Enca Haxhia është një nga këngëtaret më të njohura në Shqipëri.
Por shpeshherë ajo ka qenë në qendër të vëmendjes edhe për format e saj trupore, të cilat kanë rënë në sy që në fillimet e karrierës.
Edhe pse fansat e kanë pyetur shpeshherë për jetën e saj private, Enca ka deklaruar vazhdimisht se është single, duke e ruajtur kështu jashtë syve të publikut.
Mirëpo mesa duket Enca e ka gjetur partnerin e jetës tashmë, këtë e ka treguar me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Ajo ka hequr dorë nga fotot provokuese dhe së fundmi shfaqet me dekoltenë mbyllur dhe veshur sportive.
“Plotë jetë, por shumë e ndjeshme”, shkruan këngëtarja.
Ndërkohë një komentuese i thotë se duket sikur po shkon te vjehrra.
Aq është dashur që Enca ti kthejë menjëherë përgjigje: “Hahaha te vjehrra po shkoja vërtetë.”