Kryeministri Edi Rama duket se është i bindur për të vazhduar strategjinë e tij kundër frenimit të përhapjes së koronavirusit.
Madje në komunikimin e tij më të fundit me qytetarët, është shprehur se kjo mënyrë ka marrë dhe “OK” nga ekspertët gjermanë.
Ndër të tjera kreu i qeverisë ka zbuluar se ka komunikuar dje me ta me kërkesë të tij, ku si ndërmjetëse ka qenë kancelarja Angela Merkel.
“Mblidhni mendjen top që të gjithë që se kjo (koronavirusi) ka ardhur këtu për të na sjellë probleme për të krijuar situata të pakëndshme dhe patjetër do gjejmë balancat për mbrojtjen e jetës.
Njeriu jeton dhe ditë të tëra pa bukë por po vdiq nuk ringjallet më. Sa më shumë të hapemi aq më pak është roli i shtetit, policisë, kontrolleve që e ruan balancën dhe aq më shumë roli i individit.
Ne kemi një strategji hapjeje të vlerësuar nga ekspertët, të konsultuar edhe ndërkombëtarërisht.
Dje kemi pasur një bashkëbisedim jashtëzakaonisht të dobishëm falë kancelares gjermane, me kërkesën time, grupin e ekspertëve gjermanë, me në krye institutin e shëndetit gjerman dhe po ju them, mos përdorni shembuj kot më kot Gjermania, Suedia etj. Edhe me ta kemi konfirmuar ekzaktësinë e strategjisë tonë”, u shpreh Rama gjatë fjalës së tij.