Cfarë ka shkruajtur në letër që tërhoqi kaq shumë vemendje?
Deputeti i opozitës së re Kujtim Gjuzi njihet për natyrën e tij dhe bëmat e herëpashershme si në Kuvend ashtu edhe jashtë.
Ndërkohë sot ai është kapur ‘mat’ duke parkuar makinën në zonën e Ish-Bllokut në Tiranë, përpara godinës së Kryesisë së Kuvendit.
Mirëpo ajo që bie në sy është fakti se parkimi është bërë në mënyrë të gabuar, në një vend të rezervuar për persona me aftësi të kufizuara.
Por duket se Gjuzi nuk e ka lënë me kaq, ashtu siç duket edhe në fotot e paparazzit të “Panoramës”.
Ai ka vendosur në xham një letër ku shkruan se autommjeti është i deputetit Kujtim Gjuzi, ku ka lënë dhe numrin e telefonit.