Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Teknologji

Bosët e teknologjisë mbështesin frenimin e inteligjencës artificiale: Po ecim shumë shpejt

nga Fast News
28 minutes më parë
në Teknologji
0
Bosët e teknologjisë mbështesin frenimin e inteligjencës artificiale: Po ecim shumë shpejt
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Sam Altman, drejtuesi i OpenAI, dhe Elon Musk janë bashkuar në thirrjet për të ngadalësuar ritmin e zhvillimit të inteligjencës artificiale, pas paralajmërimeve për rreziqet që mund të sjellë avancimi i pakontrolluar i teknologjisë.

Thirrja është bërë nga Dario Amodei, themelues dhe CEO i kompanisë Anthropic, i cili paralajmëroi se një “tufë” agjentësh të inteligjencës artificiale mund të jetë në gjendje, brenda një viti, të marrë nën kontroll një pjesë të madhe të internetit.

Amodei argumentoi se zhvillimi i AI po ecën shumë shpejt dhe se kjo përbën një rrezik serioz, përcjell A2 CNN. Ai propozoi një plan me tri pika, ku përfshihet edhe lejimi i monitoruesve të pavarur për të pasur akses të vazhdueshëm në proceset kërkimore të kompanive që zhvillojnë modelet më të avancuara të AI.

Sipas tij, përvoja e kësaj vere, kur qindra agjentë të OpenAI tentuan të hakonin platformën Hugging Face, tregon potencialin për abuzim. Amodei paralajmëroi se një sistem më i fuqishëm dhe i keqorientuar mund të shkaktonte dëme prej qindra miliardë dollarësh, përfshirë përmes krijimit të një rrjeti të qëndrueshëm botësh që do të mund të merrnin kontrollin e pjesëve të internetit. Disa ekspertë të AI e kanë vënë në dyshim këtë skenar, duke e konsideruar jo të mundshëm.

Elon Musk, Dario Amodei dhe Sam Altman. Foto: AFP/Getty Images.

Elon Musk, prej kohësh një prej zërave më kritikë ndaj rreziqeve të inteligjencës artificiale, iu përgjigj Amodeit në rrjetin social X me një mesazh të shkurtër: “Dario ka të drejtë”. Musk rikujtoi gjithashtu paralajmërimin e tij të vitit 2014 se AI mund të ishte potencialisht më e rrezikshme se armët bërthamore.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Edhe Sam Altman mbështeti propozimin. “Jam dakord me Darion, që duhet të vendosim një ritëm për zhvillimin e teknologjive në kufijtë e aftësive të AI”, shkroi ai. Altman tha se OpenAI do të mbështesë vlerësues të pavarur me akses të ngjashëm me atë të punonjësve në proceset e kompanisë.

Edhe Demis Hassabis, bashkëthemelues dhe drejtues i Google DeepMind, e konsideroi drejtimin të duhur, ndonëse tha se detajet kërkojnë ende punë.

Presidenti amerikan Donald Trump i ka minimizuar paralajmërimet, duke deklaruar se SHBA është përpara Kinës në AI dhe se vendi që fiton garën e inteligjencës artificiale ka përfitimet e veta.

Presioni është shtuar së fundmi mbi kompanitë e mëdha të teknologjisë, për të vendosur kufij të qartë sigurie. Në Britani, Mbreti Charles pritet të zhvillojë këtë javë një takim me drejtues të kompanive kryesore të AI për të diskutuar zhvillimin e teknologjisë nën temën “AI për të mirën”.

Etiketa: aktualitet
Pas

Bordi vendos për çmimet, ja sa do të shiten nafta dhe benzina

Para

Moody’s rrit vlerësimin për Shqipërinë, përmirëson perspektivën në “pozitive”

Para
Moody’s rrit vlerësimin për Shqipërinë, përmirëson perspektivën në “pozitive”

Moody's rrit vlerësimin për Shqipërinë, përmirëson perspektivën në "pozitive"

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Moody’s rrit vlerësimin për Shqipërinë, përmirëson perspektivën në “pozitive”

Moody’s rrit vlerësimin për Shqipërinë, përmirëson perspektivën në “pozitive”

nga Fast News
10:57 | 19/09/2026
0

Bosët e teknologjisë mbështesin frenimin e inteligjencës artificiale: Po ecim shumë shpejt

Bosët e teknologjisë mbështesin frenimin e inteligjencës artificiale: Po ecim shumë shpejt

nga Fast News
10:50 | 19/09/2026
0

Bordi vendos për çmimet, ja sa do të shiten nafta dhe benzina

Bordi vendos për çmimet, ja sa do të shiten nafta dhe benzina

nga Fast News
10:37 | 19/09/2026
0

Tkurren shkëmbimet tregtare me BE-në, rriten importet nga Kina

Tkurren shkëmbimet tregtare me BE-në, rriten importet nga Kina

nga Fast News
10:32 | 19/09/2026
0

Recent News

Moody’s rrit vlerësimin për Shqipërinë, përmirëson perspektivën në “pozitive”

Moody’s rrit vlerësimin për Shqipërinë, përmirëson perspektivën në “pozitive”

10:57 | 19/09/2026
Bosët e teknologjisë mbështesin frenimin e inteligjencës artificiale: Po ecim shumë shpejt

Bosët e teknologjisë mbështesin frenimin e inteligjencës artificiale: Po ecim shumë shpejt

10:50 | 19/09/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora