Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka reaguar pas lajmit të rëndë të publikuar në disa media online, se Bashkia parashikon të vdesin nga COVID-19, 56 bebe deri në 1 vjeç.
Veliaj tha se kush abuzon me lajme të tilla, është pa shpirt.
“Kush abuzon me lajme të tilla, o është pa shpirt, o është pa tru, o i ka të dyja, pa shpirt dhe pa tru. Kjo është temë e dhimbshme për familje që ka kaluar situata të tilla. Kush ka pasur nevojë për shërbime funerale ka parë një pastërti, mbrojtje të territorit, jo si paraardhësi që s’kishte hapësira territoriale. Shikoni si është Tufina dhe Sharra sot. Një qytet i mirë i trajton të gjithë qytetarët njësoj, nga ai që lind tek ata që largohen nga qyteti ynë. Janë tre kategori që Bashkia u siguron shërbimet funerale, jo vetëm këtë vit, por edhe në vitet më parë. Bashkia mbulon dhe kryen të gjithë shërbimin funeral për ata që nuk i merr familja në morg, të vetmuar, të braktisur, endacakë, dhe këtë shërbim e kryen qyteti. Disa raste janë speciale të bebeve që lindin të pajetë, dhe në traumën e madhe kur një familje është përgatitur për gëzimin, në 3 mijë 40-50 në varësi të vitit lindin pa jetë, dhe janë tek ajo përqindje e vogël që familja të mos mendojë për shërbimet funerale, bashkia vendos për shërbimet. E treta, nëse është një gjendje të fatkeqësisë natyrore të familjeve të prekura nga tërmeti, pandemie, katastrofe, në këtë rast bashkia, kjo familje që janë goditur nga kjo gjëmë, i mbulon bashkia e Tiranës. Këtë vit është përfshirë edhe kategoria e atyre familjarëve që kanë humbur të afërm me COVID. Erion Veliaj nuk paguan gjoba, siç më goditën dje për tregun rom. Jam personalisht i fyer kur këta spekulantë godasin për tendera.
Unë kam 5 vjet që merrem me këtë punë, të gjithë e dinë që kriohen politiakne vetëm për të godsitur politikanë, unë qëlloj që jam ajo rracë politiakni që am marrë një angazhim publik, pak më intereson cila media merr bakshish që të prodhojë lajme të rrema, ka një zot që i gjykon, dhe një sovran që voton. Tani që u sqarua kjo kujton se do e përgënjeshtrojnë lajmin?
Këto familje kanë persona që kanë humbur jetën dhe në këtë rast shërbimi funeral mbulohet nga bashkia e Tiranës, por është bërë gjithmonë. U spekulua edhe me tenderin e arkivolëve, ore ne jemi në kohë lufte duhet të të përgatitemi edhe për këtë dhe ne nuk mund t’u themi njerëzve prit se do hapim tender për të kryer shërbimin funeral në momentin që fatkeqësia ka ndodhur. Kjo është fyese, ne do tregojmë respekt edhe në këtë ditë të hidhur për familjet”, tha Veliaj.