Një apel i fortë vjen nga mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo.
Ai i është drejtuar qytetarëve që të respektojnë rregullat, qoftë të higjenës personale edhe të distancimit social.
Kalo shprehet se hapja graduale, bazuar në stabilizimin e rasteve, shoqërohet edhe me brengën tonë, që qytetarët të respektojnë rregullat, në mënyrë që të shmanget maksimalisht një “valë e dytë” e infeksionit.
REAGIMI I PLOTE I MJEKUT TRITAN KALO
Hapja graduale bazuar n stabilizimin e rasteve, uljen e shtrimeve në spital dhe në repartet e terapisë intensive në strukturat Covid-1 dhe Covid-2, shoqërohet edhe me brengën e mos rishtimit të këtyre rasteve, nisur nga mos-vetëndërgjegjësimi i një pjese jo të neglizhueshme të popullatës, ose ajo që njihet si “valë e dytë e infeksionit Covid-19”….
Rastet me COVID-19 ka gjasë të ulen gradualisht, bazuar edhe në rritjen e imunizimit të popullatës ndaj tij, POR në mungesë të një profilaksie specifike vaksinale, Sars-Cov2 mundet edhe të bëhet pjesë e panelit të viruseve shkatuese të infeksioneve respiratore, sikundër janë bërë me kohë edhe virusi H3N2 (shkaktari i Pandemisë së Gripit të 1968) apo H1N1 (shkaktri i pandemisë së gripit të derrit të 2009)…
Është kjo arësyeja që përkon me idenë e rikthimit të tij, së bashku me këto viruse dhe viruseve të tjera shkaktarë të virozave respiratore stinore, në mesin e të cilave ka edhe coronaviruse të tjerë, POR jo Beta-coronaviruse si Sars-Cov2/Covid-19….
TYNELI ka dritë në fund të tij, por kemi ende shumë rrugë për të bërë në të…..NDËRKOHË që mësojmë edhe më shumë për këtë “flamë mbarëbotërore”, si dhe GRADUALISHT i rikthehemi jetës socio-ekonomike me mësimet e nxjera nga kuarantinimi disa javorë: BËJ KUJDES, Respekto Distancimin fizik, KUJDES me higjenën individual dhe atë kolektive si dhe VETËNDËRGJEGJËSOHU për gëzimin e jetës tënde, por edhe në respektimin e jetës së tjetrit që gjallon pranë teje…BASHKË ME SIGURI NE DO JA DALIM MBANË!!!