• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Balena dhe delfinë në Adriatik: Po e shëron pandemia natyrën?

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
Balena dhe delfinë në Adriatik: Po e shëron pandemia natyrën?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërsa pamjet e balenave dhe delfinëve në Adriatik bëhen virale në internet, një ekspert thotë se është e vërtetë që natyra po rimerr veten gjatë pandemisë, pasi trafiku është zvogëluar në mënyrë drastike.

Imazhet e fundit të balenave dhe delfinëve që notojnë në Detin Adriatik janë bërë virale nëpër rrjetet sociale, duke nxitur sugjerime se natyra “më në fund ka gjetur pak paqe” gjatë pandemisë së COVID-19, e cila ka ulur shumë trafikun detar.





Hrvoje Cizmek, biolog detar nga shoqëria e eksploruesve detarë kroatë, “20,000 Liga”, tha për BIRN se kjo teori është ndoshta e saktë, pasi gjitarët detarë si delfinët dhe balenat përdorin tinguj për të komunikuar ku ndërhyn trafiku i madh njerëzor, gjë e cila i detyron këta gjitarë të shmangin detet me trafik.

Por ai tha se balenat shfaqen në Adriatik gjithsesi herë pas here. “Sa i përket kësaj situate aktuale, sidomos me balenën e madhe që u vu re disa ditë më parë dhe që ndoshta është akoma diku në detin Adriatik, kjo është një dukuri normale në këtë kohë të vitit”, tha Cizmek, duke shpjeguar se Mesdheu është shtëpia e një popullsie balenash, disa prej të cilave në prill ose maj vijnë në Adriatik për t’u ushqyer me planktone.

Njëra prej tyre u pa në ujrat e ishullit kroat të Soltës. Ujërat në parkun Marjan në zonën e Splitit u vizituan ndërkohë nga tetë delfinët të dielën, të cilët gjithashtu kënaqën përdoruesit e rrjeteve sociale. Cizmek thotë se këta gjitarë tërheqës tani po shihen shumë më afër tokës se zakonisht.

“Tani njerëzit mund të shohin më shumë delfinë. Marrim raportime se shpesh delfinët mund të shihen nga ballkonet e disa shtëpive buzë detit, me pamje nga deti, gjiret dhe disa kanale”, tha ai.

“Në këtë periudhë pandemie, po ndodhin disa ‘gjëra të mira’”. tha ai. “Këto gjëra të mira nuk kanë të bëjnë me njerëzit, por kryesisht me natyrën. Flitet shumë për uljen e sasisë së oksideve të azotit në atmosferë”, vuri në dukje biologu. “Trafiku detar ka rënë, njerëzit po lundrojnë shumë më pak gjatë periudhës së fundit, ose nuk kanë dalë fare në det, kështu që diçka po ndodh.”

Ai tha gjithashtu se deti është më i pastër në anën tjetër të Adriatikut, afër Venecias, në Itali, e cila u godit rëndë nga epidemia dhe ku lëvizja mbetet shumë e kufizuar.

“Në Venecia, uji është pastruar shumë sepse trafiku lokal detar është ndalur”, tha Cizmek, ndërsa paralajmëroi se një video e famshme me disa delfinë “venecianë” që notonin në kanalet e famshme të qytetit, e cila shkaktoi gjithashtu një valë reagimesh pozitive në rrjetet sociale, në të vërtetë ishte filmuar diku tjetër.

National Geographic shpjegoi këtë fenomen postimesh të rreme duke shpjeguar se njerëzit duan të ndajnë postimet që i bëjnë ata dhe njerëzit e tjerë emocionalë, edhe nëse ato nuk janë të vërteta. “Kur ndihemi të stresuar, pamjet kafshësh të gëzuara mund të jenë ilaçi më i mirë”, vërejti ajo.

Megjithatë, Cizmek beson se njerëzit mund të mësojnë nga kjo situatë dhe të ndërgjegjësohen për mjedisin. “Natyra më në fund mori pak frymë lirshëm”, tha ai, duke shtuar se pasi e gjithë kjo të marrë fund, “shpresojmë që së bashku, njerëzit do të fillojnë ta vlerësojnë pak më shumë natyrën”./reporter.al

Etiketa: balena ne adriatikdelifine ne adriatik
Pas

Ministria jep sqarimet, si u zbuluan 34 raste pozitive me COVID-19 në 24 orë

Para

I karantinuar me Oriola Marashin, Eros Grezda tregon si po e përjeton izolimin

Para
I karantinuar me Oriola Marashin, Eros Grezda tregon si po e përjeton izolimin

I karantinuar me Oriola Marashin, Eros Grezda tregon si po e përjeton izolimin

Të Gjitha

Konfliktet globale, pasojat tek ekonomia. Cfarë na pret?

Konfliktet globale, pasojat tek ekonomia. Cfarë na pret?

nga Fast News
16:35 | 13/06/2025
0

Zgjidhni zanatet, regjistrimet në arsimin profesional nisin në Korrik, mbi 2500 bursa për të rinjtë

Zgjidhni zanatet, regjistrimet në arsimin profesional nisin në Korrik, mbi 2500 bursa për të rinjtë

nga Fast News
16:30 | 13/06/2025
0

Qeveria rishikon për herë të dytë buxhetin. Ja kujt i hiqen dhe kujt i jepen para

Qeveria rishikon për herë të dytë buxhetin. Ja kujt i hiqen dhe kujt i jepen para

nga Fast News
16:21 | 13/06/2025
0

Nga një copë pice… te një milion dollarë: Çifti amerikan fiton lotarinë rastësisht

Nga një copë pice… te një milion dollarë: Çifti amerikan fiton lotarinë rastësisht

nga Fast News
16:34 | 12/06/2025
0

Recent News

Konfliktet globale, pasojat tek ekonomia. Cfarë na pret?

Konfliktet globale, pasojat tek ekonomia. Cfarë na pret?

16:35 | 13/06/2025
Zgjidhni zanatet, regjistrimet në arsimin profesional nisin në Korrik, mbi 2500 bursa për të rinjtë

Zgjidhni zanatet, regjistrimet në arsimin profesional nisin në Korrik, mbi 2500 bursa për të rinjtë

16:30 | 13/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar