Ka shkuar në 30 numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri.
Mësohet se ka ndërruar jetë një pacient 50-vjeçar, i cili ishte shtruar në Spitalin Infektiv.
Ai ndodhej i shtruar që prej një muaji, ndërsa ditët e fundit ndodhej i intubuar pasi gjendja e tij shëndetësore ishtë përkeqësuar.
50-vjeçari nuk ka mundur t’ia dalë në betejën me sëmundjen dhe ka ndërruar jetë rreth orës 02:00 të mëngjesit.
Sipas informacioneve paraprake viktima vuante dhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.