Ekonomi Archives - Fast News Economy

Ibrahimaj: 20 miliardë lekë për bonusin e pensionistëve, 4 miliardë për indeksimin
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka raportuar në Komisionin për Ekonominë lidhur me buxhetin e investimeve për vitin 2027, ku ka ndalur te skema e pensioneve, mbështetja për pensionistët dhe programi i strehimit.

Gjatë diskutimit, Ibrahimaj theksoi se qëndrueshmëria afatgjatë e skemës së sigurimeve shoqërore mbetet një objektiv i rëndësishëm, ndërsa nënvizoi ndikimin që ka rritja e pagave në financimin e saj.

Për vitin 2027, janë parashikuar 4 miliardë lekë për indeksimin e pensioneve. Sipas ministres, qeveria synon që procesi i indeksimit të shtyhet nga muaji prill në tetor.

Ndërkohë, fondi për bonusin mujor të pensionistëve parashikohet të dyfishohet, duke arritur në 20 miliardë lekë.

“Qëndrueshmëria afatgjatë e skemës kërkon vëmendje. Rritja e pagave ndikon drejtpërdrejt në skemë. Përmirësimi i sistemit të sigurimeve shoqërore është një objektiv afatgjatë. Fondi prej 4 miliardë lekësh synon indeksimin e pensioneve dhe do ta shtyjmë indeksimin nga prilli në tetor. Është parashikuar që të dyfishohet bonusi mujor i pensionistëve dhe ky buxhet është në nivelin 20 miliardë lekë”, deklaroi Ibrahimaj.

Ministrja u ndal gjithashtu te programi i strehimit, duke bërë të ditur se skema e re parashikon mbështetje për familjet dhe çiftet e reja, në kuadër të politikave për lehtësimin e aksesit në banesa.

The post Ibrahimaj: 20 miliardë lekë për bonusin e pensionistëve, 4 miliardë për indeksimin appeared first on Fast News Economy.

Buxheti 2027/ Ministrja Ibrahimaj zbardh fondet për biznesin dhe punësimin
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit do të vërë në dispozicion 600 milionë lekë për mbështetjen e startup-eve gjatë vitit 2027, me synimin për të financuar rreth 170 përfitues. Në total, buxheti i institucionit për vitin e ardhshëm do të jetë 42 miliardë lekë, me fokus arsimin profesional, punësimin, sipërmarrjen dhe inovacionin.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, prezantoi në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat projektbuxhetin e vitit 2027, duke bërë të ditura fondet e parashikuara për programet kryesore. Një nga prioritetet mbetet arsimi profesional dhe përmirësimi i shërbimeve të punësimit, për të cilat janë planifikuar 8,9 miliardë lekë. Investimet në shkollat profesionale do të arrijnë në 1,22 miliardë lekë, nga të cilat 742 milionë lekë do të financohen nga buxheti i shtetit dhe 480 milionë lekë në bashkëpunim me KfW-në gjermane.

Ndër projektet kryesore janë investimet në shkollën “Pavarësia” në Vlorë, me 158 milionë lekë, shkollën e re “Karl Gega” në Tiranë, me mbi 114 milionë lekë, si dhe Shkollën Teknike të Korçës, me 87 milionë lekë. Ndërhyrje janë parashikuar edhe në Shkodër, Lushnjë, Kukës dhe Pogradec, ndërsa projekte të reja do të zhvillohen në Fier dhe Tiranë.

Për pajisjen e shkollave me laboratorë, makineri dhe mjete mësimore janë parashikuar 68,8 milionë lekë, me synimin për të forcuar formimin praktik dhe bashkëpunimin me biznesin përmes arsimit dual. Sa i përket mbështetjes së sipërmarrjes dhe inovacionit, fondi i parashikuar për vitin 2027 është 1,64 miliardë lekë. Përveç 600 milionë lekëve për startup-et, do të financohet edhe zgjerimi i modelit TUMO jashtë Tiranës, me 160,7 milionë lekë. Gjatë vitit 2026, në skemën e mbështetjes së startup-eve janë regjistruar 1 219 aplikime, nga të cilat janë financuar 163 biznese të reja dhe 42 produkte kanë arritur të dalin në treg.

Ndërkohë, për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme është parashikuar një fond prej 100 milionë lekësh, që synon modernizimin e proceseve të prodhimit, përmirësimin e standardeve dhe certifikimin e produkteve. Në këtë skemë, gjatë vitit 2026 janë regjistruar 280 aplikime dhe janë shpallur përfituese 62 ndërmarrje. Një tjetër projekt i ri që do të nisë në vitin 2027 është Laboratori Kërkimor dhe Kantina Eksperimentale, në bashkëpunim me Universitetin Bujqësor të Tiranës, me një financim prej 25 milionë lekësh. Projekti synon të forcojë lidhjen mes kërkimit universitar, inovacionit dhe sektorit prodhues.

Në drejtim të nxitjes së investimeve dhe eksporteve janë parashikuar 124,9 milionë lekë. Objektivat përfshijnë zhvillimin e 140 takimeve me kompani me kapital të huaj, identifikimin e të paktën 70 investitorëve potencialë dhe organizimin e 18 aktiviteteve promovuese.

Projektbuxheti parashikon gjithashtu fonde për përafrimin e standardeve me Bashkimin Europian. Për vitin 2027 synohet adoptimi i 2 578 standardeve të tjera të harmonizuara, si dhe ofrimi i të paktën 43 mijë shërbimeve metrologjike. Ndërkohë, 100 milionë lekë do të financojnë vijimin e projektit për Lehtësimin e Tregtisë dhe Transportit në Ballkanin Perëndimor, në bashkëpunim me Bankën Botërore, ndërsa për Qendrën Kombëtare të Biznesit janë parashikuar 145,8 milionë lekë, me fokus modernizimin e Regjistrit Tregtar dhe përmirësimin e shërbimeve elektronike. Sipas ministres Ibrahimaj, investimet dhe reformat e parashikuara synojnë të rrisin konkurrueshmërinë e ekonomisë shqiptare, të përmirësojnë klimën e biznesit dhe të përgatisin sipërmarrjen për standardet e tregut europian.

The post Buxheti 2027/ Ministrja Ibrahimaj zbardh fondet për biznesin dhe punësimin appeared first on Fast News Economy.

Rritja ekonomike në xhepat e qytetarëve, Ibrahimaj: Në 2027 mbështetje për pensionistët, familjet dhe bizneset
Rishpërndarja e përfitimeve të rritjes ekonomike te qytetarët, ulja e kostos së produkteve bazë, rritja e të ardhurave të pensionistëve dhe mbështetja e familjeve e bizneseve janë në qendër të politikave të Projektbuxhetit dhe Paketës Fiskale 2027.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, në një intervistë për ATSH-në, u shpreh se politikat ekonomike dhe fiskale për vitin e ardhshëm synojnë që rritja ekonomike të mos mbetet vetëm në treguesit makroekonomikë, por të përkthehet në më shumë të ardhura të disponueshme dhe në reduktim të shpenzimeve për qytetarët.

Sipas saj, qëndrueshmëria e rritjes ekonomike, zgjerimi i punësimit dhe rritja e të ardhurave buxhetore kanë krijuar hapësira për politika që synojnë një shpërndarje më të gjerë të përfitimeve të zhvillimit ekonomik, me fokus pensionistët, shtresën e mesme, familjet e reja dhe bizneset.

“Është e rëndësishme që ne të nxisim rritjen ekonomike, por kjo rritje duhet të ndihet në xhepat e çdo qytetari shqiptar. Buxheti i vitit 2027 në tërësi është një buxhet që kujdeset që mirëqenia të rishpërndahet. Qoftë Buxheti, qoftë Paketa Fiskale kanë bërë një rishpërndarje të barrës fiskale, me qëllim rritjen e të ardhurave apo reduktimin e shpenzimeve të qytetarëve”, deklaroi Ibrahimaj.

Ministrja bëri të ditur se buxheti i Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit për vitin 2027 është rreth 42 miliardë lekë, ku afërsisht 70% e fondeve shkojnë për mbështetjen e skemës së sigurimeve shoqërore dhe pensioneve.

Një nga masat kryesore të Paketës Fiskale 2027 është ulja e normës së TVSH-së nga 20% në 6% për 54 produkte bazë ushqimore, që përfshijnë produkte të konsumit të përditshëm, si buka, mielli, qumështi, vezët, orizi, makaronat, vaji, mishi, peshku, frutat dhe perimet.

Sipas Ibrahimajt, kjo masë synon të reduktojë koston fiskale përgjatë zinxhirit të furnizimit dhe të krijojë mundësi për një ulje të çmimeve të produkteve bazë me rreth 11-12%, duke e bërë përfitimin të prekshëm për konsumatorët.

Megjithatë, ministrja theksoi se përfitimi i qytetarëve nga ulja e TVSH-së kërkon edhe monitorimin e çmimeve në të gjitha hallkat e zinxhirit të furnizimit, për të garantuar që reduktimi i taksës të reflektohet në çmimin përfundimtar dhe të mos përthithet nga marzhet tregtare.

Për këtë qëllim, ministrja informoi se Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit po përdor platformën “Pasqyra e Çmimeve”, e cila mundëson ndjekjen e çmimeve që nga importuesit dhe prodhuesit deri te tregtarët me pakicë.

Platforma mbështetet edhe në të dhënat e faturimit elektronik dhe fiskalizimit, duke krijuar mundësinë për të krahasuar çmimet e raportuara nga subjektet me faturat e lëshuara dhe për të identifikuar hallkat ku krijohen kostot apo marzhet më të larta.

Ibrahimaj bëri të ditur se monitorimi ka nisur që përpara hyrjes në fuqi të masës, me qëllim parandalimin e rritjeve spekulative të çmimeve në muajt paraprakë, të cilat mund të neutralizonin efektin e uljes së TVSH-së pas 1 janarit 2027.

“Meraku i madh që kemi është që bizneset mund të bëjnë spekulime duke rritur çmimet paraprakisht, në mënyrë që më pas, pas 1 janarit, kur të hyjë në fuqi tatimi i reduktuar, të mund t’i ulin. Kjo është diçka për të cilën jemi të kujdesshëm dhe po e monitorojmë”, u shpreh ministrja.

Ajo nënvizoi se qëllimi i qeverisë është që përfitimi financiar nga reduktimi i TVSH-së të shkojë te konsumatori dhe jo të përfundojë në të ardhurat shtesë të tregtarëve.

Efekti financiar i uljes së TVSH-së për produktet ushqimore vlerësohet në rreth 12,8 miliardë lekë. Ndërkohë, rritja e normës standarde të TVSH-së nga 20% në 21% për produktet e tjera pritet të sjellë rreth 10 miliardë lekë të ardhura shtesë në buxhet.

Ministrja shpjegoi se ndikimi i rritjes së TVSH-së me një pikë përqindjeje për produktet e tjera është më i kufizuar në buxhetet familjare sesa përfitimi që synohet nga ulja e TVSH-së për shportën bazë ushqimore, veçanërisht për familjet me të ardhura më të ulëta.

Një tjetër ndryshim i Paketës Fiskale 2027 është ulja e pragut të regjistrimit në skemën e TVSH-së nga 10 milionë në 5 milionë lekë qarkullim vjetor.

Ministrja Ibrahimaj sqaroi se kjo masë do të përfshijë më shumë biznese në skemën e TVSH-së, por nuk nënkupton automatikisht një detyrim shtesë për pagesën e kësaj takse për çdo subjekt që regjistrohet.

Ajo theksoi se ulja e pragut të TVSH-së nuk prek pragun e tatimit mbi fitimin, i cili mbetet 14 milionë lekë në vit. Regjistrimi në skemën e TVSH-së dhe detyrimi për tatimin mbi fitimin janë dy çështje të ndryshme, që përcaktohen nga rregulla dhe pragje të veçanta.

“Ne nuk kemi lëvizur tatimin mbi fitimin, pra pragun e tatimit mbi fitimin, që në Shqipëri është deri në 14 milionë lekë. Subjektet paguajnë TVSH për diferencën ndërmjet blerjes dhe shitjes. Pra, është një bilanc TVSH-je dhe ato paguajnë vetëm për diferencën ndërmjet TVSH-së së mbledhur nga shitja dhe TVSH-së së paguar në blerje”, shpjegoi ministrja.

Sipas saj, ulja e pragut synon të shmangë avantazhet konkurruese të subjekteve që operojnë jashtë skemës së TVSH-së, ndërkohë që ofrojnë të njëjtat produkte dhe shërbime me çmime të ngjashme me bizneset që janë pjesë e skemës.

Ibrahimaj solli në vëmendje se përvoja e deritanishme nuk ka treguar se dalja e subjekteve nga skema e TVSH-së është shoqëruar domosdoshmërisht me ulje të çmimeve për konsumatorët.

“Në Shqipëri një gjë e tillë nuk ndodh. Pra, çmimet gjithsesi, me apo pa TVSH, janë të njëjta, si në subjektet që paguajnë TVSH, ashtu edhe në subjektet që nuk paguajnë TVSH. Dhe atë diferencë të çmimit që vjen nga TVSH-ja e mban pronari. Kjo nuk është drejtësi, por është evazion”, u shpreh ajo.

Ministrja nënvizoi se ruajtja e një pragu për bizneset realisht shumë të vogla lidhet me nevojën për të mos u shtuar kostot administrative që shoqërojnë deklarimin e TVSH-së. Ndërsa zhvillimet teknologjike dhe deklarimi online krijojnë mundësi për një administrim më të lehtë të detyrimeve për subjektet që përfshihen në skemë.

Në Paketën Fiskale 2027 është përfshirë edhe heqja e taksës së qarkullimit mbi karburantet, me synim reduktimin e çmimit që qytetarët paguajnë në momentin e furnizimit me naftë apo benzinë.

Sipas ministres, ndryshimi parashikon një ulje prej 32 lekësh për litër në çmimin e karburantit në pompë.

Ibrahimaj bëri të ditur se për të garantuar reflektimin e kësaj uljeje do të ketë monitorim të vazhdueshëm të çmimeve të karburanteve dhe po shqyrtohet krijimi i një mekanizmi të përhershëm transparence, i cili do të sigurojë që ulja të mos reflektohet vetëm në momentin e parë, por të ruhet në vijim.

Aktualisht, sipas saj, sektori operon nën regjimin e Bordit të Transparencës, për shkak të luhatjeve të çmimeve të ndikuara nga kriza në Lindjen e Mesme.

Taksa nuk do të shfuqizohet, por do të paguhet veçmas, së bashku me detyrimet e tjera vjetore të automjetit, përmes strukturave përkatëse të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Ministrja bëri të ditur se ndryshimi i mënyrës së mbledhjes së taksës shoqërohet me një diferencë të parashikuar prej rreth 5 miliardë lekësh në të ardhurat buxhetore, por vlerësoi se kjo është një nismë e nevojshme për të lehtësuar qytetarët përballë kostove të larta të karburanteve.

Ministrja Ibrahimaj bëri të ditur se mbështetja për pensionistët është një nga zërat kryesorë të Projektbuxhetit 2027. Për këtë qëllim, tha ajo, janë parashikuar rreth 24 miliardë lekë, të cilat do të përdoren për dyfishimin e shtesave mujore sipas kategorive të pensioneve dhe për indeksimin e tyre.

Nga janari 2027, shtesa mujore për pensionet urbane me vite të plota pune do të rritet nga 1 800 në 3 600 lekë. Për pensionet urbane të pjesshme, shtesa do të dyfishohet nga 800 në 1 600 lekë; për pensionet rurale nga 1 000 në 2 000 lekë; për pensionet familjare nga 700 në 1 400 lekë; ndërsa për pensionet e invaliditetit të punës nga 600 në 1 200 lekë në muaj.

Ministrja theksoi se kjo masë synon të rrisë gradualisht të ardhurat e pensionistëve drejt niveleve të përcaktuara nga qeveria, sipas kategorive të pensioneve.

“Ne do të garantojmë që në fund të këtij mandati të mos kemi më pensione me vite të plota pune urbane më të ulëta se 40 mijë lekë dhe pensione me vite të pjesshme pune jo më të ulëta se 22 mijë lekë. Në vitin 2027 do të dyfishojmë bonusin mujor, siç kemi premtuar, me qëllim që të ardhurat e pensionistëve të shkojnë drejt atyre niveleve që kemi përcaktuar”, deklaroi Ibrahimaj.

Krahas dyfishimit të shtesave mujore, një tjetër ndryshim është afrimi i indeksimit të pensioneve në 1 prill, disa muaj më herët se praktika e viteve të fundit, kur indeksimi kryhej në muajin tetor.

Sipas ministres, kostoja e parashikuar për indeksimin gjatë vitit 2027 është rreth 4 miliardë lekë.

Ibrahimaj bëri të ditur se qeveria synon gjithashtu finalizimin e reformës së skemës së pensioneve gjatë vitit 2027, ndërsa zbatimi i ndryshimeve pritet të nisë në fillim të vitit 2028.

Përtej masave fiskale dhe mbështetjes për pensionistët, Projektbuxheti 2027 parashikon fonde shtesë për nxitjen e punësimit të të rinjve dhe zgjerimin e programeve të formimit profesional.

Ministrja Ibrahimaj tha se një nga instrumentet kryesore është Garancia Rinore, e cila pas pilotimit gjatë dy viteve të fundit do të shtrihet në të gjithë territorin e vendit.

Sipas saj, synimi është që çdo i ri apo e re nën moshën 29 vjeç të ketë mundësi të përfitojë një ofertë punësimi ose një program formimi profesional.

Gjithashtu, theksoi ajo, do të zgjerohen programet e nxitjes së punësimit për të rinjtë që kanë një ide biznesi dhe dëshirojnë të vetëpunësohen, si dhe për të diplomuarit e arsimit profesional dhe universitar.

“Përmes këtyre programeve, qeveria subvencionon gjysmën e pagës minimale për një periudhë nëntëmujore, duke u krijuar mundësi të rinjve të fitojnë përvojën dhe aftësitë e nevojshme për t’u integruar në tregun e punës”, tha ministrja.

Një tjetër drejtim i mbështetjes është strehimi i përballueshëm për familjet e reja dhe profesionistët. Ministrja bëri të ditur se parashikohen 2000 apartamente me interes zero, me vlera dhe sipërfaqe më të vogla, si dhe 2000 kredi për çiftet e reja dhe familjet, për të cilat shteti do të subvencionojë normën e interesit deri në 3%.

Krahas këtyre instrumenteve, informoi Ibrahimaj, do të nisë edhe një program për subvencionimin e qirasë për banesat, kryesisht për studentët dhe profesionistët e rinj, ku shteti do të mbulojë gjysmën e vlerës së qirasë.

Sipas Ibrahimajt, këto politika synojnë të lehtësojnë një prej kostove më të rëndësishme për të rinjtë studentët dhe familjet e reja, duke krijuar më shumë mundësi për krijimin e familjes dhe ndërtimin e një jete të qëndrueshme ekonomike.

Një tjetër masë e Paketës Fiskale 2027 lidhet me ndryshimin e pragut të pagës mujore për aplikimin e normës 13% të tatimit mbi të ardhurat personale nga punësimi.

Pragu do të rritet nga 200 mijë në 300 mijë lekë në muaj, ndërsa për pagat mbi 700 mijë lekë në muaj do të aplikohet norma 30%.

Ndryshimi, u shpreh ministrja Ibrahimaj, synon të rrisë të ardhurat neto të punonjësve të kualifikuar dhe profesionistëve, duke përfshirë kategori si mjekët, inxhinierët, specialistët e teknologjisë së informacionit dhe profesionistët e tjerë me paga më të larta.

Ministrja e cilësoi këtë një masë në mbështetje të shtresës së mesme, e cila synon të krijojë më shumë hapësira për rritjen e të ardhurave të disponueshme të punonjësve.

“Kjo qasje pasqyron filozofinë e mazhorancës për një sistem tatimor progresiv, ku kontributi në buxhetin e shtetit përcaktohet në përputhje me nivelin e të ardhurave: ata që fitojnë më shumë kontribuojnë më shumë, ndërsa për shtresën e mesme dhe profesionistët synohet të krijohen më shumë mundësi për rritjen e të ardhurave të tyre neto”, deklaroi Ibrahimaj.

Ajo theksoi se të gjitha këto masa janë pjesë e një politike më të gjerë që synon të reduktojë shpenzimet e familjeve, të rrisë të ardhurat e disponueshme dhe të krijojë më shumë mundësi për punësim, strehim dhe zhvillim ekonomik.

Sipas ministres, Shqipëria prej të paktën katër vitesh ka ruajtur një rritje ekonomike të qëndrueshme, në intervalin 3,5-4%, ndërsa papunësia ka ardhur në rënie, punësimi dhe të ardhurat buxhetore janë rritur dhe borxhi publik ka ndjekur një trajektore reduktuese.

“Është e rëndësishme që kjo rritje ekonomike të mos mbetet vetëm një tregues, por të përkthehet në përmirësim të mirëqenies së qytetarëve. Buxheti i vitit 2027 është ndërtuar me këtë synim, duke mbështetur pensionistët, familjet, të rinjtë dhe profesionistët, si dhe duke krijuar kushte më të mira për zhvillimin e ekonomisë”, deklaroi Ibrahimaj./ATSH/

The post Rritja ekonomike në xhepat e qytetarëve, Ibrahimaj: Në 2027 mbështetje për pensionistët, familjet dhe bizneset appeared first on Fast News Economy.

BSH avancon projektin TIPS Clone, Zaçaj: Pagesat në Europë, me të njëjtën shpejtësi si brenda vendit
Banka e Shqipërisë po avancon drejt modernizimit të infrastrukturës së pagesave, përmes projektit TIPS Clone, i cili synon të mundësojë kryerjen e transfertave brenda pak sekondash dhe të krijojë bazën për pagesa të menjëhershme edhe përtej kufijve. Prioritetet e këtij procesi u prezantuan nga Zëvendësguvernatorja e Parë e Bankës së Shqipërisë, Holta Zaçaj, gjatë Konferencës së 8-të Ndërkombëtare mbi Skemat Rajonale të Kartave dhe Infrastrukturat e Tregut Financiar për Pagesat me Vlerë të Vogël.

Në panelin e zëvendësguvernatorëve të bankave qendrore të rajonit, me temë “Pagesat e shpejta në Ballkanin Perëndimor”, Zaçaj foli për arritjet dhe objektivat e Bankës së Shqipërisë në modernizimin e sistemeve të pagesave dhe integrimin me tregun evropian. Ajo veçoi anëtarësimin e Shqipërisë në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA), si një nga arritjet më të rëndësishme të viteve të fundit, duke theksuar se ky proces ka sjellë ulje të ndjeshme të kostove të transfertave ndërkufitare për qytetarët dhe bizneset. Sa i përket projektit TIPS Clone, përfitimet nuk do të kufizohen vetëm te shpejtësia e transfertave. Sipas Zaçajt, infrastruktura e re do të krijojë mundësi për zhvillimin e pagesave të menjëhershme ndërkufitare, ndërsa suksesi i saj do të varet nga përdorimi i gjerë nga qytetarët, bizneset dhe institucionet publike.

Në këtë drejtim, ndër prioritetet e përmendura janë zhvillimi i pagesave me kod QR, digjitalizimi i pagesave publike dhe zgjerimi i pranimit të pagesave elektronike nga tregtarët, me synimin për të reduktuar përdorimin e parasë fizike. Një tjetër objektiv është ulja e kostove të pranimit të pagesave elektronike përmes rregullimit të tarifave të shkëmbimit për pagesat me karta. Zaçaj theksoi gjithashtu rëndësinë e rritjes së kulturës financiare, mbrojtjes së konsumatorëve nga mashtrimet dhe forcimit të besimit te instrumentet digjitale.

Konferenca u organizua nga Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe Shoqatën Evropiane të Pagesave me Kartë, në Tiranë, më 4-5 nëntor 2026. Objektivi i Bankës së Shqipërisë është që qytetarët dhe bizneset të mund të kryejnë pagesa në të gjithë Evropën me të njëjtën shpejtësi, lehtësi dhe siguri si brenda vendit.

The post BSH avancon projektin TIPS Clone, Zaçaj: Pagesat në Europë, me të njëjtën shpejtësi si brenda vendit appeared first on Fast News Economy.

Nafta dhe benzina mbi 30 lekë më lirë nga janari 2027, Ibrahimaj: 1500 lekë kursim për depozitën
Nafta dhe benzina pritet të kushtojnë mbi 30 lekë më pak për litër nga janari 2027. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, e cila theksoi se ulja e çmimeve do të sjellë lehtësim të drejtpërdrejtë për qytetarët dhe bizneset. Sipas ministres, për një automjet me një depozitë prej 50 litrash, kursimi do të arrijë në rreth 1500 lekë për çdo mbushje. “Kur mbushni makinën tuaj me 50 litra, kjo do të thotë se ju do të paguani rreth 1500 lekë më pak, çdo herë”, u shpreh Ibrahimaj.

Ajo nënvizoi se përfitues të kësaj politike do të jenë jo vetëm drejtuesit e automjeteve, por edhe transportuesit, fermerët dhe bizneset, të cilat përballen me kostot e karburantit. Ministrja argumentoi se ulja e çmimit të naftës dhe benzinës mund të ndikojë edhe në çmimet e produkteve, përmes reduktimit të kostove të transportit dhe prodhimit.

“Kur transporti kushton më pak, edhe mallrat në dyqan do të kushtojnë më pak, pasi kostot e prodhimit bëhen më të lira”, deklaroi ajo. Ibrahimaj bëri të ditur se qeveria do të monitorojë zbatimin e uljes përmes Bordit të Transparencës, me qëllim që ndryshimi të reflektohet në të gjitha pikat e karburantit në vend.

“Ulja do të vijë menjëherë dhe ne do të garantojmë që, nëpërmjet Bordit të Transparencës, ajo të përcillet në çdo pompë, në çdo qytet”, u shpreh ministrja.

Sipas saj, kjo masë synon të reduktojë shpenzimet e përditshme të qytetarëve, nga udhëtimi drejt punës deri te transporti i fëmijëve në shkollë. Ulja e paralajmëruar e karburanteve pritet të ndikojë në një nga shpenzimet e rëndësishme të familjeve shqiptare, ndërsa efekti në çmimet e produkteve do të varet nga mënyra se si reduktimi i kostove të transportit do të përcillet në treg.

The post Nafta dhe benzina mbi 30 lekë më lirë nga janari 2027, Ibrahimaj: 1500 lekë kursim për depozitën appeared first on Fast News Economy.

12 mijë lekë në muaj për çdo fëmijë në kujdes alternativ, qeveria cakton pagesat
Familjet që marrin në kujdes fëmijë përmes skemës së kujdesit alternativ do të përfitojnë mbështetje financiare mujore dhe vjetore nga shteti. Ndërkohë, familjet kujdestare profesionale do të marrin edhe një pagesë shtesë, në masën e pagës minimale në vend, për shërbimin që ofrojnë.

Qeveria ka miratuar vendimin që përcakton masën e financimit, kriteret e përfitimit dhe procedurat e pagesës për familjet që angazhohen në kujdesin alternativ të fëmijëve.

Sipas vendimit, për çdo fëmijë të vendosur në kujdes alternativ në një familje do të akordohen 12 mijë lekë në muaj për mbulimin e shpenzimeve të përditshme, si dhe 35 mijë lekë në vit për nevoja të tjera. Në total, mbështetja financiare arrin në 179 mijë lekë në vit për çdo fëmijë, ose mesatarisht rreth 14 900 lekë në muaj.

Një trajtim i veçantë parashikohet për familjet kujdestare profesionale, të cilat do të përfitojnë një pagesë shtesë mujore në masën e pagës minimale. Kjo pagesë do të jepet një herë për familje, pavarësisht numrit të fëmijëve në kujdestari, dhe do të vijojë për sa kohë familja ruan statusin e ofruesit të shërbimit dhe kujdeset për të paktën një fëmijë.

Për të përfituar këtë pagesë, njëri prej prindërve kujdestarë profesionistë duhet të lidhë kontratë pune me bashkinë ku ka vendbanimin e përhershëm. Pagesa mund të merret edhe në rastet kur prindi është i punësuar ose i vetëpunësuar, për sa kohë angazhimet e tjera nuk cenojnë kujdesin dhe mirëqenien e fëmijës.

Vendimi përcakton gjithashtu rregulla të posaçme për familjet kujdestare profesionale të emergjencës, të cilat do ta përfitojnë pagesën nga momenti i lidhjes së kontratës së punës deri në përfundimin e saj ose humbjen e statusit përkatës.

Mbështetja financiare mujore dhe vjetore për fëmijët do të indeksohet çdo vit në bazë të inflacionit. Financimi do të sigurohet nga buxheti i shtetit dhe do t’u transferohet bashkive, të cilat do të jenë përgjegjëse për zbatimin e skemës.

The post 12 mijë lekë në muaj për çdo fëmijë në kujdes alternativ, qeveria cakton pagesat appeared first on Fast News Economy.

Raporti i KE: Ekonomia shqiptare u rrit me 3.7% në 2025, turizmi mbajti peshën kryesore
Ekonomia shqiptare u rrit me 3.7% gjatë vitit 2025, e mbështetur kryesisht nga kërkesa e brendshme, konsumi dhe turizmi. Ky është një nga konstatimet kryesore të raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë 2026, i cili vlerëson se vendi ka bërë përparim në zhvillimin e një ekonomie tregu funksionale, por vijon të përballet me problematika strukturore. Sipas raportit, rritja ekonomike u mbështet nga konsumi privat, i ndikuar nga rritja e pagave, punësimi dhe inflacioni i ulët. Turizmi vijoi të mbështesë eksportet e shërbimeve, ndërsa ndërtimi, aktivitetet e pasurive të paluajtshme dhe shërbimet publike ishin ndër sektorët që kontribuuan më shumë në zgjerimin e ekonomisë.

Një zhvillim pozitiv ishte ngushtimi i deficitit të llogarisë korrente në vetëm 0.7% të PBB-së në vitin 2025, nga 2.4% që ishte një vit më parë. Komisioni Europian ia atribuon këtë kryesisht rritjes së të ardhurave nga turizmi dhe ngadalësimit të importeve.

Raporti evidenton se eksportet e mallrave vijuan rënien për të tretin vit radhazi. Kjo lidhet me dobësimin e kërkesës në tregjet kryesore europiane, rritjen e kostove të punës dhe forcimin e lekut, duke prekur veçanërisht sektorët intensivë në punë, si tekstilet dhe këpucët.

Komisioni vëren gjithashtu se të ardhurat publike në raport me PBB-në mbeten të ulëta, pavarësisht rritjes së tyre, ndërsa investimet publike vijojnë të mos realizohen sipas planifikimit. Për këtë arsye, Brukseli kërkon përshpejtimin e zbatimit të strategjisë afatmesme të të ardhurave, forcimin e transparencës fiskale dhe përmirësimin e përzgjedhjes e zbatimit të projekteve të investimeve publike. Raporti nënvizon se mjedisi i biznesit vijon të ndikohet nga dobësitë në sundimin e ligjit, aksesi i kufizuar në financim për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe mangësitë në mbikëqyrjen dhe administrimin e ndërmarrjeve shtetërore.

The post Raporti i KE: Ekonomia shqiptare u rrit me 3.7% në 2025, turizmi mbajti peshën kryesore appeared first on Fast News Economy.

Besimi në ekonomi rritet, BSH: Ndërtimi dhe tregtia frenojnë optimizmin
Besimi i bizneseve dhe konsumatorëve në ekonomi është përmirësuar gjatë muajit tetor, por ecuria mbetet e ndryshme nga një sektor në tjetrin. Sipas vrojtimit më të fundit të Bankës së Shqipërisë, Treguesi i Ndjesisë Ekonomike (TNE) u rrit me 0.4 pikë, duke qëndruar 8 pikë mbi mesataren historike.

Përmirësimi i klimës ekonomike është mbështetur kryesisht nga industria, shërbimet dhe konsumatorët, ndërsa ndërtimi dhe tregtia kanë regjistruar rënie të besimit. Rritjen më të madhe e shënoi sektori i shërbimeve, me 3.2 pikë. Bizneset raportojnë kërkesë më të lartë për shërbimet e tyre dhe një ecuri më të mirë të aktivitetit ekonomik.

Edhe industria regjistroi përmirësim, me 2.5 pikë, duke ndërprerë rënien e tre muajve të mëparshëm. Megjithatë, pavarësisht ecurisë më të mirë të prodhimit aktual, porositë nga eksportet vijojnë të mbeten një element dobësie për sektorin. Në të kundërt, ndërtimi shënoi rënien më të fortë të besimit, me 5.7 pikë. Sipas vrojtimit, kjo lidhet me pakësimin e kontratave të porositura dhe dobësimin e aktivitetit ndërtues.

Edhe tregtia regjistroi një rënie prej 3.5 pikësh. Bizneset e këtij sektori kanë vlerësime më pak optimiste për shitjet, ndërsa pritjet për punësimin janë dobësuar.

Një sinjal pozitiv vjen nga konsumatorët, ku treguesi i besimit u rrit me 1.1 pikë. Familjet shfaqen më optimiste për gjendjen e tyre financiare dhe perspektivën ekonomike. Gjithashtu, janë përmirësuar pritjet për blerjet e mëdha, si mobiliet dhe pajisjet elektroshtëpiake, ndonëse gatishmëria për këto shpenzime mbetet ende e ulët. Në tërësi, vrojtimi i Bankës së Shqipërisë tregon një përmirësim gradual të perceptimit për ekonominë, por me diferenca të dukshme mes sektorëve. Rritja e besimit në industri dhe shërbime, si dhe te konsumatorët, bashkëjeton me sinjalet negative nga ndërtimi dhe tregtia.

The post Besimi në ekonomi rritet, BSH: Ndërtimi dhe tregtia frenojnë optimizmin appeared first on Fast News Economy.

Prof. Akademik Anastas Angjeli takohet me Presidenten e Republikës së Kosovës, diskutohet rëndësia e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve akademike të të dyja vendeve
Gjatë një vizite në Kosovë, Kryetari i Komisionit të Ekonomisë pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akademik Anastas Angjeli, zhvilloi një takim miqësor në Prishtinë me Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Justina Shiroka-Pula.

Në këtë takim, akademik Angjeli e uroi Presidenten për marrjen e detyrës së lartë shtetërore. Në vijim, bashkëbisedimi u përqendrua në rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve akademike të të dyja vendeve, si dhe në mundësitë e realizimit të projekteve dhe iniciativave të përbashkëta.

Presidentja Shiroka-Pula theksoi rëndësinë e bashkëpunimit institucional për zhvillimin e shkencës, promovimin e dijes dhe forcimin e mëtejshëm të lidhjeve akademike ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Akademik Anastas Angjeli shoqërohej në këtë takim nga akademik Besnik Krasniqi, përfaqësues i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe nga poeti i mirënjohur Lulzim Tafa, akademik i jashtëm i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Takimi përbën një tjetër dëshmi të rëndësisë së bashkëpunimit dhe të marrëdhënieve të ngushta akademike e shkencore ndërmjet dy vendeve.

The post Prof. Akademik Anastas Angjeli takohet me Presidenten e Republikës së Kosovës, diskutohet rëndësia e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve akademike të të dyja vendeve appeared first on Fast News Economy.

Përfaqësuesja nga Kanadaja në Dhomën e Biznesit të Diasporës, Viola Kaloutsi takon kryeministrin Albin Kurti: Diaspora shqiptare, urë e fortë lidhëse me atdheun
Aktivistja dhe përfaqësuesja nga Kanadaja në Dhomën e Biznesit të Diasporës, Viola Kaloutsi ka zhvilluar një takim në Prishtinë me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti.

Në qendër të takimit ishte diaspora shqiptare, si pjesë e pandarë e kombit, e cila, ndonëse jeton larg atdheut, mbetet e lidhur ngushtë me të përmes kujtesës, gjuhës, rrënjëve dhe ndjenjës së përkatësisë.

Gjatë bashkëbisedimit u diskutua për rolin dhe kontributin e diasporës në forcimin e lidhjeve ekonomike, shoqërore dhe kombëtare, si dhe për rëndësinë e ruajtjes dhe kultivimit të marrëdhënieve të ngushta ndërmjet diasporës shqiptare dhe atdheut.

The post Përfaqësuesja nga Kanadaja në Dhomën e Biznesit të Diasporës, Viola Kaloutsi takon kryeministrin Albin Kurti: Diaspora shqiptare, urë e fortë lidhëse me atdheun appeared first on Fast News Economy.