• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Propozimi i kreut të Deloitte: Të bëhet amnisti e plotë, vetëm një herë e pastaj rregulla të ashpra për të gjithë

nga Fast News
5 years më parë
në Ekonomi
0

Drejtori ekzekutiv i Deloitte për Shqipërinë dhe Kosovën, Maksim Caslli dhe Gazetarja Aurora Sulçe

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në një kohë kur forcat politike dhe ekspertët po debatojnë për nismën e fundit të qeverisë, amnistinë fiskale për të ardhurat nga puna në të zezë, drejtori ekzekutiv i Deloitte për Shqipërinë dhe Kosovën, Maksim Caslli propozon që të zbatohet një amnisti e plotë, pjesë e të cilës të jenë edhe paratë e aktiviteteve kriminale. Kjo me qëllim që përfitimet në ekonomi të jenë të mëdha. Por për këtë duhet konsensus i gjerë me të gjithë aktorët e përfshirë në proces, shoqërinë civile dhe opozitën, pasi një amnisti e tillë duhet bërë vetëm një herë e më pas, rregullat të shtrëngohen, që të mos lejohen më shkelje të tilla. Këtë propozim Caslli e bëri në emisionin A2 Business Week të gazetares Aurora Sulce.

“Në parim jam pro amnistisë fiskale, se kemi shumë gjera për të formalizuar në këtë vend, por këto gjera duhen studiuar mirë që mos t’i rikthehemi më vonë dhe të futemi në debate politike. Ekziston rreziku që do të deklarohen edhe paratë e aktiviteteve kriminale. Refugjatët i kanë futur tashmë paratë në rrjetin bankar, nuk ka refugjat pa llogari bankare tashmë. Plus që në rastin e refugjatëve të thjeshtë nuk duhet të bëhet fjalë për sasi të mëdha parash. Përfitimet do të jenë qesharake për shtetin, në qoftë se amnistia ka të bëj vetëm me këtë kategori, dhe do të jetë për konsum politik”, shprehet Caslli.





Ai shton edhe se abuzimet mund të jenë të shumta, nga momenti që persona të treta në Shqipëri mund të pastrojnë paratë me anë të të njohurve që mund të ndodhen në emigracion.

Kreu i Deloitte për Shqipërinë dhe Kosovën shtjellon propozimin e tij për një amnisti të thellë, për të cilën ka nevojë ekonomia. “Duhet të bëjmë një amnisti të thellë, përfshi paratë në të zezë. Paratë e drogës dihet që qarkullojnë. Nëse ti nuk u jep mundësinë këtyre që merren, që të heqin dorë nga ky aktivitet kriminal, ata do të vazhdojnë në këtë aktivitet. Nëse ti bën një legalizim njëherë e mirë, me kusht që nëse të kapë prapë me këtë aktivitet paratë ti marr të gjitha, ai e di që nëse do të fusë në sistem x lekë dhe kapet prapë me aktivitet kriminal, këto lekë ti merr shteti të gjitha. E njëjta gjë është me paratë e korrupsionit. Ka arritur një moment që duhet hapur një kapitull i ri dhe për këtë duhet mirëkuptim nga të gjitha palët”, shprehet Caslli./A2CNN

Etiketa: AmnistiaAurora SulçeMaksim Caslli
Pas

Porositen 136 arkivolë për covid-19, gjysmat janë për fëmijë deri në 1 vjeç/ Erion Veliaj reagon për tenderin e frikshëm: Jeni pa shpirt e pa tru

Para

Zbuti tonet me Ramën duke miratuar ndryshimet në Kodin Penal, reagon Ilir Meta: Vendimi im erdhi pasi…

Para
Paqe mes Ramës dhe Metës? Presidenti bën hapin e madh, dekreton ndryshimet në Kodin Penal: Mbështes nismën e qeverisë

Zbuti tonet me Ramën duke miratuar ndryshimet në Kodin Penal, reagon Ilir Meta: Vendimi im erdhi pasi...

Të Gjitha

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

nga Fast News
10:43 | 09/06/2025
0

Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

nga Fast News
10:42 | 09/06/2025
0

Fëmijët para ekranit: Si po u rrezikohet e ardhmja nga teknologjia?

Fëmijët para ekranit: Si po u rrezikohet e ardhmja nga teknologjia?

nga Fast News
10:39 | 09/06/2025
0

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

nga Fast News
10:36 | 08/06/2025
0

Recent News

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

10:43 | 09/06/2025
Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

10:42 | 09/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar