Barazia Gjinore Archives - Fast News Economy

Potenciali i pashfrytëzuar i grave dhe vajzave, shansi i ekonomisë shqiptare për zhvillim
NGA AURORA SULCE

Më të arsimuara, më produktive, më të përgjegjshme, por më pak të punësuara dhe më pak të paguara. Është ky realiteti i një pjese të mirë të grave dhe vajzave në Shqipëri, ku balancat në tregun e punës lënë jashtë shumë prej tyre. Kjo nuk është një cështje vetëm e barazisë gjinore dhe të drejtave të njeriut, por një humbje e madhe për ekonominë e vendit.

Studime të shumta ndërkombëtare kanë treguar se shoqëritë që garantojnë mundësi të barabarta për gratë dhe burrat arrijnë nivele më të larta të rritjes ekonomike, institucione më efikase dhe një demokraci më funksionale. Kjo fatkeqësisht nuk mund të thuhet për Shqipërinë.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, në tremujorin e parë të këtij viti, niveli i punësimit të grave ishte 51.8% përkundrejt 64.4% të burrave. Një diferencë prej 12.6% që dëshmon se gratë kanë më pak gjasa të marrin pjesë në tregun e punës.

Nga ana tjetër, gratë paguhen më pak se burrat për të njëjtin vend pune, një tjetër tregues i zhbalancimit të fortë të ekulibrave në tregun e punës dhe një faktor që ndikon në punësimin e tyre.

INSTAT raporton se diferenca gjinore në paga në Shqipëri është 4.9%. Në vitin 2024, (e dhëna e fundit zyrtare) një burrë paguhej mesatarisht 75.415 lekë, ndërsa për të njëjtën punë, një grua paguhej 72.681 lekë ose 2.734 lekë më pak.

“Të dhënat e INSTAT për tremujorin e parë 2026 tregojnë se gratë vazhdojnë të kenë një normë punësimi rreth 12 pikë përqindje më të ulët se burrat. Kjo do të thotë se problemi kryesor nuk është vetëm diferenca në paga, e cila për vitin 2024 ka qenë rreth 5%, por fakti që një pjesë e konsiderueshme e grave që përbëjnë më shumë se gjysmën e popullsisë mbetet jashtë tregut të punës. Reduktimi i këtij hendeku do të rriste oferten e punës, produktivitetin dhe rritjen ekonomike të vendit”, shprehet Ines Nurja, ish drejtore e Përgjithshme e Institutit të Statistikave.

Sot gara mes grave dhe burra në ekonomi dhe jo vetëm, nuk është e barabartë. Ashtu si të pabarabarta janë dhe përgjegjësitë. Gratë duhet të kujdesen për mbarëvajtjen e shtëpisë, rritjen e fëmijëve dhe kujdesin më të afërmit. Një punë e papaguar, por që sipas një studimit të Un Ëomen, vlerësohet në rreth 324 mln euro në vit.

Sipas të njëjtit studim, gratë shqiptare kalojnë më shumë se pesë orë çdo ditë me punë të papaguar shtëpie. Në 22% të kohës gatuajnë pastrojnë dhe kujdesen për fëmijët dhe pjesëtarët e familjes. Kjo situatë ka ndikime të konsiderueshme financiare dhe ekonomike për gratë dhe për shoqërinë në përgjithësi.

“Një nga arsyet kryesore është se gratë vazhdojnë të mbajnë pjesën më të madhe të përgjegjësive të kujdesit për familjen dhe fëmijët. Kjo ndikon drejtpërdrejt në pjesëmarrjen e tyre në tregun e punës. Pikërisht për këtë arsye, Dhoma Ekonomike e Gruas ka promovuar dhe mbështetur politikat familjare në vendin e punës, duke punuar me kompanitë anëtare për të krijuar mjedise më fleksibël dhe më mbështetëse. Kur bizneset investojnë në politika familjare, jo vetëm që rritet punësimi i grave, por përmirësohet edhe produktiviteti, besnikëria e stafit dhe performanca e kompanisë”, shprehet Antonela Hako, kryetare e Dhomës Ekonomike të Gruas.

Por sa humbet ekonomia shqiptare nga disbalancat në tregun e punës përsa i përket nivelit të ulët të integrimit të grave dhe vajzave në të? Eksperti i njohur i ekonomisë, akademiku Adrian Civici argumenton se kostot aarijnë deri 12%- 20% të Produktit të Brendshëm Bruto.

“Barazia gjinore nuk është thjesht një çështje e të drejtave themelore të njeriut; ajo përbën një nga shtyllat më fuqishme të rritjes ekonomike afatgjatë dhe mirëqeverisjes së një vendi. Kur gratë marrin pjesë plotësisht në ekonomi dhe në vendimmarrje politike, shoqëritë pësojnë një transformim strukturor pozitiv.

Mosaktivizimi i grave në tregun e punës përfaqëson një kosto të lartë oportune për çdo ekonomi. Integrimi i tyre sjell disa avantazhe: 1) Rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB): Sipas studimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore, mbyllja e hendekut gjinor në punësim mund të rrisë PBB-në globale me mesatarisht 12% – 20%. Në vendet në zhvillim, ky ndikim është akoma më i lartë; 2) Diversifikimi dhe Produktiviteti: Hulumtimet makroekonomike tregojnë se gratë dhe burrat sjellin aftësi dhe perspektiva komplementare në tregun e punës. Ky “efekt komplementariteti” rrit produktivitetin total të faktorëve dhe nxit inovacionin në ekonomi; 3) Zbutja e Krizave Demografike: Në shoqëritë që përballen me plakje të popullsisë dhe emigracion,rritja e shkallës së aktivizimit të grave në tregun e punës është mekanizmi kryesor për të ruajtur qëndrueshmërinë e skemave të pensioneve dhe të sigurimeve shoqërore; 4) Efekti i Multiplikatorit Social: Gratë priren të investojnë një pjesë më të madhe të të ardhurave të tyre drejtpërdrejt në arsimimin, shëndetin dhe ushqyerjen e fëmijëve. Ky investim në kapitalin njerëzor të gjeneratës së ardhshme krijon një cikël virtuoz zhvillimi ekonomik afatgjatë”, shpjegon Civici.

E nëse të gjithë nuk kontribuojnë njësoj dhe kur një potencial i madh, si ai i grave mbetet jashtë, ekonomia nuk ka si të jetë e fortë dhe as e shëndetshme. Diferencat gjinore përkthehen në humbje financiare dhe ekonomike, jo vetëm për gratë dhe vajzat apo familjet e tyre, por për të gjithë ekonominë.

“Nuk mund të flasim për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik pa folur për pjesëmarrjen e grave në ekonomi. Një ekonomi është më e fortë, kur të gjithë kanë mundësi të kontribuojnë në të dhe vecanerisht, kur gratë kanë të njëjtat mundësi për të ndërtuar një biznes, për të marrë vendime dhe për të udhëhequr. Përvoja ka treguar se kur grave u jepen mundësi të barabarta për të konkurruar dhe për të udhëhequr, bizneset bëhen më të forta, vendimmarrja më e balancuar dhe rezultatet më të qëndrueshme”, argumenton Arben Shkodra, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Prodhuesve.

Ekspertët argumentojnë se potenciali i grave dhe i vajzave është i pashfrytëzuar jo vetëm në ekonomi, por edhe në vendimarrje dhe politikë, cka sipas tyre, do të ndikonte në përmirësimin e qeverisjes dhe uljen e korrupsionit.

Sipas të dhënave zyrtare, niveli i përfaqësimit të grave në parlament gjatë vitit 2024 është 35,7 %. Kjo përqindje është ndjeshëm më e ulët në pushtetin vendor, aty ku kontaktet me komunitetin janë më të drejtëpërdrejta. INSTAT raporton se në zgjedhjet vendore të vitit 2023, në përbërje të listave me kandidatë për kryetar bashkie vetëm  10.4 % ishin gra. Ndërkohë që kandidate gra fituese për kryetar bashkie ishin 13,1 %.

“Pjesëmarrja e grave në nivelet vendimmarrëse ndryshon natyrën dhe cilësinë e qeverisjes: 1) Ulja e Korrupsionit dhe Rritja e Transparencës: Ekziston një korrelacion i fortë dhe empirikisht i provuar midis pranisë së grave në politikë dhe niveleve më të ulëta të korrupsionit. Gratë në poste publike shpesh mbështesin reforma që rrisin llogaridhënien dhe sundimin e ligjit; 2) Përmirësimi i Alokimit të Burimeve Publike: Ndryshimi i profilit gjinor të vendimmarrësve sjell një riorientim të buxhetit publik. Qeveritë me përfaqësim më të lartë të grave priren të investojnë më shumë në: Sektorin e shëndetësisë dhe mirëqenies sociale; Arsimin publik dhe infrastrukturën mbështetëse (çerdhe, kopshte); Politikat e mbrojtjes së mjedisit dhe qëndrueshmërisë.3) Stabiliteti Politik dhe Menaxhimi i Konflikteve: Proceset e paqes dhe marrëveshjet politike ku gratë janë pjesë e negociatave rezultojnë të jenë më afatgjatë dhe më të qëndrueshme. Përfshirja e tyre nxit konsensusin dhe zbut polarizimin politik”, shprehet Civici.

Situata mes burrave dhe grave paraqitet e zhbalancuar edhe në biznes. Edhe pse vitet e fundit, është rritur numri i vajzave dhe grave që drejtojnë apo janë pronare të kompanive private, ato janë dukshëm në minorancë kundrejt burrave. Ndrëkohë që rezulton se gratë dhe vajzat administrojnë biznese të vogla me një numër të ulët të punësuarish, cka është një tjetër tregues se biznesi dhe paraja mbeten domen i burrave.

Sipas të dhënave të INSTAT, gratë menaxhojnë/zotërojnë vetëm 31.6% të ndërmarrjeve aktive gjithsej, kundrejt 68.4% që zotërojnë burrat. Kundrejt vitit 2024, rritja e numrit të bizneseve të grave është rritur me një normë thuajse e papërfillshme, prej vetëm 0.2%.

Statistikat e detajuara tregojnë se aktivitetet “Tregti” dhe “Shërbime të tjera” shënojnë pjesëmarrjen më të lartë të grave në vendimmarrje, respektivisht me 34.3% dhe 41.2%. Ndërkohë që ndërmarrjet e drejtuara nga gratë kanë kryesisht 1- 4 të punësuar.

Por përse në botën e biznesit ka më pak gra se burra?

Antonela Hako, kryetare e Dhomës Ekonomikë Gruas, njëherazi një nga sipërmarëset kryesore në Shqipëri rendit vështirësitë që has një grua në botën e “egër” të biznesit.

“Nga përvoja jonë në Dhomën Ekonomike të Gruas, sfida nuk është mungesa e potencialit apo aftësive të grave. Përkundrazi, ne përfaqësojmë gati 200 biznese të drejtuara nga gra që çdo ditë dëshmojnë aftësi të jashtëzakonshme lidershipi dhe sipërmarrjeje. Megjithatë, gratë vazhdojnë të përballen me barriera shtesë, si probleme te pazgjidhura ne barazi tek prona e për pasojë, aksesi më i kufizuar në financim, rrjete biznesi dhe balancimi i përgjegjësive familjare me ato profesionale. Këto faktorë ndikojnë që më pak gra të ndërmarrin hapin drejt sipërmarrjes ose të rrisin bizneset e tyre në të njëjtin ritëm me burrat”, shprehet Hako.

Ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiqi argumenton se situata bëhet edhe më e vështirë për gratë dhe vajzat në zonat rurale, ku mundësitë për biznes apo për punësim janë edhe më të pakta.

“Ky realitet nuk ishte pasojë e mungesës së ideve për biznes apo e paaftësisë për të udhëhequr, por kufizohej nga: mungesa e njohurive; mungesa e kapitalit për të investuar; mungesa e informacionit dhe njohurive për t’u financuar nga institucionet financiare; ekzistenca e paragjykimeve dhe mungesa e kohës, pasi gruaja ka një mision fisnik: përkujdesjen ndaj anëtarëve të familjes; mungesa e politikave mbështetëse qeveritare. Gjithashtu, është edhe risku financiar. Meshkujt janë ata që marrin më shumë risk, ndërsa femrat në përgjithësi tregohen më të kujdesshme në vendimmarrjen financiare dhe preferojnë të operojnë në një mjedis më të sigurt. Të gjitha këto kufizime sot janë zvogëluar ndjeshëm, pasi mundësitë dhe informacioni janë më të mëdha se më parë. Megjithatë, gratë në zonat rurale përballen ende me probleme, veçanërisht me mungesën e pavarësisë financiare”, argumenton Radonshiqi.

Që gratë ia kanë dalë shumë mirë në biznes, pavarësisht situatës së vështirë, e pranojnë edhe vetë burrat sipërmarës. Arben Shkodra, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Prodhuesve shpjegon se potenciali i grave dhe vajzave në biznes duhet shfrytëzuar për ta futur ekonominë në një ritëm tjetër zhvillimi.

“Në shumë raste, gratë sipërmarrëse kanë treguar se sjellin integritet, këmbëngulje, kreativitet dhe një qasje afatgjatë ndaj zhvillimit të biznesit, duke evituar krijimin e fenomeneve të dështimit, për shkak të mungesës së analizës së riskut. Ato krijojnë vende pune, gjenerojnë të ardhura për familjet dhe komunitetet e tyre dhe kontribuojnë në një ekonomi më të qëndrueshme. Barazia gjinore nuk ka të bëjë vetëm me drejtësinë; ajo ka të bëjë me shfrytëzimin e plotë të potencialit që ekziston në një vend. Sa më shumë mundësi të kenë gratë për të realizuar idetë dhe ambiciet e tyre, aq më të mëdha janë mundësitë për zhvillim ekonomik, inovacion dhe mirëqenie për të gjithë”, shprehet Shkodra.

Në kushtet e një emigrimi që vijon në mënyrë të pandalur vitet e fundit, ku kosto e jetesës bëhet gjithmonë e më shtrenjtë dhe mundësitë për të gjeneruar të ardhura më të pakta, pesha e ekonomisë dhe financave nuk duhet të anojë vetëm tek burrat. Një ekonomi “e zgjuar” është ajo që në periudha krize, gjen mundësi dhe shfrytëzon potencialet e saj. Sot Shqipëria ka potencial të pashfrytëzuar gratë dhe vajzat dhe sfida është për t’i nxjerrë ato nga brenda mureve të shtëpisë dhe për t’i integruar në tregun e punës, vendimarrje dhe biznes.

The post Potenciali i pashfrytëzuar i grave dhe vajzave, shansi i ekonomisë shqiptare për zhvillim appeared first on Fast News Economy.

Europa, ku ka më shumë burra se gra, si renditet Shqipëria
Nëse stereotipi europian thotë se femrat janë më të shumta se meshkujt, Shqipëria është ndër vendet ku ky fenomen ndihet më pak.

Sipas të dhënave të Eurostat të vitit 2025, të përpunuara nga “Monitor”, në Shqipëri kishte 102.2 gra për çdo 100 burra, një raport pothuajse identik me Irlandën dhe më i ulët se mesatarja e Bashkimit Europian prej 104.2 grash për 100 burra.

Kjo e rendit vendin ndër shtetet europiane me balancën më të afërt mes gjinive.

Në rajon, vetëm Maqedonia e Veriut (101.9) ka një raport pak më të ulët. Kosova regjistron 103.8 gra për 100 burra 8sipas të dhënave të vitit 2022), Mali i Zi 103.3, Serbia 105.6 dhe Kroacia 104.8.

Në nivel europian, tabloja është krejt tjetër. Bashkimi Europian numëron mesatarisht 104.2 gra për 100 burra, që do të thotë se femrat janë rreth 4.2% më të shumta se meshkujt.

Kampionet absolute të këtij raporti janë vendet baltike. Letonia kryeson me 115.6 gra për 100 burra, e ndjekur nga Estonia me 110.8 dhe Lituania me 110.4. Në praktikë, kjo do të thotë se në Letoni ka gati 16% më shumë gra sesa burra, një diferencë më shumë se trefishi i mesatares europiane.

Arsyeja nuk lidhet me lindjet, pasi në të gjithë botën lindin pak më shumë djem sesa vajza. Shpjegimi gjendet te jetëgjatësia dhe struktura e popullsisë.

Sipas Eurostat, gratë jetojnë më gjatë se burrat në të gjitha vendet e BE-së, por hendeku është veçanërisht i madh në shtetet baltike.

Në Letoni, gratë jetojnë mesatarisht rreth 10 vjet më shumë se burrat, ndërsa në Lituani diferenca arrin 9 vjet dhe në Estoni afro 8.8 vjet.

Kjo do të thotë se në grupmoshat e vjetra numri i grave rritet ndjeshëm krahasuar me meshkujt. Fenomeni është përforcuar edhe nga emigracioni i dekadave të fundit dhe nga normat më të larta të vdekshmërisë së meshkujve në këto vende.

Ku ka më shumë burra se gra

Në Europë, vendet ku burrat janë më të shumtë se gratë janë të pakta. Nga 41 shtete, që raporton Eurostat, vetëm në 6 prej tyre ka më shumë burra sesa gra.

Nga vendet e përfshira në renditje, raport më të ulët se 100 gra për 100 burra kanë Malta, Islanda, Norvegjia, Sllovenia, Suedia dhe Luksemburgu. Turqia është pothuajse në ekuilibër, me 99.9 gra për 100 burra.

Malta ka diferencën më të madhe, me vetëm 88.3 gra për 100 burra. Më pas renditen Islanda me 95, Norvegjia me 98.4, Sllovenia me 98.7, Suedia me 98.8 dhe Luksemburgu me 98.9.

Këto raste janë të pakta, sepse në shumicën e vendeve europiane gratë jetojnë më gjatë se burrat. Edhe pse në lindje zakonisht ka pak më shumë djem se vajza, me kalimin e moshës vdekshmëria më e lartë e burrave bën që gratë të bëhen më të shumta, sidomos në grupmoshat e vjetra.

Në vendet ku burrat janë më të shumtë, arsyeja lidhet zakonisht me strukturën më të re të popullsisë dhe me migracionin për punë, që në disa ekonomi tërheq më shumë meshkuj./Monitor

The post Europa, ku ka më shumë burra se gra, si renditet Shqipëria appeared first on Fast News Economy.

Pse pabarazia gjinore vazhdon ende të ndjekë ekonominë?!
Pabarazia gjinore në tregun e punës mbetet një nga paradokset më të mëdha të ekonomisë moderne. Edhe pse sot ka më shumë mbështetje publike për barazinë gjinore dhe nivelet e arsimimit mes grave dhe burrave janë afruar ndjeshëm, hendeku në paga, punësim dhe përfaqësim në pozicione drejtuese vazhdon të jetë i dukshëm.

Në nivel global, pjesëmarrja e grave në fuqinë punëtore mbetet rreth 24 pikë përqindjeje më e ulët se ajo e burrave. Ndërkohë, më pak se 5% e grave jetojnë në ekonomi ku ligjet garantojnë pothuajse barazi të plotë ligjore. Gratë punojnë më shumë se në të kaluarën, por vazhdojnë të paguhen më pak dhe të kenë më pak gjasa për të arritur në role të larta drejtuese.

Shpesh, hendeku gjinor në të ardhura shpjegohet me dallime në arsim, përvojë, profesion apo sektor pune. Pjesa që mbetet e pashpjeguar zakonisht lidhet me paragjykimin. Por pabarazia në paga nuk varet vetëm nga vendimet e tregut të punës. Ajo ndikohet edhe nga normat sociale, perceptimet mbi atë që konsiderohet “pagë e drejtë” dhe mënyra se si shoqëria vlerëson profesione të ndryshme.

Të dhëna të reja eksperimentale nga Afrika e Jugut tregojnë se njerëzit nuk i japin domosdoshmërisht më pak vlerë punës së grave kur vlerësojnë të njëjtat detyra. Kur u kërkohet të përcaktojnë sa “duhet” të paguhet një punonjës, pjesëmarrësit nuk penalizojnë gratë krahasuar me burrat. Por ata bëjnë dallime sipas profesionit. Punët që tradicionalisht kryhen nga gratë vlerësohen më pak, pavarësisht nëse i kryen një grua apo një burrë. Kjo është thelbësore për të kuptuar problemin. Pabarazia nuk buron gjithmonë nga bindja se gratë meritojnë më pak për të njëjtën punë. Shpesh, ajo vjen nga nënvlerësimi sistematik i punëve që lidhen historikisht me gratë.

Kjo qasje mbështetet edhe nga literatura më e gjerë ekonomike. Ekonomistja fituese e Nobelit, Claudia Goldin, ka theksuar se ndarja profesionale dhe mënyra si janë strukturuar vendet e punës ndikojnë fuqishëm në hendekun gjinor të pagave. Edhe kur qëndrimet publike ndaj barazisë përmirësohen, kufizimet institucionale, normat e tjera sociale dhe segmentimi i tregut të punës vazhdojnë të përcaktojnë rezultatet.

Kjo shpjegon pse më pak se një e treta e menaxherëve të lartë në botë janë gra, edhe pse gratë po ia kalojnë burrave në arsimin e lartë në shumë vende. Raporti Global i Hendekut Gjinor 2025 i Forumit Ekonomik Botëror tregon se, ndërsa ekonomitë me të ardhura të larta kanë mbyllur pothuajse plotësisht hendekun gjinor në arsim, asnjë prej tyre nuk ka arritur të mbyllë hendekun ekonomik gjinor në të njëjtin nivel. Pra, pengesa kryesore për lidershipin e grave nuk është mungesa e aftësive apo përgatitjes. Problemi qëndron te sistemi, i cili nuk arrin t’i kthejë kualifikimet dhe arritjet arsimore të grave në mundësi të barabarta karriere.

Të dhënat nga kompanitë në Afrikën e Jugut e përforcojnë këtë ide. Gratë mbajnë vetëm 10% të pozicioneve CEO në kompanitë e listuara në Bursën e Johanesburgut. Edhe kur arrijnë në majë, ato shpesh paguhen më pak se burrat. Në Shtetet e Bashkuara, sipas Payscale, gratë ekzekutive fitojnë vetëm 69 cent për çdo dollar që fitojnë burrat në të njëjtat nivele drejtuese. Ky është hendeku më i madh mes grupeve profesionale dhe pasqyron efektet e grumbulluara të ngadalësimit të karrierës, përgjegjësive familjare dhe pengesave strukturore.

Prania e grave në pozicione shumë të larta lidhet me përfaqësim më të madh të grave në nivele të tjera drejtuese. Por prania e grave në role të mesme menaxheriale nuk mjafton për të garantuar ngjitjen e tyre në krye. Kjo tregon se ekziston një ngushticë e qartë në rrugën drejt lidershipit. Efekti i “zinxhirit të karrierës”, ku prania e grave në një nivel ndihmon përfaqësimin në nivelin pasardhës, është më i fortë në nivelet e ulëta të menaxhimit dhe zbehet sa më lart ngjitet hierarkia. Studimet tregojnë se drejtuesit e lartë kanë prirje të promovojnë njerëz që u ngjajnë atyre.

Kur gratë nuk janë të pranishme në nivelet më të larta, organizatat priren të riprodhojnë të njëjtën strukturë ekzistuese.Kjo do të thotë se edhe në shoqëri ku njerëzit nuk e mbështesin pagën e pabarabartë, tregjet e punës mund të vazhdojnë të prodhojnë pabarazi gjinore. Ligjet dhe arsimi janë të rëndësishme, por ato nuk mjaftojnë nëse gratë vazhdojnë të jenë të përqendruara në sektorë më pak të paguar, në punë informale apo në role me pak mundësi rritjeje.

Në Afrikën Nën-Sahariane, për shembull, gratë janë më të pranishme në sektorë informalë dhe me produktivitet të ulët. Për më tepër, përgjegjësitë e papaguara të kujdesit familjar kufizojnë aksesin e tyre në mundësi më të mira pune. Kështu, pabarazia mbetet e ngulitur thellë në ekonomi, edhe kur qëndrimet publike ndryshojnë. Këto burime më pak të dukshme të pabarazisë kanë rëndësi të madhe për politikat publike. Sfida nuk është thjesht të ndryshohen bindjet, por të transformohen strukturat që përcaktojnë mundësitë ekonomike.

Sa kohë gratë mbeten në sektorë me paga më të ulëta dhe në punë më të pasigurta, hendeku gjinor në paga do të vazhdojë. Politikëbërësit duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje edhe dinamikave brenda organizatave dhe rrugëve të promovimit. Përfaqësimi i grave në nivelet më të larta mund të ketë efekt shumëfishues për gjithë organizatën. Mentorimi, sponsorizimi profesional dhe sistemet transparente të promovimit mund të ndihmojnë gratë të kalojnë nga rolet fillestare drejt menaxhimit të lartë. Në të njëjtën kohë, nevojitet më shumë llogaridhënie institucionale.

Kur përparimi vullnetar është i ngadaltë, kërkesat për raportim, objektivat e matshme dhe kuotat mund të ndihmojnë në përshpejtimin e ndryshimit, veçanërisht në sektorët ku pabarazitë janë më të rrënjosura. Zhvillimet e fundit tregojnë se ky debat është urgjent. Në janar 2025, administrata Trump shfuqizoi një urdhër ekzekutiv 60-vjeçar që kërkonte nga kontraktorët federalë të ndërmerrnin veprime afirmative për barazi në punësim. Nëse mekanizma të tillë mund të hiqen brenda një dite, atëherë duhen korniza më të qëndrueshme dhe më të zbatueshme për të mbrojtur arritjet e deritanishme.

Pabarazia gjinore nuk është thjesht pasojë e bindjeve të vjetruara. Ajo është strukturore. Derisa politikat publike dhe organizatat të heqin pengesat ekzistuese, hendeku mes asaj që shoqëritë e konsiderojnë të drejtë dhe asaj që ekonomitë realisht ofrojnë do të mbetet i madh.

Eleni Yitbarek është profesore e asociuar në Universitetin e Pretorias dhe kërkuese pranë Partnership for Economic Policy dhe Economic Research Southern Africa.

Nicky Nicholls është profesore e asociuar në Departamentin e Ekonomisë në Universitetin e Pretorias.

Michelle Pleace është kërkuese e asociuar pranë UNU-WIDER.

Copyright: Project Syndicate, 2026.

www.project-syndicate.org/Business Mag

The post Pse pabarazia gjinore vazhdon ende të ndjekë ekonominë?! appeared first on Fast News Economy.

Gratë që ndërtuan marka miliarda dollarëshe nga një ide e thjeshtë
Nga moda dhe kozmetika, deri tek teknologjia dhe aplikacionet që përdoren nga miliona njerëz çdo ditë, disa nga markat më të njohura në botë kanë një gjë të përbashkët: janë ndërtuar nga gra që panë një mundësi aty ku të tjerët nuk po shikonin.

Hailey Bieber – Rhode

Hailey Bieber lançoi Rhode në vitin 2022 dhe e ktheu minimalizmin në skincare në një trend global për Gen Z. Brenda pak vitesh, marka arriti një marrëveshje miliardëshe me e.l.f. Beauty.

Sara Blakely – Spanx

Sara Blakely nisi Spanx me vetëm 5 mijë dollarë kursime personale dhe e transformoi idenë e veshjeve në një biznes global miliarda dollarësh.

Melanie Perkins – Canva

Melanie Perkins ndërtoi Canva me një ide të thjeshtë: ta bënte dizajnin të aksesueshëm për këdo. Sot, platforma vlerësohet me dhjetëra miliarda dollarë globalisht.

Whitney Wolfe Herd – Bumble

Whitney Wolfe Herd krijoi Bumble për të ndryshuar dinamikën e njohjeve online, duke u bërë një nga CEO-t më të reja femra që dërgoi një kompani në bursë.

Rihanna – Fenty Beauty

Rihanna revolucionarizoi industrinë e bukurisë me Fenty Beauty, duke vendosur standarde të reja për përfshirjen dhe diversitetin në kozmetikë.

Andrea Lisbona – Touchland

Andrea Lisbona transformoi dezinfektuesin e duarve në një produkt lifestyle premium, duke ndihmuar Touchland të arrijë një marrëveshje me vlerë deri në 880 milionë dollarë.

Kendra Scott – Kendra Scott

Kendra Scott nisi kompaninë e saj të bizhuterive me vetëm 500 dollarë dhe e ndërtoi atë në një biznes miliardë dollarësh në industrinë e aksesorëve të modës.

Sophia Amoruso – Nasty Gal

Sophia Amoruso e nisi me një dyqan vintage në eBay dhe më pas e transformoi Nasty Gal në një nga historitë e para të suksesit të startup-eve të modës në internet.

Emily Weiss – Glossier

Emily Weiss e ktheu një blog bukurie në Glossier, një brand kozmetike direct-to-consumer që ndërtoi një komunitet të fuqishëm online.

Tory Burch – Tory Burch

Tory Burch ndërtoi një markë globale luksi të aksesueshëm, duke e kthyer emrin e saj në një biznes shumë miliardë dollarësh në retail dhe modë.

Ajo që i bashkon këto histori nuk është vetëm suksesi financiar. Është aftësia për të kuptuar ndryshimet kulturore, për të parë boshllëqet në treg dhe për të ndërtuar marka që lidhen emocionalisht me konsumatorët. Në fund, këto gra nuk ndërtuan thjesht kompani. Ato ndryshuan industri të tëra./Business Mag

The post Gratë që ndërtuan marka miliarda dollarëshe nga një ide e thjeshtë appeared first on Fast News Economy.

Women Startup Albania 2026: Platforma që po kthen idetë e grave në biznese të qëndrueshme
Aksesi në mentorim cilësor, krijim i mundësive për shfaqjen e potencialit në ekosistemet e biznesit dhe ekspozim ndaj investitorëve mbeten tre nga sfidat më të mëdha për gratë që ndërtojnë startup-e. Programi Women Startup Albania 2026, që zhvillohet nga Qendra Kallz, synon të përmbushë këto mangësi, përmes një ekspertize praktike. Ndaj, qendra Kallz ka hapur aplikimet për një tjetër edicion të fokusuar tek rritja dhe konkretizimi i ideve sipërmarrëse të grave.

I pozicionuar si një program zhvillimi intensiv, Women Startup Albania nuk kufizohet vetëm në trajnim teorik. programi ofron një qasje të integruar, që kombinon edukimin praktik me mentorim të personalizuar dhe mundësi reale për ekspozim në treg.

Thirrja është e hapur për startupet në fazat e hershme, si dhe për ato që kanë zhvilluar një prototip dhe janë në kërkim të strukturimit të mëtejshëm të modelit të biznesit.

Gjatë një muaji, pjesëmarrëset do të ndjekin një seri masterclass-ash, gjatë të cilave do të punojnë mbi elementët kyç që përcaktojnë suksesin e një startup-i: validimin e idesë, analizën e tregut, ndërtimin e një plani të qëndrueshëm biznesi dhe formulimin e strategjive efektive të marketingut.

Masterclass-at, si dhe pjesëmarrja në eventin final, me sipërmarrës dhe përfaqësues të institucioneve publike, do të ofrohen falas për startupet, pasi Women Startup Albania ka si mbështetës kryesor BERZH Këshilla për Bizneset e Vogla, financuar nga Europian Union. Programi mbështetet gjithashtu edhe nga Sigma Vienna Insurance Group.

Nga ky proces do të përzgjidhen 10 startupet më premtuese, të cilat do të hyjnë në një fazë të avancuar mentorimi. Kulmi i programit mbetet eventi final, ku këto startup-e do të prezantohen përpara një audience të përbërë nga investitorë, sipërmarrës dhe përfaqësues institucionalë, një moment kritik për krijimin e partneriteteve dhe sigurimin e mundësive të rritjes.

Një nga avantazhet konkurruese të programit është fakti që pjesëmarrja ofrohet pa kosto për startupet, duke ulur barrierat hyrëse për talentet.

Në katër vitet e mëparshme programi ka përfshirë mbi 170 startupe, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e tyre kanë arritur të sigurojnë kontrata bashkëpunimi dhe të hyjnë në treg në sektorë si: teknologjia, financa, turizmi dhe shërbimet. Këto rezultate e pozicionojnë Women Startup Albania si një nga platformat më efektive për zhvillimin e sipërmarrjes femërore në vend.

“Women Startup Albania nuk është thjesht një program trajnimi; është një platformë që u jep grave një network biznesi të ndërtuar prej mbi 25 vitesh nga ekipi ynë i ekspertëve. Çdo edicion na ka treguar se potenciali ekziston, ajo që ne bëjmë është ta strukturojmë dhe ta çojmë në nivelin tjetër,” thekson Albana Muçaj, themeluese e Qendrës Kallz.

Edicioni 2026 sjell edhe stimuj konkretë për fitueset: tre startupet më të suksesshme do të mbështeten në zhvillimin e mëtejshëm të biznesit të tyre, ndërsa fituesja kryesore do të përfitojë një vizitë biznesi në një nga vendet e Bashkimit Europian Unionropian, një mundësi për të ndërtuar lidhje ndërkombëtare dhe për të eksploruar tregje të reja.

Për themelueset që synojnë të kalojnë nga ideja në ekzekutim të strukturuar, apo nga një produkt fillestar në një biznes të përshkallëzueshëm, ky program përfaqëson një hap të qartë drejt profesionalizimit./Vaspas

Aplikimet janë të hapura!

The post Women Startup Albania 2026: Platforma që po kthen idetë e grave në biznese të qëndrueshme appeared first on Fast News Economy.

Gratë dominojnë shërbimin civil/ Nëpunësit civilë mbi 40 vjeç mesatarisht, më e moshuar administrata vendore
Gratë vijojnë të dominojnë shërbimin civil në Shqipëri, duke përbërë shumicën e punonjësve në të gjitha kategoritë e institucioneve, me përqindjen më të lartë në administratën vendore. Të dhënat e raportit vjetor për vitin 2025 tregojnë se gratë përbëjnë rreth 58% të nëpunësve civilë, ndërsa burrat rreth 42%, një strukturë që ka mbetur pothuajse e pandryshuar krahasuar me vitin 2024.

Sipas raportit, gratë janë shumicë në të gjitha nivelet e administratës, por diferenca mes gjinive është më e dukshme në administratën vendore. Në këtë kategori rezultojnë 3545 gra dhe 2200 burra, duke e bërë atë sektorin me dominimin më të fortë të grave. Ndërkohë, në administratën shtetërore janë 3973 gra dhe 3347 burra, ndërsa në institucionet e pavarura 778 gra dhe 492 burra, çka konfirmon se gratë janë shumicë në çdo tipologji institucioni.

Megjithatë, struktura e pozicioneve në shërbimin civil tregon se shumica e vendeve të punës nuk janë në nivele drejtuese. Sipas ndarjes sipas kategorive funksionale, rreth 73% e pozicioneve i përkasin kategorisë ekzekutive, ndërsa vetëm 1.9% janë në kategorinë e lartë drejtuese, çka tregon se vendet më të larta në administratë mbeten të kufizuara në numër.

Në total, sistemi i shërbimit civil përfshin mijëra pozicione pune të shpërndara në dhjetëra institucione, ndërsa struktura gjinore ka mbetur pothuajse e njëjtë nga një vit në tjetrin. Në vitin 2024, gratë përbënin rreth 58.5% të punonjësve, ndërsa në vitin 2025 kjo përqindje rezulton 57.8%, duke treguar një dominim të qëndrueshëm të grave në administratë.

Administrata publike rezulton gjithashtu me një moshë mesatare mbi 40 vjeç. Sipas të dhënave të raportit, mosha mesatare në administratën shtetërore është 42 vjeç, në administratën vendore 43 vjeç dhe në institucionet e pavarura 41 vjeç. Kjo tregon një trupë administrative relativisht të konsoliduar në moshë, me administratën vendore që rezulton pak më e moshuar krahasuar me sektorët e tjerë./TV Scan

Përkatësia gjinore në shërbimin civil, 2025

Mosha mesatare në shërbimin civil, 2025

The post Gratë dominojnë shërbimin civil/ Nëpunësit civilë mbi 40 vjeç mesatarisht, më e moshuar administrata vendore appeared first on Fast News Economy.

Si arrijnë sukses gratë në fusha të dominuara nga burrat
Debatet rreth rolit të grave në vendin e punës vazhdojnë të ndezin reagime të forta. Një titull podcast-i në nëntor 2025, “A e shkatërruan gratë vendin e punës?”, krijoi polemika të mëdha, aq sa The New York Times e ndryshoi formulimin në “feminizmi liberal”. Por ndryshimi i fjalëve nuk e zgjidhi thelbin e çështjes: ende ekziston një ndjesi shqetësimi për rritjen e pranisë së grave në profesione që historikisht kanë qenë të dominuara nga burrat.

Vetë gratë janë shumë të vetëdijshme për këtë realitet. Një trend viral në TikTok dhe Instagram e reflektoi këtë në mënyrë ironike, ku gra përdornin frazën “grua në një fushë të dominuar nga burrat” për të përshkruar sjellje tipike që zakonisht u atribuohen burrave. Humori funksionoi sepse ishte i kuptueshëm pa shpjegime, por edhe sepse shërbente si një mënyrë për të shprehur frustrimin ndaj përjashtimit të vazhdueshëm nga disa prej fushave më të fuqishme dhe më të paguara.

Megjithatë, ajo që ndodh realisht kur më shumë gra hyjnë në këto fusha kërkon një analizë më të thellë sesa debatet publike apo trendet në rrjete sociale. Pikërisht për këtë arsye, studiues në fushën e ekonomisë kanë kërkuar të kuptojnë efektet konkrete.

Një studim i zhvilluar në Universitetin e São Paulos ofron një perspektivë interesante. Studentët ndahen në grupe sipas rregullave administrative, jo sipas zgjedhjeve personale, çka bën që përbërja gjinore e klasave të jetë pothuajse rastësore. Kjo u dha studiuesve mundësinë të analizojnë ndikimin e përzierjeve të ndryshme gjinore në rezultatet e studentëve, duke i ndjekur ata deri në pesë vite pas diplomimit.

Rezultatet ishin të qarta. Në grupet ku kishte më shumë gra, studentet femra kishin rreth 9 pikë përqindje më shumë gjasa të ishin të punësuara në tregun formal të punës dy dhe pesë vite pas diplomimit. Për çdo rritje prej 10% të përqindjes së grave në klasë, kjo mundësi rritej me 11 deri në 14%. Po ashtu, ato fitonin më shumë eksperiencë pune, rreth gjashtë muaj shtesë gjatë pesë viteve të para të karrierës.

Një ndikim po aq i fortë vinte edhe nga prania e profesoreve gra. Një rritje prej 10% në numrin e pedagogeve lidhej me një rritje prej 6% në pjesëmarrjen e grave në tregun e punës pesë vite pas diplomimit, si dhe me të ardhura më të larta në nivelet më të avancuara. Ky efekt ishte edhe më i dukshëm në ambientet ku burrat ishin shumicë. Pra, edhe prania e disa grave në një mjedis të dominuar nga burrat mund të ketë ndikim të madh për gratë që vijnë më pas.

Një pjesë e këtij efekti lidhet me angazhimin më të hershëm në tregun e punës. Studentet në mjedise më pak të dominuara nga burrat kishin më shumë gjasa të siguronin praktika dhe punë gjatë studimeve. Këto avantazhe të hershme ndikojnë në mënyrë të qëndrueshme në karrierë, duke krijuar një efekt zinxhir që forcohet me kalimin e kohës.

Kjo tregon se prania e grave të tjera nuk është vetëm mbështetje sociale, por edhe një faktor që rrit ambicien profesionale. Gratë që kishin më shumë bashkëmoshatare femra kishin më shumë gjasa të përfundonin në profesione më të paguara dhe të dominuara nga burrat. Kjo është e rëndësishme, sepse hendeku gjinor në paga shpesh nuk lidhet vetëm me pagën për të njëjtën punë, por me faktin se kush përfundon në cilat profesione.

Po ashtu, profesoret gra shërbejnë si modele frymëzimi. Ato tregojnë në mënyrë konkrete se gratë kanë vend në ato fusha. Ky efekt është veçanërisht i fortë në profesione shumë konkurruese, si konsulenca.

Por çfarë ndodh me burrat? A humbasin ata nga rritja e përfaqësimit të grave? Studimi tregon se jo. Rezultatet e tyre në tregun e punës mbeten pothuajse të pandikuara. Madje, në disa raste, burrat performojnë më mirë kur janë në mjedise me më shumë gra, jo për shkak të favorizimit, por për shkak të ndryshimeve në pritshmëri, informacion dhe mundësi.

Ky është një përfundim i rëndësishëm. Ai sfidon idenë se vendi i punës është një lojë me shumë zero, ku fitimi i një grupi do të thotë humbje për një tjetër. Në fakt, rritja e përfaqësimit të grave sjell përfitime të përgjithshme, që reflektohen në punësim, eksperiencë dhe të ardhura.

Diskutimet për gjininë dhe punën shpesh kthehen në përplasje kulturore, të nxitura nga frika apo ideologjia. Por kërkimi shkencor ofron një bazë më të qartë për të kuptuar realitetin. Kur ndryshon përbërjen gjinore të një klase dhe ndjek rrugëtimin e studentëve në tregun e punës, rezultati është i qartë: gratë përfitojnë nga prania e grave të tjera, dhe burrat nuk dëmtohen.

Fernanda Estevan është Profesore e Asociuar e Ekonomisë në Shkollën e Ekonomisë në São Paulo. Bruna Borges është ekonomiste dhe kërkuese në Institutin për Studime të Politikave Shëndetësore.

Project Syndicate, Business Mag

The post Si arrijnë sukses gratë në fusha të dominuara nga burrat appeared first on Fast News Economy.

AIS fuqizon gratë sipërmarrëse për të patur sukses në prokurimet publike në nivel lokal
Në kuadër të projektit “Fuqizimi i grave sipërmarrëse për të aplikuar në mënyrë të suksesshme në prokurimet në nivel lokal” financuar nga Qeveria e Kanadasë përmes Fondit Kanadez për Nisma Lokale CFLI, Instituti Shqiptar i Shkencave /Open Data Albania organizoi në Gjirokastër një trajnim me gra sipërmarrëse në biznesit të vogël dhe të mesëm.

Qëllimi I projektit është të rrisë njohuritë dhe aftësitë e grave sipërmarrëse rreth përdorimit të sistemit elektronik të prokurimeve publike, në mënyrë që të rritet numri I grave pjesëmarrëse në këto procese për një zhvillim më të barabartë dhe të qëndrueshëm ekonomik.

Trajnimi vjen pas studimit që u bë në kuadër të projektit dhe evidentoi numrin e ulët të grave pjesëmarrëse dhe fituese të tenderava lokalë. Studimi evidentoi se pavarësisht se pjesëmarrja e grave është trefishuar në 5 vite referuar prokurimeve ne nivel vendor, si në numër subjektesh fituese, edhe në vlera kontratash, subjektet nën administrimin e grave paraqiten më pak të përfaqësuara.

Niveli aktual i përfshirjes së Grave në Prokurime Publike mbetet dukshëm më i ulët se pesha reale e bizneseve të zotëruara nga gratë në ekonominë formale. Vetëm 17.5% e subjekteve fituese në prokurimet e vitit 2023-2024  janë të administruara nga gratë, kundrejt 81.5% të subjekteve me administrator burra. Bashkia Shkodër renditet e teta për vlerë kontratash të lidhura me subjekte Gra, ndersa kryesojne Tirana, Korca dhe Shkodra. Bashkia Fushë-Arrëz mban vendin e parë për peshën e kontratave me subjekte gra, me 71.4% të fondeve të prokuruara nga kjo bashki.

AIS evidentoi më herët gjithashtu nga një grup fokusi me përfaqësues të institucioneve të qeverisjes vendore, organizatave në mbështetje të sipërmarrjes së grave, Qeveria dhe ekspertë, se numri i ulët I grave në prokurimet publike lidhet kryesisht me mungesën e informacionit të grave sipërmarrëse, sidomos në zonat rurale, hezitimi për të formalizuar bizneset e tyre dhe mungesa e burimeve të trajnimit për menaxhim financiar dhe marketing.

Për t’iu përgjigjur këtyre sfidave, AIS ndërtoi një modul trajnimi që mbështetet pikërisht në kuptimin e sistemit të prokurimeve publike, rregullat e aplikimit, përgatitja e ofertës konkuruese, etj. Trajnimi përfshiu rreth 40 gra sipërmarrëse të Qarqeve Shkodër dhe Gjirokaster, duke kombinuar njohuritë teorike me ato praktike në përdorimin e sistemit elektronik të prokurimeve publike.

The post AIS fuqizon gratë sipërmarrëse për të patur sukses në prokurimet publike në nivel lokal appeared first on Fast News Economy.

8 zakonet e grave të suksesshme që kurrë nuk dorëzohen
Suksesi është diçka për perceptohet ndryshe për secilin njëri. Secili njeri e do suksesin, dhe secili punon në forma të ndryshme për ta arritur atë. Si burrat ashtu edhe gratë luftojnë për të njëjtin qëllim: të arrijnë sukses në jetën e tyre. Gratë e suksesshme që njohim sot nuk janë zgjuar një mëngjes me suksesin në krah, por kanë punuar për ta arritur atë. Ato janë sfiduar, kanë luftuar për të bërë realitet ëndrrat e tyre. Sekretet, rregullat që kanë zbatuar këto gra i kemi mbledhur sot në një shkrim. Si dedikim për të gjitha gratë që kanë arritur sukses në jetë, dhe të tjera që po synojnë ta arrijnë atë.

1. Ato edukojnë veten

Gratë e suksesshme e dinë se njohuria është fuqi. Kjo nuk do të thotë vetëm njohuritë që fitohen nga shkolla, por njohuri reale të jetës gjithashtu. Gratë që kanë sukses kalojnë shumë kohë duke mësuar rreth financave, biznesit, tregut të bursës dhe fakteve të tjera të rëndësishme për t’u bërë të suksesshëm. Ato mësojnë shumë në kohën e tyre të lirë. Sepse sa më shumë njohuri që ato kanë, aq më shumë mund ti shfrytëzojnë ato në jetën e tyre për të arritur ëndrrat e tyre.

2. Caktojnë qëllimet e tyre përpiqen t’i përmbushin ato

Gratë e suksesshme përpiqen më së miri për të arritur qëllimet e tyre. Pavarësisht se sa të mëdha apo të vogla janë ato. Natyrisht, shumica e grave fillojnë me qëllime më të vogla dhe pasi ti kenë arritur ato i vendosin vetës qëllim të mëdha. Vendosja e qëllimeve është e rëndësishme në jetë për çdo grua, sepse ajo i jep asaj një ndjenjë drejtimi dhe qëllimi. Pasi të arrijnë qëllimet e tyre, gratë e suksesshme gjejnë kohë për të festuar mbi sukseset që kanë arritur.

3. Gratë e suksesshme janë mirë të organizuara

Gratë janë shumë mirë të organizuara dhe listimi i detyrave që kanë është vetëm një element që tregon se sa të suksesshme janë ato. Para se të bëni diçka, ju duhet të organizoheni; një hapësirë pune e mbytur çon në një mendje të trazuar… Dhe ju do të jeni në gjendje të shihni qartë qëllimet tuaja në atë mënyrë.

4. Gratë e suksesshme krijojnë sistem mbështetës

Edhe gratë më të forta mund të jenë të përshkuar ndonjëherë nga jeta; balancimi i të gjitha përgjegjësive dhe punëve mund të shkaktojë ndonjëherë turbulenca në shëndetin psikik dhe fizik. Megjithatë, gratë e suksesshme qëndrojnë të lidhura me familjen dhe miqtë që kujdesen për to, të cilët mund t’i ndihmojnë ato të menaxhojnë stresin dhe angazhimet e shumta.

5. Gratë e suksesshme kanë një rutinë

Gratë e suksesshme sigurojnë që puna të mbetet e ndarë nga koha e argëtimit. Me fjalë të tjera, ato e kanë të ndarë orarin e punës dhe pushimit. Ato e dinë saktësisht se kur kanë kohë për palestër, për të bërë blerjet e shtëpisë, takimet me miq, etj.

Ato sfidojnë veten

Edhe nëse dështojnë në diçka, gratë e suksesshme vazhdojnë të përpiqen për qëllimet e tyre. Ato e dinë se dështimi është një pjesë thelbësore e rritjes, sepse pa të, ato nuk do të mësonin nga gabimet e tyre.

7. Gjejnë kohë për të tjerët

Edhe punëtorët më të zellshëm kanë nevojë për pakëz pushim gjatë një orari të gjatë pune. Pra, gratë e suksesshme sigurojnë kohë për vetë. Nëse kjo do të thotë yoga, meditim, biking, ngjyrosje, ose vizatim, gratë e suksesshme gjithmonë gjejnë kohë për të relaksuar trupin dhe mendjen.

8. Gratë e suksesshme përpiqen të bëjnë gjëra të reja

Edhe nëse do të thotë të shkosh në një vend të ri për drekë ose të marrësh një rrugë të re për të punuar, gratë që arrijnë qëllimet e tyre duan të gjejnë gjithmonë gjëra të reja për të bërë. Ato e dinë se shumëllojshmëria është aroma e jetës. Kështu që sapo të fillojnë të ndjehen sikur gjërat iu janë bërë të zakonshme, ato nisin të mendojnë për gjëra të reja.

9. U ndihmojnë të tjerëve dhe janë mirënjohëse

Gratë e suksesshme janë gjithmonë të gatshme për të ndihmuar të tjerat dhe janë mirënjohëse për njerëzit që kanë afër vetës. Gratë e suksesshme e dinë se për të shkuar përpara në jetë, ato do të kenë nevojë për ndihmë. Dhe prandaj gjithmonë janë të gatshme për të ndihmuar të tjerët.

The post 8 zakonet e grave të suksesshme që kurrë nuk dorëzohen appeared first on Fast News Economy.

8 zakonet e grave të suksesshme që kurrë nuk dorëzohen
Suksesi është diçka për perceptohet ndryshe për secilin njëri. Secili njeri e do suksesin, dhe secili punon në forma të ndryshme për ta arritur atë. Si burrat ashtu edhe gratë luftojnë për të njëjtin qëllim: të arrijnë sukses në jetën e tyre.

Gratë e suksesshme që njohim sot nuk janë zgjuar një mëngjes me suksesin në krah, por kanë punuar për ta arritur atë. Ato janë sfiduar, kanë luftuar për të bërë realitet ëndrrat e tyre. Sekretet, rregullat që kanë zbatuar këto gra i kemi mbledhur sot në një shkrim. Si dedikim për të gjitha gratë që kanë arritur sukses në jetë, dhe të tjera që po synojnë ta arrijnë atë.

1. Ato edukojnë veten

Gratë e suksesshme e dinë se njohuria është fuqi. Kjo nuk do të thotë vetëm njohuritë që fitohen nga shkolla, por njohuri reale të jetës gjithashtu. Gratë që kanë sukses kalojnë shumë kohë duke mësuar rreth financave, biznesit, tregut të bursës dhe fakteve të tjera të rëndësishme për t’u bërë të suksesshëm.

Ato mësojnë shumë në kohën e tyre të lirë. Sepse sa më shumë njohuri që ato kanë, aq më shumë mund ti shfrytëzojnë ato në jetën e tyre për të arritur ëndrrat e tyre.

2. Caktojnë qëllimet e tyre përpiqen t’i përmbushin ato

Gratë e suksesshme përpiqen më së miri për të arritur qëllimet e tyre. Pavarësisht se sa të mëdha apo të vogla janë ato. Natyrisht, shumica e grave fillojnë me qëllime më të vogla dhe pasi ti kenë arritur ato i vendosin vetës qëllim të mëdha. Vendosja e qëllimeve është e rëndësishme në jetë për çdo grua, sepse ajo i jep asaj një ndjenjë drejtimi dhe qëllimi. Pasi të arrijnë qëllimet e tyre, gratë e suksesshme gjejnë kohë për të festuar mbi sukseset që kanë arritur.

3. Gratë e suksesshme janë mirë të organizuara

Gratë janë shumë mirë të organizuara dhe listimi i detyrave që kanë është vetëm një element që tregon se sa të suksesshme janë ato. Para se të bëni diçka, ju duhet të organizoheni; një hapësirë pune e mbytur çon në një mendje të trazuar… Dhe ju do të jeni në gjendje të shihni qartë qëllimet tuaja në atë mënyrë.

4. Gratë e suksesshme krijojnë sistem mbështetës

Edhe gratë më të forta mund të jenë të përshkuar ndonjëherë nga jeta; balancimi i të gjitha përgjegjësive dhe punëve mund të shkaktojë ndonjëherë turbulenca në shëndetin psikik dhe fizik. Megjithatë, gratë e suksesshme qëndrojnë të lidhura me familjen dhe miqtë që kujdesen për to, të cilët mund t’i ndihmojnë ato të menaxhojnë stresin dhe angazhimet e shumta.

5. Gratë e suksesshme kanë një rutinë

Gratë e suksesshme sigurojnë që puna të mbetet e ndarë nga koha e argëtimit. Me fjalë të tjera, ato e kanë të ndarë orarin e punës dhe pushimit. Ato e dinë saktësisht se kur kanë kohë për palestër, për të bërë blerjet e shtëpisë, takimet me miq, etj.

Ato sfidojnë veten

Edhe nëse dështojnë në diçka, gratë e suksesshme vazhdojnë të përpiqen për qëllimet e tyre. Ato e dinë se dështimi është një pjesë thelbësore e rritjes, sepse pa të, ato nuk do të mësonin nga gabimet e tyre.

7. Gjejnë kohë për të tjerët

Edhe punëtorët më të zellshëm kanë nevojë për pakëz pushim gjatë një orari të gjatë pune. Pra, gratë e suksesshme sigurojnë kohë për vetë. Nëse kjo do të thotë yoga, meditim, biking, ngjyrosje, ose vizatim, gratë e suksesshme gjithmonë gjejnë kohë për të relaksuar trupin dhe mendjen.

8. Gratë e suksesshme përpiqen të bëjnë gjëra të reja

Edhe nëse do të thotë të shkosh në një vend të ri për drekë ose të marrësh një rrugë të re për të punuar, gratë që arrijnë qëllimet e tyre duan të gjejnë gjithmonë gjëra të reja për të bërë. Ato e dinë se shumëllojshmëria është aroma e jetës. Kështu që sapo të fillojnë të ndjehen sikur gjërat iu janë bërë të zakonshme, ato nisin të mendojnë për gjëra të reja.

9. U ndihmojnë të tjerëve dhe janë mirënjohëse

Gratë e suksesshme janë gjithmonë të gatshme për të ndihmuar të tjerat dhe janë mirënjohëse për njerëzit që kanë afër vetës. Gratë e suksesshme e dinë se për të shkuar përpara në jetë, ato do të kenë nevojë për ndihmë. Dhe prandaj gjithmonë janë të gatshme për të ndihmuar të tjerët.

The post 8 zakonet e grave të suksesshme që kurrë nuk dorëzohen appeared first on Fast News Economy.