Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar lidhur me mënyrën sesi burgjet në vend po marrin masat ndaj koronavirusit. Me anë të një statusi në rrjetin e saj social, Lala shkruan se nuk do të zgjidhin asnjë nëse fshehin lajmet, pasi kur të zbulohej çdo gjë do të ishte tepër vonë.
Në statusin e saj, gazetarja përmend ministren e Drejtësisë, Etila Gjonajn dhe krerët e burgjeve, që sipas saj luajnë me jetën e njerëzve.
“Ministrja e (pa) Drejtësisë dhe krerët e Burgjeve, ushtrët e bindur dhe të neveritshëm që luajnë me jetë njerëzish. Nuk zgjidhi asnjë o të mjerë duke fshehur lajme. Po kur çati t’ju bjerë mbi kokë do jetë shumë vonë. P.S. Reagimi lidhur me atë çfarë po ndodh në burgje me situatën e krijuar nga përhapja e COVID-19,”-shkruan Lala.
Kujtojmë vetëm se pak minuta më parë Gazetarja Klodiana Lala raporton për ”News24” se në burgun 302 ka dyshime se ka të burgosur me COVID- 19 dhe janë testuar 12 persona në sektorin numër 2 në katin e 2-të që dhe janë izoluar.
Lala thotë se disa nga këto të paraburgosur kanë shfaqur simptoma prandaj kanë lindur dyshimet nga autoritetet.
Më tej gazetarja Klodiana Lala raportoi dhe një problem që ndodh tek burgu i grave ku disa prej të burgosurave, 22 të dyshuara janë diferencuar në mencë por janë bashkuar me ato të burgosura me probleme mendore që shkaktojnë dhe sherre.