Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Krijohet vaksina e parë në botë nga Inteligjenca artificiale kundër koronaviruseve

nga Fast News
4 months më parë
në Ekonomi
0
Krijohet vaksina e parë në botë nga Inteligjenca artificiale kundër koronaviruseve
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shkencëtarët e Universitetit të Kembrixhit kanë zhvilluar një lloj të ri vaksine, përbërësi kryesor i së cilës është projektuar tërësisht nga inteligjenca artificiale (AI). Sipas studiuesve, kjo është hera e parë që një antigjen i krijuar nga AI testohet te njerëzit.

Vaksina synon të ofrojë mbrojtje ndaj të gjithë familjes së koronaviruseve, duke përfshirë variantet e COVID-19 dhe viruset që qarkullojnë te kafshët e që mund të shkaktojnë pandemi të ardhshme. Studiuesit përdorën kodet gjenetike të koronaviruseve të ndryshme, të mbledhura nga programe monitorimi të kërcënimeve virale. Më pas, inteligjenca artificiale analizoi të dhënat dhe krijoi një “super-antigjen” të aftë të trajnojë sistemin imunitar për të njohur dhe luftuar një gamë të gjerë virusesh, edhe nëse ato pësojnë mutacione.

Profesori Jonathan Heeney, drejtues i projektit, e cilësoi këtë zhvillim si një ndryshim themelor në mënyrën se si bota mund të përgatitet për pandemitë e ardhshme.

“Qëllimi është të krijojmë vaksina që na mbrojnë jo vetëm nga viruset e sotme, por edhe nga ato që mund të shkaktojnë shpërthimin apo pandeminë e radhës”, tha ai.

Deri tani, vaksina është testuar te 39 persona për të vlerësuar sigurinë e saj, ndërsa një studim i dytë me rreth 200 pjesëmarrës pritet të japë më shumë të dhëna mbi efektivitetin.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Edhe pse përgjigjja imunitare e vërejtur ka qenë modeste, ekspertët e konsiderojnë teknologjinë premtuese.

Ekipi po zhvillon gjithashtu vaksina universale kundër gripit sezonal, gripit të shpendëve H5N1 dhe sëmundjeve hemorragjike virale, përfshirë Ebolën.

Etiketa: aktualitet
Pas

6 rregullat për “shopping”

Para

Kosova financon fluturimet drejt destinacioneve të diasporës me 2 milionë euro

Para
Kosova financon fluturimet drejt destinacioneve të diasporës me 2 milionë euro

Kosova financon fluturimet drejt destinacioneve të diasporës me 2 milionë euro

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Ngre siparin “Future 2 Tech”, panairi më i madh për teknologjinë në Shqipëri

Ngre siparin “Future 2 Tech”, panairi më i madh për teknologjinë në Shqipëri

nga Fast News
21:17 | 24/09/2026
0

Analiza e ekonomisë/ BSH: Mungesa e punonjësve dhe luftrat, dy pasiguritë e mëdha të biznesit

Analiza e ekonomisë/ BSH: Mungesa e punonjësve dhe luftrat, dy pasiguritë e mëdha të biznesit

nga Fast News
09:00 | 24/09/2026
0

Tarifa e re e BE-së po ndryshon blerjet online, çfarë ndodh me Shein dhe Temu?

Tarifa e re e BE-së po ndryshon blerjet online, çfarë ndodh me Shein dhe Temu?

nga Fast News
08:30 | 24/09/2026
0

Vlora hotelet, Durrësi industrinë/ Përtej banesave, çfarë po ndërtohet në Shqipëri?

Vlora hotelet, Durrësi industrinë/ Përtej banesave, çfarë po ndërtohet në Shqipëri?

nga Fast News
08:00 | 24/09/2026
0

Recent News

Ngre siparin “Future 2 Tech”, panairi më i madh për teknologjinë në Shqipëri

Ngre siparin “Future 2 Tech”, panairi më i madh për teknologjinë në Shqipëri

21:17 | 24/09/2026
Analiza e ekonomisë/ BSH: Mungesa e punonjësve dhe luftrat, dy pasiguritë e mëdha të biznesit

Analiza e ekonomisë/ BSH: Mungesa e punonjësve dhe luftrat, dy pasiguritë e mëdha të biznesit

09:00 | 24/09/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora