• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Tentoi të fusë kanabis dhe heroinë, arrestohet polici i burgut në Korçë

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
Tentoi të fusë kanabis dhe heroinë, arrestohet polici i burgut në Korçë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një efektiv i burgut të Drenovës në Korçë është arrestuar, pasi tentoi që të fuste drogë në ambientet e vuajtjes së dënimit për të burgosurit.

Gjatë kontrollit fizik të punonjësve të burgut, efektivit iu gjet e fshehur në trupin e tij 2 qese me kanabis dhe në pjesë të tjera të trupit 2 qesë të tjera, njëra prej të cilave me heroinë.





Operacioni u finalizua nga SHKBB, shërbimi i kontrollit të brendshëm në burgje në bashkëpunim me IEVP Drenovë.

Sipas burimeve policit të burgjeve Hakil Zeres i është gjetur edhe një sasi lënde narkotike gjatë kontrollit të banesës nga ana e policisë së shtetit.

Njoftimi: 

Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Burgje, në bashkëpunim me Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale “Drenovë”, kryen një operacion të mirëkoordinuar për arrestimin e një punonjësi të kësaj IEVP-je për të cilin ka pasur dyshime bindëse mbi aktivitetin e tij.

Pas të dhënave të grumbulluara, u be vlerësimi konkret dhe organizimi i punës, ku më datë 21.04.2020, gjatë ushtrimit të kontrollit fizik të punonjësve të policisë së burgjeve, shtetasit me iniciale H.Z ju kërkua një kontroll edhe më i imtësishëm.

Gjatë kontrollit, në trupin e tij i janë konstatuar dy qese të vogla ku në brendësi të tyrë është gjetur lëndë narkotike e dyshuar si canabis sativa.

Ndërkohë, në pjesë të trupit i janë konstatuar dy qese të tjera, ku në njërën prej tyre u gjend një sasi lënde narkotike e dyshuar si canabis sativa dhe në tjetrën lëndë narkotike e dyshuar si heroinë.  

Menjëhere pas këtij konstatimi, në bashkepunim edhe me Policinë e Shtetit, punonjësit H.Z ju krye një kontroll banese në fshatin Voskopoje ku edhe atje u gjet një sasi e konsiderueshme lendenarkotike e dyshuar si canabis sativa.  

Pas peshimit të bërë në ambjentet e Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale “Korçë” rezultoi se ishin gjithësej rreth 22 (njëzet e dy ) gram lëndë narkotike e dyshuar si canabis sativa dhe rreth 3.8 (tre pikë tetë ) gram lëndë narkotike e dyshuar si heroinë.

Lenda e dyshur canabis sativa e gjetur ne banesen e shtetasit H.Z në fshatin Voskopojë mbas peshimit rezultoi te ishte 299.4 gram.

Ne banesen e tij u gjet edhe një peshore e vogël elektronike me mbetje lëndë të dyshuar si canabis sativa dhe 10 fara të dyshuara si canabis sativa.

Nga ana e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Burgje, u bë arrestimi në flagrancë për shtetasin H.Zpër veprat penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, te parashikuar nga neni 283/1 dhe 324/a/2 i Kodit Penal.

Materialet procedurale ju dërguan Prokuorisë së Rrethit Korçë, për veprat penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, te parashikuar nga neni 283/1 dhe 324/a /2 i Kodit Penal ne ngarkim te  shtetasit H.Z.

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje, siguron se me përgjegjshmëri të plotë po vijon punën më tej për parandalimin dhe goditjen e çdo paligjshmërie.

Etiketa: arrestimedrogekorce
Pas

Lufta ndaj koronavirusit/ Ambasadori i BE-së jep lajmin e mirë për Shqipërinë

Para

Myslim Murrizi nxjerr prapaskenat nga mbledhja dhe bën deklaratën e fortë: Ka deputetë që vetëm qenin kanë pa punësuar

Para
Deputeti jep alarmin: Dyshoj se ka më shumë të infektuar me koronavirus

Myslim Murrizi nxjerr prapaskenat nga mbledhja dhe bën deklaratën e fortë: Ka deputetë që vetëm qenin kanë pa punësuar

Të Gjitha

“Macet e Tironës dhe Qentë e Stambollit”

“Macet e Tironës dhe Qentë e Stambollit”

nga Fast News
10:00 | 06/07/2025
0

Konstatimi i Bankës së Shqipërisë: Rreziku potencial që na vjen nga konfliktet botërore

Konstatimi i Bankës së Shqipërisë: Rreziku potencial që na vjen nga konfliktet botërore

nga Fast News
09:30 | 06/07/2025
0

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së/ Renditet si më i shkarkuari në Shqipëri. Në vend të tretë aplikacioni që mat diabetin

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së/ Renditet si më i shkarkuari në Shqipëri. Në vend të tretë aplikacioni që mat diabetin

nga Fast News
09:00 | 06/07/2025
0

Furtuna në bashki, cfarë po bëhet keq nga pushteti vendor? Paratë shkojnë për paga

Furtuna në bashki, cfarë po bëhet keq nga pushteti vendor? Paratë shkojnë për paga

nga Fast News
08:30 | 06/07/2025
0

Recent News

“Macet e Tironës dhe Qentë e Stambollit”

“Macet e Tironës dhe Qentë e Stambollit”

10:00 | 06/07/2025
Konstatimi i Bankës së Shqipërisë: Rreziku potencial që na vjen nga konfliktet botërore

Konstatimi i Bankës së Shqipërisë: Rreziku potencial që na vjen nga konfliktet botërore

09:30 | 06/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar