Ditët e fundit një nga vatrat me të nxehta të koronavirusit në Shqipëri është kthyer edhe burgu 313 në Tiranë.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një mesazh denoncues, lidhur me këtë situatë të krijuar, ku akuzon qeverinë se po rrezikon jetën e të dënuarve të burgut 313.
Sipas mesazhit të mbërritur në adresë të tij, thuhet se shtetasit italian, të burgosurit Giacomo Di Cosimo, kishte një muaj me temperaturë dhe në asnjë rast nuk iu bë testi i COVID19.
Ndër të tjera Berisha shton duke iu referuar mesazh dërguesit se ka shumë të infektuar në burg dhe midis personelit, por as atyre nuk u është bërë testi.
POSTIMI I PLOTE I ISH-KRYEMINISTRIT SALI BERISHA
Qendrim i papërgjegjshem i narkoshtetit ndaj përhapjes së covid -19 në burgun 313!
Lexoni mesazhin e punonjësit dixhital!
Italiani i sëmurë kishte 1 muaj me temperaturë dhe nuk i bënë testin.
Të infektuarit midis të burgosurve dhe personelit janë të shumtë!
Të burgosurve dhe policëve të burgut nuk ua bejnë testin!
Miq, denoj me ashpërisinë më të madhe qëndrimin e papërgjegjshëm të narkoautoriteteve ndaj epidemise covid-19 në burgun 313 që po kërconon jetët e njerëzve.
I bëj thirrje Komitetit Kundra Torturës të KE, Kryqit te Kuq Ndërkombetar dhe Amnisti International të ndërhyjnë me urgjencë dhe të dënojnë qëndrimin kriminal të narkozyrtarëve të narkoshtetit shqiptar ndaj të burgosurve dhe përsonelit të burgut 313! Sb
Pershendetje i nderuar Z.Berisha!
Po ju shkruaj per perhapjen e Covid 19 tek Paraburgimi 313. Përhapja e Covid 19 është si rezultat i papërgjeshmerise dhe neglizhences së Institucionit 313 dhe Drejtorisë së Përgjitheshme të Burgjeve. I paraburgosuri Italian Gj.Cosimo ka me shume se një muaj i prekur me Covid 19 por askush nuk e mori seriozisht këtë problem.Vazhdimisht ai ka shfaqur probleme shendetesore dhe temperaturë të lartë por askush nuk u kujdes për të, thjesht i jepnin një paracetamol dhe vetem kaq. Në këtë mënyrë veprohet edhe me të paraburgosururit e tjerë në këtë situatë pandemie.
Si rezultat i neglizhencës së institucionit 313 dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve Paraburgimi 313 është kthyer në një vatër infeksioni të rrezikshëm të Covid 19.Po rrezikohet jeta e të gjithë të paraburgosurve dhe të trupës policore që sherben tek ky burg. Shumë të paraburgosur dhe punonjës policie janë të prekur nga Covid 19 por askush nuk e bëne publik. Urgentisht duhet të behet testim masiv për të parandaluar përhapjen akoma me shumë të virusit. Për trupën policore askush nuk e vë ujin në zjarr dhe askush nuk po kujdeset për ta.Paraburgimi 313 po kthehet në minë me sahat. Po rrezikohet jeta e te paraburgosurve,trupës policore dhe familjareve të tyre.Paraburgimi 313 eshte kthyer në një institucion jo i sigurt. Përgjegjësia kryesore e kësaj situate të vështirë në Paraburgimin 313 është e Drejtorise së Pergjitheshme të Burgjeve. SPAK duhet të fillojë urgjentisht hetimin dhe nxjerrjes para drejtësisë së personave që janë drejtperdrejt përgjegjës për këtë situate të vështire që po kalon Burgu 313.