Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Barazia Gjinore

Më të arsimuara, por më pak të paguara/ Hendeku gjinor në paga 4.6 %

nga Fast News
8 minutes më parë
në Barazia Gjinore
0
Më të arsimuara, por më pak të paguara/ Hendeku gjinor në paga 4.6 %
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Janë më të arsimuara, por paguhen më pak se burrat për të njëjtën punë që bëjnë. Është ky realiteti i grave në Shqipëri, ku pabarazitë gjinore, pavarësisht zbutjes në vite, ende janë të dukshme. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, në vitin akademik 2024-25, në arsimin e lartë u diplomuan 28.939 studentë, nga të cilët 65,3 % ishin vajza.

Por kjo dominancë në arsim, nuk reflektohet në tregun e punës, ku shumë vajza dhe gra nuk angazhohen, për shkak të detyrimeve familjare dhe kujdesit për familjen, në atë që konsiderohet punë e papaguar.

Sipas INSTAT-it, në vitin 2025, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për grupmoshën 15-64 vjeç ishte 82,7 % për burrat dhe 70,1 % për gratë. Shkalla e punësimit ishte përkatësisht 76,0 % dhe 62,7 %. “Ndër gratë e punësuara të moshës 15-64 vjeç, 55,2 % ishin të punësuara me pagë dhe 25,0 % punëtore pa pagesë në biznesin e familjes”, vlerëson INSTAT-i.

Sipas të dhënave, hendeku gjinor në paga ishte 4,6 %, nga 4,9 % në vitin 2024. Paga mesatare mujore bruto e grave ishte 4,6 % më e ulët se ajo e burrave.

Bujqësia zinte peshën më të madhe në punësimin e grave, me 38,4 %. Në tregti, transport, hoteleri, shërbime të biznesit dhe administrative punonin 24,1 % e grave të punësuara dhe 31,1 % e burrave të punësuar. Shkalla e papunësisë për grupmoshën 15-64 vjeç ishte 8,2 % për burrat dhe 10,6 % për gratë. Krahasuar me vitin 2024, ajo u ul me 0,7 pikë përqindjeje për burrat dhe u rrit me 0,6 pikë përqindjeje për gratë. Ndër personat ekonomikisht joaktivë të moshës 15 vjeç e lart, 15,1 % e grave dhe 0,7 % e burrave deklaruan përmbushjen e detyrave shtëpiake si statusin e tyre kryesor.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Gratë përbënin 55,3 % të punëkërkuesve të papunë të regjistruar. Sipas nivelit arsimor, 49,4 % e grave dhe 47,3 % e burrave punëkërkues të papunë kishin arsim të mesëm të ulët (9-vjeçar).

Etiketa: aktualitet
Pas

Sa pyje ka Shqipëria? Ja çfarë ka ndodhur në vite me biodiversitetin

Para

Këto janë vendet me sistemet më të mira arsimore në botë

Para
Këto janë vendet me sistemet më të mira arsimore në botë

Këto janë vendet me sistemet më të mira arsimore në botë

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Këto janë vendet me sistemet më të mira arsimore në botë

Këto janë vendet me sistemet më të mira arsimore në botë

nga Fast News
08:00 | 23/09/2026
0

Më të arsimuara, por më pak të paguara/ Hendeku gjinor në paga 4.6 %

Më të arsimuara, por më pak të paguara/ Hendeku gjinor në paga 4.6 %

nga Fast News
08:00 | 23/09/2026
0

Sa pyje ka Shqipëria? Ja çfarë ka ndodhur në vite me biodiversitetin

Sa pyje ka Shqipëria? Ja çfarë ka ndodhur në vite me biodiversitetin

nga Fast News
07:30 | 23/09/2026
0

Tregu i pronave në informalitet të lartë/ Studimi: Një në tre agjentë pa licencë

Tregu i pronave në informalitet të lartë/ Studimi: Një në tre agjentë pa licencë

nga Fast News
17:23 | 22/09/2026
0

Recent News

Këto janë vendet me sistemet më të mira arsimore në botë

Këto janë vendet me sistemet më të mira arsimore në botë

08:00 | 23/09/2026
Më të arsimuara, por më pak të paguara/ Hendeku gjinor në paga 4.6 %

Më të arsimuara, por më pak të paguara/ Hendeku gjinor në paga 4.6 %

08:00 | 23/09/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora