euro, duke vijuar mbështetjen për startup-et.

“Janë tre elementë që duhet të mbajnë parasysh së bashku për këtë forum edhe për ndërveprimin mes nesh. Së pari, problemet reale, që do të thotë zgjidhje të bazuara mbi një njohje të plotë dhe diagnozë sa më të saktë të situatës reale.

E dyta, propozime konkrete të zbatueshme, jo dëshira të përgjithshme dhe e treta, gatishmëri për t’u angazhuar të gjithë së bashku sepse këtë program gjithmonë e më shumë, jemi “të dënuar” ta ndjekim së bashku.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Disa të dhëna, që besoj janë me interes edhe për ata që na ndjekin, tregojnë se në çfarë dinamike të jashtëzakonshme është sektori. Sot ky sektor, sektori i teknologjisë eksporton 222 milionë euro produkte, tre herë më shumë sesa vetëm pak vite më parë.

Sot në këtë sektor janë aktivë thuajse 30.000 profesionistë të teknologjisë. Thuajse 30 000, për të qenë i saktë, 28 500, një shifër që ka ndryshuar edhe brenda për brenda këtij viti dhe 7 nga 10 protagonistë të këtij sektori, pra nga këta thuajse 30 000 profesionistë të angazhuar, janë nën moshën 35 vjeç.

Sot kemi një rritje pagash shumë domethënëse në këtë sektor dhe nga ana tjetër në Prodhimin e Përgjithshëm Kombëtar të Shqipërisë sektori ka një peshë tanimë të lexueshme, deri dje të papërfillshme, prej 2.2%. Duhet të jetë më e lartë pa diskutim, por është një shifër kuptimplotë për potencialin e vet.

Sot ne kemi po ashtu një fatmirësi sepse në platformën “e-Albania” kemi 3.4 milionë subjekte, qytetarë dhe biznese të regjistruar dhe në indeksin e shërbimeve online të Kombeve të Bashkuara renditemi në një pozicion që jo shumë vite më parë as nuk mund ta imagjinonim që do të ishte pozicioni i Shqipërisë.

Më tutje dua të theksoj se është domosdoshmëri që ne tanimë të ngremë një strukturë publike “cloud-i’’ dhe një kapacitet kompjuterik kombëtar që të bëjë të mundur që të dhënat shtetërore të jenë të aksesueshme, në mënyrë të sigurtë qoftë për sipërmarrjen, qoftë për botën akademike.

Një katalog kombëtar të të dhënave të hapura me standarde ndërveprueshmërie është i domosdoshëm që shërbimet dhe platformat të ndërtohen gjithmonë e më shpejt, por edhe gjithmonë e më të saktë dhe ndërkohë kemi filluar të eksplorojmë mundësinë e ngritjes së data center-ave, por duhet ta them qysh në fillim që është shumë më komplekse kjo temë sesa ç’duket në pamje të pare”, u shpreh kryeministri.

Kreu i qeverisë evidentoi si problem faktin se teknologjia përdoret pak në sektorin privat krahasuar me atë publik.

“Nga ana tjetër nëse sektori publik, qeveria shqiptare, institucionet kanë një avantazh të madh sot për shkak të progresit të madh që kemi bërë nga ana e sektorit publik, në sektorin privat jemi shumë mbrapa. Kemi vetëm 24% biznese që tregtojnë online. Është një shifër shumë e ulët. Kemi vetëm 9% sipërmarrje që përdorin Inteligjencë Artificiale dhe kundrejt mbi 90% të qytetarëve që kanë akses online, është një shifër shqetësuese.

Objektivi ynë për eksportet e teknologjisë është të shkojmë në 1 miliardë euro brenda kësaj dekade, 2030-s. Është e mundshme dhe për këtë arsye ne do vazhdojmë të fuqizojmë mbështetjen për start up-et. Më vjen shumë mirë që këtë vit kemi pasur një kapërcim të madh në aplikime, por kemi bërë dhe një dyfishim të fondit për mbështetjen e start up-eve. Ndërkohë që të njëjtën gjë duam të bëjmë vitin e ardhshëm në rast se do të paraqitet i njëjti trend nga ana e sektorit.

Më vjen keq për një lloj presioni gjobëvënës që u ushtrua ndaj një numri start up-esh nga portale të mirënjohura dhe famëkëqija për vendosje gjobash nën maskën e shtypit të lirë, por në këtë pikë nuk mund t’iu qaj hallin sepse në një farë mënyre më duket shumë pak ajo që hani ju në krahasim me atë që ha vetë. Kështu që adaptohuni dhe shkoni përpara. Këshilla ime është ‘’mos u merrni fare me to, as mos i lexoni’’. Shkruhen ekzaktësisht për t’ju shqetësuar dhe për t’ju bërë që të kërkoni kontaktin për të paguar gjobën, gjobën kriminale, por përndryshe s’kanë asnjë efekt tjetër. Më besoni për këtë.

Kemi në plan të bëjmë disa pilotime midis institucioneve shtetërore dhe kompanive private në sektorin e turizmit, të bujqësisë, të shëndetësisë dhe të financës, në mënyrë që të nxisim inovacionin dhe të nxisim rritjen e përdorimit të teknologjisë në këta sektor kyç”, ka thënë kryeministri.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj theksoi rëndësinë e përdorimit të teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale nga biznesi, me qëllim rritjen e produktivitetit.

“Të gjithë jemi në dijeni se çfarë niveli produktiviteti ka ekonomia shqiptare. Ne sot rreth 99.8% të ndërmarrjeve i kemi biznese të mesme dhe të vogla. Ato përbëjnë rreth 80% të punësimit dhe rreth 78% të vlerës së shtuar në ekonomi. E megjithatë, niveli i adoptimit të bizneseve të mesme dhe të vogla, të teknologjisë së informacionit, por edhe, sidomos, i inteligjencës artificiale, është shumë i ulët. Kemi një paradoks të madh, në fakt, sepse ne kemi një popullatë e cila ka akses në shërbimet digjitale, e cila, ndonëse mund të mos ketë një nivel të lartë të njohurive digjitale, e nxitur edhe nga politikat shtetërore për digjitalizimin e të gjitha shërbimeve publike, praktikisht e gjithë popullata di të përdorë shërbimet elektronike. Ndërkohë që biznesi mbetet me nivele shumë të ulëta të adoptimit.

Vetëm një në katër biznese ka mundësi të ketë akses në teknologji. 40% e bizneseve që kanë një faqe interneti e përdorin atë për shitje, ndërkohë që potenciali është shumë më i lartë. Kur flas për tregtinë elektronike, pastaj, të gjithë sektorët e tjerë kanë nivele adoptimi më të ulëta. Vetëm 9% e ndërmarrjeve shqiptare mund të përdorin inteligjencën artificiale apo janë duke e përdorur inteligjencën artificiale, ndërkohë që ne vijojmë të jemi një vend i cili ka nivelin e produktivitetit të ulët, gati 1/3 e mesatares së Bashkimit Evropian. Ne besojmë fort se vetëm nëpërmjet përdorimit të inteligjencës artificiale do të arrijmë që të mund ta mbyllim këtë hendek që ekziston te produktiviteti dhe, sigurisht, që nëse këto biseda nuk i bëjmë bashkërisht dhe nëse nuk bëjmë një përpjekje të përbashkët për të ndërtuar një ekosistem të ri ekonomik, ku në të vërtetë avantazhet konkurruese të Shqipërisë nuk janë më ato që kanë qenë vite më parë, por duhet të jenë komplet të tjera, dhe duke shfrytëzuar potencialin që ne tashmë kemi në maksimum, ne nuk do të arrijmë dot që ta kapim valën e kohës, ndonëse kemi të gjitha mundësitë dhe potencialin”, u shpreh ministrja.

Në përfundim të Forumit të Dytë të Inovacionit do të hartohet një plan i përbashkët për të ndërtuar një dokument strategjik lidhur me rritjen e përdorimit të teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale nga biznesi dhe jo vetëm.

Etiketa: aktualitet
Pas

8 mënyra për ta çliruar trurin nga stresi

Para

Stabilizohen çmimet, inflacioni në gusht 3.2%

Para
Stabilizohen çmimet, inflacioni në gusht 3.2%

Stabilizohen çmimet, inflacioni në gusht 3.2%

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Kredi me 0% interes për ish-qiramarrësit në ish-pronë private, hapen aplikimet

Kredi me 0% interes për ish-qiramarrësit në ish-pronë private, hapen aplikimet

nga Fast News
16:40 | 08/09/2026
0

Stabilizohen çmimet, inflacioni në gusht 3.2%

Stabilizohen çmimet, inflacioni në gusht 3.2%

nga Fast News
16:30 | 08/09/2026
0

“ Do të ngremë strukturë publike cloud”, Rama dhe ministrja Ibrahimaj njoftojnë nismat në teknologji

“ Do të ngremë strukturë publike cloud”, Rama dhe ministrja Ibrahimaj njoftojnë nismat në teknologji

nga Fast News
16:09 | 08/09/2026
0

8 mënyra për ta çliruar trurin nga stresi

8 mënyra për ta çliruar trurin nga stresi

nga Fast News
09:00 | 08/09/2026
0

Recent News

Kredi me 0% interes për ish-qiramarrësit në ish-pronë private, hapen aplikimet

Kredi me 0% interes për ish-qiramarrësit në ish-pronë private, hapen aplikimet

16:40 | 08/09/2026
Stabilizohen çmimet, inflacioni në gusht 3.2%

Stabilizohen çmimet, inflacioni në gusht 3.2%

16:30 | 08/09/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora