Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero tregoi për emisionin “Open” si është situata në Infektiv momentalisht. Pipero theksoi se situata është normalizuar shumë dhe se rastet që paraqiten për tu shtruar janë ulur shumë.
“Situata në infektiv është e qetë aktualisht, kemi rreth 30 të sëmurë nga të cilët shtatë janë në terapi intensive por në gjendje të stabilizuar megjithëse do thoja në gjendje relativisht kritike. Kujdesi i mjekëve është maksimal.
Ajo që është e rëndësishme ta theksoj është se nëse para disa javësh kishin 7-8 persona që shtroheshin në ditë në spital, tani kemi 2-3 që do të thotë se pandemia në vendin tonë është e butë”-përfundoi fjalën e tij Pipero.