Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Hekurudha Durrës-Tiranë-Rinas në punë në fund të 2027, nis kërkimi për operatorin privat dhe trenat

nga Fast News
3 minutes më parë
në Ekonomi
0
Hekurudha Durrës-Tiranë-Rinas në punë në fund të 2027, nis kërkimi për operatorin privat dhe trenat
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria ka nisur kërkimin për operatorët që do të ofrojnë shërbimin publik hekurudhor për linjën Durrës-Tiranë-Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës i cili do të duhet të sigurojë edhe trenat.

Thirrja për shprehje interesi e publikuar në 27 maj 2026 nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, në koordinim me Hekurudhën Shqiptare parashikon pikërisht këtë aspekt. Kompanitë ose konsorciumet e interesuara kanë afat deri më 26 korrik 2026 për të dorëzuar shprehjen e interesit.

Sipas dokumentit, kontrata e ardhshme do të nisë me operimin e shërbimeve në korridorin Durrës–Tiranë–Rinas, ndërsa tenderi pritet të hapet në tremujorin e katërt të vitit 2026. Nisja e shërbimeve të pasagjerëve parashikohet në tremujorin e katërt të vitit 2027.

Operatori që do të kontraktohet duhet të sigurojë edhe mjetet lëvizëse, pra trenat, të cilët mund të jenë të rinj, të përdorur ose me qira. Dokumenti parashikon përdorimin ideal të njësive elektrike, por nuk përjashton mjete të tjera, për sa kohë plotësojnë kërkesat teknike dhe operative.

Për paketën fillestare, shërbimi parashikohet në dy linja: Tiranë–Durrës, me gjatësi 37.9 kilometra, dhe Tiranë–Aeroport, me gjatësi 15.4 kilometra. Në ditë pune parashikohen 44 shërbime në linjën Tiranë–Durrës dhe 74 shërbime në linjën Tiranë–Aeroport. Kjo do të thotë që janë rreth 22 çifte udhëtimesh në ditë pune në linjën Tiranë–Durrës dhe 37 çifte udhëtimesh në linjën Tiranë–Aeroport.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Dokumenti vlerëson se për këtë fazë do të nevojiten katër njësi elektrike treni, ose gjashtë nëse përfshihen edhe rezervat. Shërbimet fillestare pritet të arrijnë rreth 1.1 milion kilometra trenash në vit, përfshirë edhe lëvizjet bosh.

Kontrata pritet të ketë kohëzgjatje nga 10 deri në 15 vjet, ndërsa modeli i parashikuar është kontratë bruto, ku pagesa për operatorin do të bazohet te kilometrat e kryer të trenave teksa risku i biletave të shitura do të mbahet nga institucionet. Mund të parashikohen edhe mekanizma bonusi ose penaliteti për cilësinë dhe përpikmërinë e shërbimit.

Në të ardhmen, kontrata mund të zgjerohet edhe në linjat Tiranë–Hani i Hotit dhe Durrës–Pogradec, në varësi të përfundimit të projekteve të modernizimit të rrjetit. Sipas dokumentit, linja drejt Hanit të Hotit mund të hapet në vitin 2030, ndërsa ajo drejt Pogradecit në vitin 2035.

Pas mbylljes së afatit për shprehjen e interesit, palët e interesuara pritet të ftohen në një workshop konsultimi në tremujorin e tretë të vitit 2026. Informacioni i mbledhur do të përdoret për përgatitjen e procedurës konkurruese për kontratën e shërbimit publik hekurudhor të pasagjerëve./ Monitor

Etiketa: aktualitet
Pas

Tatimet: Afat deri më 30 qershor 2026 për deklaratat e padorëzuara, përfitohet falja e gjobave

Para

Tatimet sqarojnë procedurën e riaplikimit për kompensimin e fëmijëve kur mungojnë faturat

Para
Tatimet sqarojnë procedurën e riaplikimit për kompensimin e fëmijëve kur mungojnë faturat

Tatimet sqarojnë procedurën e riaplikimit për kompensimin e fëmijëve kur mungojnë faturat

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Tatimet sqarojnë procedurën e riaplikimit për kompensimin e fëmijëve kur mungojnë faturat

Tatimet sqarojnë procedurën e riaplikimit për kompensimin e fëmijëve kur mungojnë faturat

nga Fast News
10:35 | 09/06/2026
0

Hekurudha Durrës-Tiranë-Rinas në punë në fund të 2027, nis kërkimi për operatorin privat dhe trenat

Hekurudha Durrës-Tiranë-Rinas në punë në fund të 2027, nis kërkimi për operatorin privat dhe trenat

nga Fast News
10:33 | 09/06/2026
0

Tatimet: Afat deri më 30 qershor 2026 për deklaratat e padorëzuara, përfitohet falja e gjobave

Tatimet: Afat deri më 30 qershor 2026 për deklaratat e padorëzuara, përfitohet falja e gjobave

nga Fast News
10:31 | 09/06/2026
0

10 “të vërteta” që ju ndihmojnë në jetë dhe biznes

10 “të vërteta” që ju ndihmojnë në jetë dhe biznes

nga Fast News
09:30 | 08/06/2026
0

Recent News

Tatimet sqarojnë procedurën e riaplikimit për kompensimin e fëmijëve kur mungojnë faturat

Tatimet sqarojnë procedurën e riaplikimit për kompensimin e fëmijëve kur mungojnë faturat

10:35 | 09/06/2026
Hekurudha Durrës-Tiranë-Rinas në punë në fund të 2027, nis kërkimi për operatorin privat dhe trenat

Hekurudha Durrës-Tiranë-Rinas në punë në fund të 2027, nis kërkimi për operatorin privat dhe trenat

10:33 | 09/06/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora